Arkiv-Lajme

Gjyqtari i arrestuar: Nuk po merrja ryshfet, por qiranë e banesës

Postuar në 18 Prill, 2014 03:44

Pritet që gjatë ditës së sotme, gjyqtari Dhimitër Pojanaku të dalë para gjykatës së Korçës ku do të njihet me masën e sigurisë. Mësohet se në deklaratën e tij para prokurorisë gjyqtari ka theksuar se po merrte qiranë e një prone të tij dhe se nuk bëhet fjalë për asnjë lloj ryshfeti apo korrupsioni, raporton “OraNews”.

Meta pranon të ndryshojë rregulloren e Kuvendit, por ndryshimet nuk kanë të bëjnë me Berishën

Postuar në 18 Prill, 2014 03:34

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta pas kërkesave për ndryshimin e rregullores së funksionimit të Kuvendit nga ish-kryeministri, Bashkim Fino, ka pranuar që kjo çështje të diskutohet në mbledhjen e ardhshme të Konferencës së Kryetarëve.

Kërkesa e Finos për ndryshimin e rregullores ka të bëjë me pjesëmarrjen e deputetëve në më shumë se një komision parlamentar dhe diskutimin e lirë në seancë parlamentare.

DASH amerikanëve në Kosovë: Jini vigjilentë gjatë festës së Pashkëve

Postuar në 18 Prill, 2014 03:32

Byroja për Siguri Diplomatike e Departamentit Amerikan të Shtetit ka lëshuar dje (e enjte) një kumtesë përmes së cilës u bën thirrje qytetarëve amerikanë në Kosovë që të jenë vigjilentë gjatë festës së Pashkëve.

Kjo është hera e parë që qytetarëve amerikanë në Kosovë u bëhet thirrje e kësaj natyre në prag të njërës nga festat më të mëdha të krishtera, siç janë Pashkët.

Kumtesa është e bazuar në informacione që posedon Ambasada Amerikane në Prishtinë e që kanë të bëjnë me kërcënime ndaj objekteve fetare të krishtera në Kosovë, transmeton televizioni publik.

Barinjtë e Gjadrit: Kemi parë kontrolle Ushtrie, por jo avionë në pistë

Postuar në 18 Prill, 2014 03:27

Tirana politike zien nga akuzat për trafik droge nga ish-baza ajrore, por banorët e Gjadrit janë indiferentë. Në pistën që dikur shërbente për ngritjen e aeroplanëve MIG, sot gjen plehra të hedhura, e diku ndanë saj, një grumbull të madh inertesh. Është kjo gjithë çfarë ka mbetur nga aeroporti i dikurshëm strategjik i Ushtrisë shqiptare. Pranë pistës takojmë Gjergjin, që bashkë me të shoqen kujdesen për një tufë delesh. “Nuk kemi parë prej kohësh të ulet ndonjë avion apo helikopter në pistë.

Gabriel Garsia Markez ndërron jetë

Postuar në 17 Prill, 2014 15:42

Shkrimtari i njohur Gabriel Garsia Markez ka ndërruar sot jetë në moshën 87 vjeçare. Lajmin e ka bërë publik Associated Press që i referohet burimeve familjare.  Markez ishte shtruar në spital për infeksion në traktin urinar dhe në mushkëri. Markez është padyshim një nga shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit që kaloi dhe një nga tregimtarët më të mirë. Është konsideruar si shkrimtari më popullor i gjuhës spanjolle që nga koha Servantesit. Markez ka shumë admirues edhe në Shqipëri, pasi mjaft nga veprat e tij më të mira janë përkthyer edhe në gjuhën shqipe.

Bamir Topi për akuzat për trafik droge nga FA-të: “Një gjëmë që po i bëjnë vendit. Nuk e kuptoj rolin e SHISH-it”

Postuar në 17 Prill, 2014 13:52

Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, aktualisht kryetar i Frymës së Re Demokratike, është prononcuar lidhur me akuzat e fundit të opozitës për Forcat e Armatosura dhe trafikun e supozuar të drogës që kryhet përmes tyre.  “Për ata që kanë drejtuar qeverinë dhe shtetin shqiptar, për institucionet shqiptare dhe aq më tepër që Shqipëria është një ndër 28 vendet anëtare të NATOS, kjo është një gjëmë që po i bëjnë vendit tonë politikanët tanë, duke hedhur akuza të paprovuara”, ka deklaruar Topi në një takim me strukturat e FRD-së në Belsh të Elbasanit.

Stimulantë dhe pesticide për perimet. “Serume” edhe për hudhrën dhe qepën e njomë!

Postuar në 17 Prill, 2014 12:42

Edhe hudhra dhe qepa e njomë, perimet që njohim të gjithë, duket se janë bërë pre e “sulmit kimik” të fermerëve të Lushnjes. TV Klan ka disa ditë që përcjell shqetësimin mbi kontrollin e ushqimeve, sidomos perimeve , për të cilat presupozohet se duhet të bhhen analiza. Sot ABC NEWS përcjell disa të dhëna që flasin se “domatja, kastraveci, sallata jeshile, spinaqi, hudhra dhe qepa e njomë”, “pasurohen” me stimulantë dhe pseticide. Dhe denoncimi, sipas ABC NEWS, vjen nga shërbimi i higjenës dhe i kontrollit ushqimor në Lushnje.

KLD-ja pezullon nga detyra gjyqtarin Dhimitër Pojanaku, i arrestuar një ditë më parë për korrupsion

Postuar në 17 Prill, 2014 11:44

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka vendosur sot të pezullojë nga detyra gjyqtarin Dhimitër Pojanakun. Pojanaku që ushtron detyrën në Rrethin Gjyqësor të Pogradecit është ndalur me akuzën e korrupsionit. Për t’i hapur rrugë hetimit dhe deri në momentin sa të merret një vendim i formës së prerë për gjyqtarin në fjalë, KLD-ja ka dalë me këtë vendim të vetin, i cili shoqërohet edhe me miratimin e kërkesës së nënkryetarit të KLD-së për inspektimin e veprimtarisë së vitit të funidt për gjyqtarin në fjalë.

s.z 

Serbia dhe Mali i Zi firmosin marrëveshjen për përdorimin reciprok të ambasadave

Postuar në 17 Prill, 2014 11:11

Serbia dhe Mali i Zi kanë arritur para dy ditësh marrëveshjen për shfrytëzimin reciprok të ambasadave. Marrëveshja është nënshkruar nga sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme të Serbisë, Marko Blagojevic dhe homologu i tij malazez Predrag Stamatoviç. Akti u formalizua në Podgoricë dhe është ndoshta hapi i parë konkret në kuadër të kësaj lloj marrëdhënieje diplomatike që bëri shumë zhurmë kur u anunçua pak muaj më parë. Në këtë pikë edhe vende të tjera të rajonit kanë shprehur mendimin që të zgjerojnë bashkëpunimin diplomatik.

Julian Assange: “Ekziston një rrjet spiunimi që kontrollon të gjithë botën. Kush kontrollon rrjetin, kontrollon shoqërinë”

Postuar në 17 Prill, 2014 09:57

Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange ka zhvilluar një bisedë live, përmes lidhjes video me një panel juristësh dhe filozofësh italianë në kuadër të dialogëve të organizuar nga gazeta javore “Espresso” . Assange ka folur për një presion të jashtëzakonshëm nga SHBA kundrejt ambasadës së Ekuadorit, sidomos pas shpërthimit të rastit Snowden. Ai ka hedhur akuza edhe për BE-në, e cila nuk e pranoi Snowden megjithë retorikën për të drejtat e njeriut. Ndër të tjera ka rëndëis një pasazh që zbulon atë që mund të quhet një e dhënë që mund të ndryshojë vizionin për botën ku jetojmë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme