AK paralajmëron protestë dhe kërkesë për dorëheqjen e Tahirit

Postuar në 13 Prill, 2014 06:12

Aleanca Kuq e Zi paralajmëroi sot se do të mbajë nesër në drekë protestën e radhës por tashmë jo vetëm ndaj vrasjes së të burgosurit Ilia Kareli në Greqi, por ndaj reagimit të policisë në protestën e një dite më parë. Kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu u bëri thirrje aktivistëve të tij dhe qytetarëve që të mblidhen në një protestë paqësore për të kërkuar largimin e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri që vetë Spahiu e cilësoi në deklaratën e sotme si “avokat i gardianëve grekë”, që torturuan deri në vdekje shtetasin shqiptar.

Një ditë më parë, disa të rinj, kryesisht anëtarë të "Tifozëve Kuq e Zi" dhe aktivistë të Aleancës Kuq e Zi, u mblodhën në protestë për torturimin deri në vdekje të shqiptarit Ilia Kareli në burgun grek të Nigritas në Greqi. Me flamuj shqiptarë në duar, protestuesit kanë kënduar Himnin Kombëtar e ndërkohë kanë grisur një flamur grek dhe më pas i kanë vënë zjarrin. Protesta ka nisur para Piramidës dhe më pas është zhvendosur në Rrugën e Kavajës, pranë bllokut të ambasadave. Aty, pjesëmarrësit në tubim kanë nisur të protestojnë e të thërrasin në kor, deri dhe me fjalë fyese kundër shtetit grek.  Menjëherë kanë ndërhyrë forcat e repartit special "Shqiponja", të cilët kanë përdorur edhe shkopinjtë e gomës për shpërndarjen e protestuesve. Për pasojë janë lënduar disa protestues ndërsa disa të tjerë janë arrestuar. Në reagimin e saj, policia është shprehur se organizatorët e protestës akuzohen për "Grumbullim të paligjshëm".

k.k

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p><strong>E gjithe kjo ngjarje tragjike u shkaktue nga i burgosuni shqiptar Ilia Kareli, i cili vrau barbarish rojen e pafajshme te burgut grek, i cili ishte rregullisht ne kryemjen e detyres se tij.&nbsp;</strong></p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.