LSI: Vrasja e Karelit të zbardhet sa më shpejt, vlerësojmë rolin e medieve greke

Postuar në 11 Prill, 2014 04:46

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka kërkuar zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjes që solli vdekjen e të burgosurit shqiptar në Greqi, Ilia Kareli.

“Duke qenë që dy prokuroritë e dy shteteve kanë hedhur mjaft dritë mbi ngjarjen do të inkurajonim për një përfundim sa më të shpejtë të hetimeve në mënyrë që fajtorët të dilnin para drejtësisë dhe të merrnin dënimin e merituar”, tha Vasili.

Sipas kreut të grupit të LSI-së kjo është ngjarja më e rëndë në ndodhur në këtë 10-vjeçar, por ka vlerësuar rolin e medieve greke.

“Lidhur me këtë ngjarje që është nga më të rëndat e ndodhura në këtë 10- vjeçar dhe për mënyrën se si u prodhua ajo kemi konstatuar që roli i medieve greke në këtë çështje ka qenë profesional dhe objektiv duke hedhur dritë mbi çështjen e kësisoj me evidentimin e të vërtetave të saj”.

S.S

Comments

Submitted by anticensurë (not verified) on

më në fund dëgjohet një zë nga politika shqiptare!!zë i mekur që prap në fund të fundit nuk ëhstë i plotë dhe nuk prek thelbin e problemit,por thjesht pasojën dhe shuarjen në një farë mënyre të saj!!

nuk ka ndonjë rëndësi të madhe në do të dënohen apo jo disa kriminelë të fshehur që ruajnë kriminelët e deklaruar!kjo nuk ju hun në punë as shqiptarëve as grekëve dhe aq më pak mardhënjeve midis dy shteteve!!

ky rast duhet të merret si shkak,si bazë për të ndryshuar mentalitetin e shtetit grek!!mentalitet që duhet të hapë sytë e të bëhet ashtu si pretendon!të veprojë si shtet demokratik dhe jo si shtet fetaro fondamentalist!!

politika shqiptare nuk mund të ndihmojë më kumen me kërkesën për dënimin e vrasësve sadistë të tij,por të kërkojë që qytetarët shqiptar që vuajnë dënimet në burgjet greke të vuajn dënimet as më lehtë e as më rëndë se çdo qytetar grek,se çdo njeri që i përket besimit ortodoks!!

politika shqiptare duhe të kërkojë që dënimi i këtyre sadistave shtetror të bëhet shëmbull për sistemin e edukimit nën burgjet greke!ata duhe të rehabilitojnë kriminelin dhe jo ta vrasin ose ta këthejnë në një bishë të tërbuar!!kjo nuk i interesao as atyre dhe as neve!!
ka ikur koha kur burgjet ishin për të vuajtur dënimin për veprën e kryer,sot ato janë për të riedukuar njeriun!!dënimi me vdekje është i ndaluar si në shqipëri e greqi,kështu që nuk mund të lihet në dorën e disa sadistve vendosja e drejtësisë!!

politika shqiptare duhet ti kërkojë politikës greke që të ndryshojë qëndrimin ndaj shqiptarëve,të mos i detyrojë të asimilohen,mos i keqtrajtojë në mënyrë shtazarake!!politika shqiptare duhet ta denoncojë me forcë në këshillin e europës,këtë majë të majës së aisbergut të dhunës raciste greke!!

politika shqiptare duhet të dalë nga guaska "ta kem mirë se nuk i dihet çndodh","ta mbaj mirë se do më ndihmojë" e turrli debilllëqesh prej të nënshtruari!!politika shqiptare duhet të fillojë e të rrespektojë veten,përndryshe ka për të mbetur si deri tashti,E PA RRESPEKTUAR NGA ASKUSH!!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.