Arkiv-Lajme

Rama: Reforma administrative territoriale, “ilaçi” që do të shërojë plagën e copëtimit të territoreve

Postuar në 11 Prill, 2014 06:58

Kryeministri Rama ka prezantuar projektet e përzgjedhura për reformën territoriale dhe për të rigjeneruar nga pikëpamja urbane rajonet dhe qytetet. “Është një pakete e re dhe transformuese investimesh e cila hapet sot por nuk mbyllet sot. Projektet që do të marrin udhë menjëherë janë projekte që dolën fituese nga thirrja e parë, thirrja e dytë është e hapur dhe pjesa tjetër e paketës së investimeve do të plotësohet me përzgjedhjen e proceseve të tjera. Por nga ky proces ka disa gjëra të rëndësishme.

Tahiri në Komisionin Hetimor: Policinë e Shtetit e gjeta të trembur

Postuar në 11 Prill, 2014 06:25

Sajmir Tahiri, Ministër i Punëve të Brendshëme dhe Agron Kuliçaj, ish-Nëndrejtor i Policisë së Shtetit janë dëgjuar në Komisionin Hetimor për largimet, lëvizjet, emërimet në Policinë e Shtetit në Kuvendin e Shqipërisë i cili është mbledhur përsëri sot. Fillimisht është kërkuar që komisioni të mblidhet me dyer të mbyllura, por anëtarët e djathtë të komisionit nuk pranuan që seanca me ministrin të zhvillohej pa transmetim direkt në televizione. Kjo kërkesë bëri që mbledhja të ndërpritet për disa minuta dhe më pas dëgjesa e ministrit ishte e hapur të për gjitha mediat.

Sondazhet kontradiktore dhe roli i shqiptarëve për zgjedhjet në Maqedoni

Postuar në 11 Prill, 2014 06:23

Maqedonia do të mbajë më 13 prill raundin e parë të zgjedhjeve presidencial. Sondazhet janë kontradiktore, por duket se presidenti në detyrë, Gjorge Ivanov do të sigurojë një mandat të dytë.

Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 23 prill, ndërsa një javë më pas do të mbahen dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Një prej sondazheve sheh si favorit kandidatin e partisë konservative që mban dhe pushtetin VMRO-DPMNE, Gjorge Ivanov, kurse një sondazh tjetër shpall fitues rivalin e tij socialist të SDSM-së, Stevo Pendarovski. 

Meta shpallet "Qytetar Nderi" i Kukësit

Postuar në 11 Prill, 2014 06:18

Bashkia e Kukësit ka shpallur “Qytetarë Nderi” kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta. Një vendim i tillë është marrë si vlerësim për rolin e Metës si zëvendëskryeministër gjatë Luftës së Kosovës në vitin 1999.

Ceremonia e rastit, ku do t’i dorëzohet titulli kreun të Lëvizjes Socialiste për Integrim pritet të mbahet më 16 prill. Kujtojmë se kreu i Bashkisë Kukës prej disa muaj është bërë pjesë e LSI-së duke u larguar nga PD-ja. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, LSI ‘humbi’ për pak vota mandatin e një deputeti në qarkun e Kukësit.

Doktorët implementojnë vaginë të rritur në laborator

Postuar në 11 Prill, 2014 05:06

Katër femra kanë një vaginë të re, të cilat janë rritur në laborator dhe janë implementuar nga doktorët.

Një pëlhurë e thjeshtë dhe lëkurë janë përdorur për të krijuar madhësinë e duhur dhe gjatësinë e nevojshme për çdo grua.

Të katra gratë raportohet se kanë pasur nivel normal të “dëshirës, zgjimit, lubrifikimit, orgazmës, kënaqësisë dhe dhimbjes gjatë marrëdhënies.

Ekspertët e studimit thonë se ky është shembulli më i fundit i fuqisë së mjekësisë përtëritëse.

LSI: Vrasja e Karelit të zbardhet sa më shpejt, vlerësojmë rolin e medieve greke

Postuar në 11 Prill, 2014 04:46

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka kërkuar zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjes që solli vdekjen e të burgosurit shqiptar në Greqi, Ilia Kareli.

“Duke qenë që dy prokuroritë e dy shteteve kanë hedhur mjaft dritë mbi ngjarjen do të inkurajonim për një përfundim sa më të shpejtë të hetimeve në mënyrë që fajtorët të dilnin para drejtësisë dhe të merrnin dënimin e merituar”, tha Vasili.

Sipas kreut të grupit të LSI-së kjo është ngjarja më e rëndë në ndodhur në këtë 10-vjeçar, por ka vlerësuar rolin e medieve greke.

“Panorama”: Pasuritë e zyrtarëve, shmanget Nishani

Postuar në 11 Prill, 2014 04:39

Në kryeartikullin e saj të sotëm gazeta “Panorama” zbardh detaje nga nisma e maxhorances për heqjen e së drejtës së Presidentit për të propozuar kreun e ILDKP.  Përmes një nisme të depozituar në Kuvend e që është përfshirë në kalendarin trijavor të Kuvendit, gjashtë deputetë nga PS dhe LSI të Komisionit të Ligjeve kërkojnë disa rregullime në ligjin nr. 9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”.

Fakte të reja për vdekjen e Ilia Karelit: Vuante nga sëmundje kardiake

Postuar në 11 Prill, 2014 03:17

Gazeta greke “Iefimerida” ka publikuar analizat e autopsisë të kryera në laboratorin e Athinës, për vdekjen e Ilia Karelit.

Sipas analizave Kareli vuante nga një sëmundje kardiake dhe goditjet e gardianëve në kraharor i kanë shkaktuar vdekjen.

Autopsia përjashton përdorimin e metodave të elektroshokut, duke theksuar se vdekja i ka ardhur nga goditjet në kraharor, kjo dhe për faktin se vuante nga një sëmundje në zemër.

Përveç këtyre fakteve është bërë publik dhe një mesazh që Kareli i ka dërguar kushëririt të tij pas vrasjes së gardianit grek.

Lulzim Basha në “Opinion”: “Ftesa për kontribut në opozitarizëm nuk përjashton Ngjelën. Por Ngjela është treguar kritik vetëm ndaj LSI-së dhe Ilir Metës”

Postuar në 10 Prill, 2014 15:59

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur sot në “Opinion” për zhvillimet politike të ditës duke komentuar dhe shpjeguar qëndrimet e opozitës.  Sipas Bashës, mazhoranca aktuale po përgatit një projektligj të ri për të “uzurpuar” Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ndonëse siç u shpreh ai, Gjykata Kushtetuese ka shprehur verdiktin e vet për këtë gjë.

Ilir Hoxha intervistë te “Dita”: “Enver Hoxha ishte kundër ndalimit të fesë në Kosovë”

Postuar në 10 Prill, 2014 14:30

Ilir Hoxha, një nga dy djemtë e Enver Hoxhës, ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetën “Dita” e cila kalon nëpër të gjitha etapat e jetës poitike të ish-Diktatorit shqiptar. Një nga çështjet me më shumë interes është qëndrimi ndaj Kosovës, apo më saktë mendimi i vërtetë i Enver Hoxhës për Kosovën. Pra Enver Hoxha si nacionalist. Është e natyrshme që intervista dominohet nga aspekti formal; Ilir Hoxha konfirmon pikë për pikë atë profil të Enver Hoxhës që njohim edhe përmes qëndrimeve publike.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme