Arkiv-Lajme

Çmimet Pulitzer të gazetarisë, dosja “Snowden” nderon The Guardian dhe Wash.Post-in

Postuar në 15 Prill, 2014 15:42

Dy gazeta që zbuluan programet sekrete të qeverisë amerikane për spiunazh të drejtuara nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare, Washington Post dhe Guardian, do të ndajnë çmimin Pulitzer të këtij viti për shërbim ndaj publikut, njofton Zëri i Amerikës.

Artikujt e tyre, të bazuar në mijëra dokumente sekrete të dorëzuara nga ish kontraktori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Edward Snowden, shkaktuan fillimin e një debati të madh në Shtetet e Bashkuara mbi privatësinë dhe sigurinë, dhe bënë që Presidenti Barack Obama të vendoste kufizime në programet e survejimit.

KLD vendos masat disiplinore për pesë gjyqtarë. Shkarkohet gjyqtari i Shkodrës, Çepele

Postuar në 15 Prill, 2014 15:13

Këshilli i Lartë i Drejtësisë shqyrtoi në një mbledhje me dyer të mbyllura, propozimet e Ministrit të Drejtësisë për procedim disiplinor për pesë gjyqtarë. Të pranishëm në mbledhje, edhe Presidenti Bujar Nishani dhe ministri i Drejtësisë Nasip Naço.

Droga dhe ushtria, Erjon Braçe në fb: Thashethemi që Imami e ktheu në akuzë, daton kur vetë Imami ishte ministër Mbrojtjeje!

Postuar në 15 Prill, 2014 12:44

Ish ministri demokrat i Mbrojtjes Arben Imami, hodhi një shashkë para pak ditësh në Kuvend, lidhur me “përshirjen e ushtrisë shqiptare në trafikun e drogës”, bazuar në një informacion të vagullt e në proces verifikimi nga SHISH dhe Shërbimi i Ushtrisë. Problemi nuk është tek “plasja” e akuzave të tilla pa asnjë teklif apo skrupull, por tek fakti, siç deklaron të paktën deputeti socialist Braçe në profilin e tij në FB (e gjeni tek respublica më poshtë), që realitet, zhurmnaja për këtë akuzë ka nisur pikërisht në kohën kur ministër Mbrojtjeje ishte vetë Imami, në vjeshtën e 2012-ës!

Betejë “dhëmb për dhëmb”. I riu akuzon policin e Kamzës se i ka kafshuar veshin, prokuroria thotë se i akuzuari ka kafshuar policin!

Postuar në 15 Prill, 2014 11:48

Një 31-vjeçar ka dalë sot para gjykatës nën akuzën e kundërshtimit të forcave të policisë në gjendje të dehur. Por përtej këtij fakti, ato çfarë kanë shkaktuar habi kanë qenë argumentet e dhëna në këtë rast nga i akuzuari dhe pala akuzuese. Televizioni “Top Channel” raporton se i riu A. Palushi ka pretenduar se gjatë konfrontimit me policinë, një polic i kishte kafshuar veshin.  

I akuzuari: Më ka kafshuar polici veshin

Gjyqtari: Çfarë të ka bërë? Kush?

Vetëvarja e 13 vjeçarit, familjarët fajësojnë buletinet e Dëshmitarëve të Jehovait

Postuar në 15 Prill, 2014 10:37

Një vetëvarje që familjarët e të voglit Bledar Xhajxha nga sektori “Rinia” në Durrës, nuk e shpjegojnë dot ndryshe. Shokët e tij e kanë gjetur 13 vjeçarin mbrëmjen e shkuar, të varur në degën e një peme fiku, pak metra pas banesës ku jetonte me nënën e tij, rreth orës 19:00, pak para perëndimit të diellit, ndërsa mësohet se minoreni nuk kishte asnjë problem apo konflikt në familje në shkollë. Të afërmit e tij kanë hapur dyert e mortit. Ata tregojnë për News24 momentet sesi e kanë gjetur të varur shokët që e thërrisnin për të luajtur. 

Gent Ibrahimi: Kushtetuta duhet rishikuar. Disa kompetenca të Presidentit janë të papërshtatshme

Postuar në 15 Prill, 2014 09:37

Konstitucionalisti Gent Ibrahimi, drejtues i Institutit për Studime Publike dhe Ligjore, ka dhënë një intervistë për revistën Klan, ku shprehet se krizat sistematike që ka kaluar, vërtetojnë nevojën e ndërhyrjes në Kushtetutë. Ibrahimi trajton idenë e parlamentit dy dhomësh, riformatimin e institucioneve të gjyqësorit, e gjithashtu ndalet gjatë në kompetencat presidenciale. Ja ç’thotë ai për këto të fundit:

Grabitja e biznesit të Mark Frrokut nga një bandë “ushtarakësh”. Gazetat japin shifra nga 10 në 100 mijë euro

Postuar në 15 Prill, 2014 08:06

Banda e “ushtarakëve”, që grabitën me armë biznesin e deputetit Mark Frroku dhe më pas dogjën makinën, sipas policisë (citim i shqiptarja.com) kanë marrë 1.6 milionë lekë. Policia e Tiranës ka dhënë gjatë ditës së sotme detaje në lidhje me grabitjen e ndodhur ditën e djeshme në orën 10:36 minuta. Sipas policisë, “në datën 14 prill 2014 rreth orës 10.36, në rrugën “Konferenca e Pezës”, në ambientet e kompleksit A.M.L. 4 persona të veshur me rroba ushtarake kanë vjedhur me dhunë pikën e basteve “Xhoi Co 21”, me menaxher shtetasin Alban. M”.

Militantët socialistë, “pritë” deputetëve në selinë rozë për t’u punësuar. Por deri tani…

Postuar në 15 Prill, 2014 06:57

Disa gazeta kanë trajtuar sot dukurinë e vënë re në selinë e Partisë Socialiste, ku militantët e majtë këmbëngulin të takojnë deputetët dhe hierarkët e selisë rozë për të kërkuar punë. Mbledhja e përjavshme e grupit parlamentar socialist zhvillohet të hënave, dhe simpatizantët e dinë se kjo është mundësia më e mirë për t’u “bërë pritë” atyre që u kanë premtuar vende pune para zgjedhjeve. Kryeministri Rama ia kishte deleguar drejtimin e mbledhjes së radhës kreut të grupit socialist Gramoz Ruçi.

Seanca ndaj Arben Frrokut, dëshmon bashkëshortja e kryekomisarit Lamaj: Vrasja zbardhet me punë policore, jo me intervistim familjarësh

Postuar në 15 Prill, 2014 05:36

Bashkëshortja dhe motra e kryekomisar Dritan Lamajt kanë dëshmuar në seancën e radhës ndaj Arben Frrokut, i cili akuzohet për vrasjen e oficerit të policisë. Bashkëshortja e Lamajt, Anila, tha se nuk kishte dijeni për probleme të tjera të bashkëshortit, përveç gjyqit me Arben Frrokun. Ajo ka rrëfyer momentin e ngjarjes. “Ka ardhur në shtëpi në orën 3 dhe ka dalë nga shtëpia në orën 6 pasdite. Ai do të çonte motrën te një i afërm. Në kohën kur ka zbritur, ka ndodhur ngjarja. Ka pasur shqetësimin për lëvizjen nga puna. Mua më shmangte nga problemet pasi vuaj nga zemra dhe nuk m’i thoshte.

Kudret Kume, rrëfimi i shokut të qelisë: Gardiani më brutal i gjithë burgut, të gjithëve ua kishte bërë borxh

Postuar në 15 Prill, 2014 04:07

Kastriot Kolndreu ka jetuar për mbi dy vjet në një qeli me Kudret Kumen. Ai doli nga i njëjti burg me Kumen vetëm pak ditë para se të niste zinxhiri i ngjarjeve tragjike, nga Malandrino në Nigrita. Gazeta Shekulli ka intervistuar Kolndreun, i cili jep një këndvështrim tjetër për rrjedhën që mund të kenë marrë ngjarjet.  “Kudreti ishte djalë i rrallë, madje ndër njerëzit më dinjitozë që kam njohur në jetën time. Për dy vite, kemi ndarë çdo çast të jetës sonë, jo brenda, por edhe të asaj që lamë jashtë dhe na priste jashtë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme