“GSH”: Farmacitë shkelin urdhrin e ministrisë, nuk ulin çmimin e ilaçeve

Shqiptarët prej datës 1 prill ilaçet duhet t'i blinin 10 për qind më të lira, pasi qeveria hoqi TVSH-në. Por kjo gjë në realitet nuk po ndodh, pasi farmacitë po vijojnë t'i shesin medikamentet që kanë stok me vlerën reale pa u zbritur TVSH-ën, duke shkelur kështu udhëzimin e posaçëm të Ministrisë së Financave, e cila i ka urdhëruar që mallin stok ta shesin me zero TVSH.
“Gazeta Shqiptare” shkruan se qytetarët janë ankuar, pasi kjo gjë nuk po zbatohet nga farmacistët. Edhe pse u kërkojnë uljen e vlerës së ilaçit që ata blejnë, kjo që nuk pranohet prej tyre. "I kërkova që të më bënte uljen e vlerës së ilaçit, sepse kisha dëgjuar për këtë urdhrin që kishte dalë, që edhe ilaçet të cilat janë gjendje do u ulet TVSH-ja, por nuk pranoi. Ky është një ilaç që kushton pak dhe ajo që do përfitoja është as 40 lekë. Por problemi qëndron te tallja që këta na bëjnë. Kjo sjellje e tyre tregon se shteti nuk ka fuqi dhe nuk ekziston për ta", - tregon një qytetar, i cili pasi ka blerë ilaçin ka kërkuar, tregon edhe faturën e medikamentit, ku vërtetohet që nuk i është bërë ulja e TVSH-së.
k.k
Add new comment