Arkiv-Lajme

Ish-ambasadori Witthers: "Pavarësisht partisë, njerëzit nuk duhet të harrojnë se janë shqiptarë"

Postuar në 10 Prill, 2014 12:32

Ish-ambasadori amerikan në Tiranë  John Withers  ka dhënë një intervistë për “Zëri i Amerikës”. Ai ka komentuar zhvillimet politike në Shqipëri, nisur nga njohja dhe nga të dhant publike. Drejtësia sipas Ëithers mbetet çështje kyç, sikurse rotacioni i pushtetit më 23 qershor, sipas tij i dha fund mënyrës së drejtimit të imponuar nga Berisha. Me interes është ajo çfarë thotë Ëithers për polarizimin e shoqërisë apo edhe identifikimin e një pjese të saj sipas partive politike.

Putin paralajmëron ndërprerjen e furnizimit me gaz për Ukrainën. Lidhur me krizën, kreu rus ofron zgjidhje ndëreuropiane, por nuk përmend SHBA-të

Postuar në 10 Prill, 2014 11:49

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi sot se nëse Ukraina nuk paguan borxhin që ka ndaj Rusisë për furnizimin me gaz, atëherë Rusia do të ndërpresë furnizimin. ”Rusia propozon zgjidhjen e problemeve ekonomike për Ukrainën në mënyrë të barabartë me partnerët tanë evropianë. E vetmja zgjidhje është fillimi sa më shpejt i bisedimeve në nivel të ministrave të Ekonomisë, Financave dhe Energjitikës për marrjen e masave të përbashkëta përsa i përket stabilizimit të ekonomisë së Ukrainës dhe për të siguruar livrimin e gazit rus në respektim të kushteve kontraktuese”, shtoi Putini.

A ishte i martuar Jezu Krishti? Shkencëtarët besojnë se papirusi i bërë publik më 2012-ën jep një përgjigje

Postuar në 10 Prill, 2014 10:45

Studiues nga universiteti i Harvardit, por edhe disa universitete të tjera deklarojnë se papirusi i publikuar në vitin 2012 në Kongresin Koptik në Romë, ku citohet Jezu Krishti në vetë të parë, e ku flet për ekzistencën e një gruaje të tij, nuk është falsifikim i kohëve moderne, por është shkruar në antiktet. Metoda e karbonit  ka verifikuar vjetërsinë e papirusit, që ka prodhuar debate. “Jezusi u tha atyre, gruaja ime”, është fragmenti në papirusin që daton në shekujt VI ose IX.

Tamiflu? Mesa duket një mashtrim!

Postuar në 10 Prill, 2014 10:05

Top-Channel përcolli sto pjesë të një raporti nga një organizatë e pavarur jofitimprurëse, Chocrane Collaboration,sipas të cilës Tamifluja, medikamenti I shpërndarë gjerësisht për luftën kundër pandemive, apo edhe gripit të zakonshëm nuk ka asnjë efekt. “Tamiflu nuk parandalon përhapjen e gripit apo nuk kufizon komplikimet e rrezikshme; shumë pak ka ndihmuar në zbutjen e simptomave të tij”, citohet raporti.Vetëm Britania e Madhe ka shpenzuar 473 milionë paund, nisur sidomos që nga viti 2006, kur u përhapja lajmi se pritej një epidemi gripi nga i cili do të vdisnin 750 mijë njerëz.

Krimea si precedent për shkëputjen e territoreve në lindje të Ukrainës

Postuar në 10 Prill, 2014 09:45

 Ngjarjet e fundit në rajonet lindore të Ukrainës kanë nxitur idenë se aty po përsëritte skenari i Krimeë. Lidhur me këtë çështje ka ende disa dilem, që mund të vihen re edhe në reagimet e fundit nga Perëndimi. Gjithsesi mendimi që po fiton terren është ai sipas të cilit rasti i Krimesë nuk mund të përsëritet dhe kjo për shkak të specifikave që paraqesin rajonet lindore krahasuar me gadishullin në Detin e Zi. “Në Krime shumica e popullsisë janë rusë etnikë. Mbi 80% e njerëzve japin si gjuhë amtare rusishten", thotë ekspertja.

Demaçi zbardh rolin e qeverisë “Bukoshi” gjatë luftës. Sipas tij, FARK-u i Rugovës, ishte manovër për të kontrolluar luftën

Postuar në 10 Prill, 2014 08:18

Adem Demaçi është përfshirë në debatin që po zhvillohet për rolin e Forcës së Armatosur të Republikës së Kosovës, FARK gjatë luftës së vitit 1999. Sipas tij, në krijimin e FARK-ut ka dorë edhe shërbimi serb, ndonëse Demaçi ka konfirmuar një marrëveshje të bërë në Oslo, sipas së cilës Ahmet Krasniqi apo edhe qeveria e Bujar Bukoshit angazhoheshin për të ndihmuar luftën e UÇK-së. “Mbledhja e Oslos ekziston.

“Kathimerini” publikon pamje filmike të Ilia Karelit në burgun e Nigritas

Postuar në 10 Prill, 2014 06:56

 

Dje gazeta greke “To Vima” publikoi disa foto të Ilia Karelit para torturimit dhe pas torturimit në burgun e Nigrittas. Sot gazeta tjetër “Kathimerini” ka publikuar edhe një video, duke zbardhur kështu dinamikën e ngjarjes. Duhet thënë se media greke ka ndihmuar në këtë çështje. Ndërkohë qeveria greke do të prezantojë në muajin nëntor një projektligj të ri për luftën kundër racizmit dhe thellimin e sanskioneve në këtë drejtim

Ministri i Ekonomisë, Ahmetaj: "Nuk ka skenar grek për Shqipërinë. Ekonomia po ringjallet"

Postuar në 10 Prill, 2014 06:49

 

Parlament, ish-kryeministri Berisha: “Sistemi energjetik i falimentuar. Amnisti për kamatat dhe pagesat e njerëzve në nevojë dhe pensionistëve”

Postuar në 10 Prill, 2014 05:39

Debatet në seancën e sotme plenare kanë përfshirë edhe çështjen e sistemit energjetik. Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se sistemi aktual është i falimentuar dhe se për këtë qëllim nevojitet ndërhyrje. Duke i shtuar kërkesës së bërë dje në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese për mosrritje të çmimit edhe për këtë vit edhe një kërkesë tjetër të vetën, Berisha ka sugjeruar amnisti.

“Dueli” Parlament-Presidencë për kandidaturën e Alaudin Malajt në Gjykatën e Lartë

Postuar në 10 Prill, 2014 05:34

Duket se edhe kandidatura e Alaudin Malajt për në Gjykatën e Lartë nuk do të kalojë në parlament. “Mapo” shkruan se mes kreut të Kuvendit Ilir Meta dhe Presidentit Bujar Nishani ka patur një letërkëmbim lidhur me këtë process, i cili zbulon qëndrimin e mazhorancës.  ““Nisur nga parashikimi i ligjit dhe si shprehje e frymës së bashkëpunimit institucional që duhet të karakterizojë të gjithë procesin, lutemi të na bëni me dije në lidhje me kriteret objektive dhe shtesë që janë gjetur të përmbushura prej jush në kandidaturën e z. Alaudin Malaj”, shkruhet në letrën e Metës.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme