Sali Berisha, “kandidati i pestë” për President i Maqedonisë!

Postuar në 13 Prill, 2014 08:22

Sot në Maqedoni zhvillohen zgjedhjet për President. Votuesit janë ftuar të zgjedhin mes 4 kandidatëve për kreun e shtetit; Gjorgje Ivanovin e VMRO-DPMNE-së, Stevo Pendarovskin e Lidhjes Social-demokrate të opozitës, Iljaz Halimin e Partisë Demokratike Shqiptare të Opozitës apo Zoran Popovskin e Opsionit Qytetar të Maqedonisë. Të drejtë vote, sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve kanë 1.779.572 persona, si dhe mbi 8 mijë shtetas që përkohësisht jetojnë jashtë Maqedonisë. Por ndërsa po zhvillohet procesi zgjedhor, në rrjetet sociale po qarkullon një votë e fotografuar.

Votuesi që ka fotografuar votën e tij, ka zgjedhur që të shtojë edhe një “kandidat” tjetër në listë, ish-Presidentin dhe ish-Kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha! Nga ana tjetër, ai ka vënë shenjën “X” mbi tre kandidatë, përveç kandidatit shqiptar Iljaz Halimi. Kjo votë do të klasifikohet si votë e pavlefshme. Megjithatë votuesi, që sipas portalit “Albeu” është nga Struga, ka zgjedhur që në procesin e sotëm të japë një mesazh me votën e tij, më shumë sesa një mbështetje për garuesit.  

k.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.