Ministri i Ekonomisë, Ahmetaj: "Nuk ka skenar grek për Shqipërinë. Ekonomia po ringjallet"

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj ka hedhur poshtë sot në seancën plenare zërat për ecjen e ekonomisë shqiptare drejt skenarit grek. Sipas tij, viti që jemi po dëshmon një ringjallje të ekonomisë, pas problemeve të hasura në vitin 2013. “Përtej retorikës politike me fakte dhe statistika është e vërtetë se viti 2013 ishte vit i vështirë eknomik. Është po ashtu e vërtetë se në tre vitet e fundit kredia për ekonominë në sektorin privat ishte në rënie. Është fakt serioz që investimet në 3 vitet e fundit zbritën nga 34 % e PBB-së në 22 % të PBB. Është fakt, përtej retorikës politike se 726 milionë dollarë iu shtuan borxhit publik dhe se kjo qeveri ka nisur tashmë t’i paguajë”, ka thënë Ahmetaj. Ndërkohë janë shenjat e rritjes dhe të politikës së përgjegjshme, ato që edhe sipas Kryeministri Edi Rama mundësuan kredinë e FMN-së. Ahmetaj ka folur edhe për kthimin e borxhit ndaj biznesit. “Duke injektuar 120 milionë dollarë në ekonomi rritëm kërkesën, gjë që na largon nga gropa ekonomike…Gjatë kësaj qeverisjeje, në buxhetin e shtetit janë mbledhur 150 milionë dollarë më shumë nga tatimet dhe doganat ”, tha ai. Opozita mendon se politika aktuale e qeverisë po rëndon ekonominë dhe ishte po opozita ajo që paralajmëroi skenarin grek për Shqipërinë.
s.z
Add new comment