Arkiv-Lajme
Gjykata Administrative rrëzon pezullimin e INUK-ut për punimet e Bulevardit të Ri. Hapet rruga për projektin
Kërkesa e INUK për pezullimin e punimeve të bulevardit të ri të Tiranës është rrëzuar sot nga Gjykata Administrative. Me këtë vendim i hapet rruga vazhdimit të punimeve për këtë projekt madhor të Tiranës.
Akuzat për ushtrinë në trafikun e drogës, Kodheli kërkesë Llallës: Nisni hetimet!
Përveç reagimit publik në drejtim të organit të akuzës, duket se ministria e Mbrojtjes kërkon edhe veprim konkret institucional për “pastrimin e emrit”. Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli i kërkon Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla të reagojë lidhur me akuzat e PD-së për përfshirjen e ushtrisë në trafikun e lëndëve narkotike. Përmes një shkrese zyrtare dërguar kryeprokurorit, ministrja thekson domosdoshmërinë e hetimit të këtyre akuzave, pasi sipas saj, opozita kërkon t’i bëjë Forcat e Armatosura “mish për top nga propaganda antiqeveritare”.
Majko: “Lufta ime” për Kosovën
Pandeli Majko ishte vetëm 30 vjeç kur si kryeministër i Shqipërisë iu desh të menaxhonte një nga situatat më të vështira që përballej Shqipëria, të mbështeste luftën e Kosovës, por edhe pritjen e qindra mijëra shqiptarë të dëbuar nga makineria e Milosheviçit. Sot, 15 vjet më pas, kryeministri i luftës tregon për “Revistën Televizive të Mbrëmjes” në Top Channel detaje të atyre ditëve të vitit 1999. Përplasjet me Shkupin zyrtar që i bllokoi në kufi shqiptarët, por edhe me disa kancelari europiane që kërkoni të ndalonin bombardimet mbi Serbi.
"Zëri": Promovimi astronomik në rrjetet sociale i politikanëve në Kosovë
Politikanët në Kosovë po shpenzojnë shuma që arrijnë deri në 20 mijë euro në muaj për promovimin e tyre në rrjetet sociale. Të paktën kjo është ajo çfarë shkruan “Zëri”, që ka kryer një studim mbi këtë temë. “Shumica e postimeve të tyre në “Facebook” shihet se janë të promovuara me para, me ç’rast po harxhohen shuma astronomike për propagandën që po e zhvillojnë në rrjetet sociale.
Turizëm me simbolet dhe objektet e komunizmit
Simbolet dhe objektet e komunizmit në Shqipëri mund të shërbejnë si tërheqje për vizitorët vendas dhe turistët e huaj. I tillë mund të jetë edhe tuneli që gjendet disa metra larg Bashkisë së Gjirokastrës, ku udhëheqja komuniste lokale e kohës planifikonte të jetonte dhe ushtronte aktivitetin e vet në rast të një agresioni nga jashtë. “Sot mund të duket e pabesueshme, por regjimi kishte menduar deri në detaje për çdo gjë në këto ambiente.
Blushi: Asnjë politikan nuk më ka uruar për librin (as Rama)
Ben Blushi duke folur për librin e tij të sapo botuar thotë se ende nuk ka marrë asnjë urim nga politikanët. Deputeti i PS-së në një intervistë në “Top Channel” tha se edhe kryeministri, Edi Rama bën pjesë tek politikanët që nuk e kanë uruar.
Blushi vetëm pak ditë më parë ka nxjerrë në shitje librin me titull “Hëna e Shqipërisë”, ku ai orvatet të parashikojë se çfarë do të ndodhë më kombin shqiptar në 100 vitet e ardhshme.
Blushi dhe Rama ishin protagonistë të Panairit të Librit në vitin 2011 përkatësisht me librat “Shqipëria” dhe “Kurban”.
S.S
Fotoreporteri shqiptar në gjyq për foton e Vaçe Zelës
Nuri Çumani, një fotoreporter i njohur, ka nisur betejën ligjore për të mbrojtur të drejtën e autorit lidhur me një foto që i ka realizuar këngëtares së njohur Vaçe Zela, e cila u nda nga jeta disa javë më parë. Çumani mban në arkivin e tij mijëra e mijëra foto të artistëve më të famshëm të Shqipërisë, pasi për shumë vite ka qenë pjesë e Teatrit të Operas dhe Baletit, duke fiksuar çdo moment. Megjithatë, shkruan e përditshmja “Tirana Observer”, fotoja e tij për Vaçen ka një histori të veçantë. Ajo nuk është pjesë e punës së fotoreporterit, por është realizuar në shtëpinë e këngëtares.
Dhuna në protestë, pezullohen 4 efektivë. Policia i kërkon ndjesë gazetarit të “Panoramës”
Policia e Tiranës njoftoi sot për pezullimin e 4 punonjësve të policisë për veprime nё kundёrshtim me procedurat standarde pёr menaxhimin e tubimeve. Pezullimi vjen një ditë pas dhunës së ushtruar ndaj portestuesve për vrasjen e Ilia Karelit në burgun grek.
Sali Berisha, “kandidati i pestë” për President i Maqedonisë!
Sot në Maqedoni zhvillohen zgjedhjet për President. Votuesit janë ftuar të zgjedhin mes 4 kandidatëve për kreun e shtetit; Gjorgje Ivanovin e VMRO-DPMNE-së, Stevo Pendarovskin e Lidhjes Social-demokrate të opozitës, Iljaz Halimin e Partisë Demokratike Shqiptare të Opozitës apo Zoran Popovskin e Opsionit Qytetar të Maqedonisë. Të drejtë vote, sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve kanë 1.779.572 persona, si dhe mbi 8 mijë shtetas që përkohësisht jetojnë jashtë Maqedonisë. Por ndërsa po zhvillohet procesi zgjedhor, në rrjetet sociale po qarkullon një votë e fotografuar.
Grida Duma, koordinatore për Marrëdhëniet Publike në PD, akuza qeverisë Rama-Meta
Ish-zëvëndësministrja e Integrimit, Grida Duma ka dalë sot në një deklaratë publike nga podiumi i Partisë Demokratike për të denoncuar “revanshin e shkarkimeve masive në administratë” që sipas saj, po sjellin pasoja të rënda. Në deklaratën e parë të mbajtur në emër të PD-së, nga selia e PD-së, Grida Duma u shpreh se dyshja Rama –Meta nuk dëgjoi lutjet e Bruna Mejkos, e cila është vetëhelmuar pas largimit nga puna.
