Gjykata Administrative rrëzon pezullimin e INUK-ut për punimet e Bulevardit të Ri. Hapet rruga për projektin

Kërkesa e INUK për pezullimin e punimeve të bulevardit të ri të Tiranës është rrëzuar sot nga Gjykata Administrative. Me këtë vendim i hapet rruga vazhdimit të punimeve për këtë projekt madhor të Tiranës.
Arsyeja e bllokimit të punimeve të bulevardit të ri, i cili nis nga Stacioni i Trenit deri te lumi i Tiranë, ishin ankesat e shumta të qytetarëve që u preket prona nga ky projekt, lidhur me vlerën e shpronësimit, e cila sipas tyre është shumë e ulët. Nga zbatimi i projektit të bulevardit të ri të Tiranës preken 204 objekte dhe 38.642 m² truall. Në total janë 262 pronarë, të cilët do të shpronësohen nga Bashkia e Tiranës për ndërtimin e bulevardit të ri. Vlera totale e shpronësimit për këtë projekt është gati 1.8 miliardë lekë.
a.k
Add new comment