Serbi, konkurs për t’u martuar me femra shqiptare. Qeveria vendore “subvencione” 300 të rinjve me kushtin që martesa të zgjasë së paku 5 vite

Postuar në 13 Prill, 2014 03:36

Në Trgovishte, komunë në jug të Serbisë, gjithnjë e më shumë ka numër të madh të meshkujve të pamartuar e gjithnjë më pak femra të gatshme për martesë. Për zgjidhjen e këtij problemi që me vite të tëra është problem për meshkujt atje, është përfshirë edhe qeverisja lokale.

Zyrtarët komunalë në Trgovishte thonë se gjetja e bashkëshortëve për martesë është pothuajse e pamundur, ndaj zgjidhja e vetme është që të shkojnë në Shqipëri dhe të martohen me vajza që janë të gashme të fillojnë një jetë të re në Serbi. Për këtë arsye, edhe komuna e Trgovishtes ka ndarë një fond prej 5 milionë dinarë për martesë të meshkujve më të moshuar se 35 vjet.

“Presheva.com” shkruan se në këtë mënyrë, shpresohet që të ndihmohen ata, që të gjejnë një vajzë për martesë dhe plani është që të sillen vajza nga Shqipëria. Kryetari i komunës së Trgovishtes, Nenad Krstiq ka thënë se kjo komunë ka 300 djem më të moshuar se 35 vjet dhe janë pa martuar.

"Thjesht, ky është një vend i varfër dhe problemi më i madh është lidhja martesore dhe mungesa e të hollave" ka thënë Krstiq.

"Atyre u nevojiten të holla për harxhime për të shkuar në Shqipëri, përkthim të dokumentave por edhe respektimin e zakoneve atje për të martuar një vajzë. Kjo mesatarisht kushton rreth 2000 euro. Ndaj, ne kemi vendosur që t’i ndihmojmë djemtë që duan të martohen" ka thënë Krstiq. Sipas tij, konkursi do të shpallet shumë shpejt dhe të gjithë ata që lajmërohen do të marrin subvencion për martesë, me obligim që kjo martesë të zgjasë më së paku 5 vjet. Nëse nuk respektohet kjo marrëveshje, atëherë ata duhet t’i kthejnë këto të holla. “Planifikojmë që në periudhën e verës të fillojmë me zgjidhjen e problemit të të pamartuarve. Që njerëzit të shkojnë në Shqipëri dhe të njihen me vajza të reja e të shohin se me kë mund të përshtaten” thotë më tej kryekomunari.  

k.k

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Bratsvo Jedinstvo.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.