Arkiv-Lajme
Fajon: Numër i lartë azilkërkuesish shqiptarë, rrezikoni rikthimin e vizave
Pas eurodeputetit Eduard Kukan, një tjetër zë nga Brukseli paralajmëron Shqipërinë për statusin. Këtë herë është eurodeputetja Tanja Fajon e cila deklaron se më shumë rrezik për Shqipërinë është rritja e numrit të azilkërkuesve shqiptarë sesa rikthimi i vizave në zonën Schengen. Përfaqësuesit e Brukselit gjithnjë bëjnë thirrje qeverisë për të marrë masat në kohën e duhur, kështu ka bërë edhe Fajon.
Barjam Rexhepi: Kujdesi gjatë Pashkëve vetëm për amerikanët, kemi marrë masat
Barjam Rexhepi, Ministër i Punëve të Brendshme të Kosovës deklaron se paralajmërimi për kujdes gjatë festive të Pashkëve, i dhënë nga Departamenti Amerikan i Shtetit ditën e djeshme (18 prill) nuk është për të gjithë shtetasit, por vetëm për shtetasit amerikanë. Ai e ka cilësuar si një “çështje të ndjeshme”, të ngritur nga Byroja për Siguri Diplomatike e DASH.
Dasma e blinduar e Arben Ristanit
Arben Ristani, deputeti i Partisë Demokratike ka celebruar dje në një ceremoni intime, marrëdhënien disavjeçare me përkthyesen Alketa Zazo. Në festën me 40 të ftuar u panë shumë pak nga kolegët e Ristanit në Partinë Demokratike, mes të cilëve, paparaci i “Bluetooth” arriti të shquante vetëm Flamur Nokën dhe Oerd Bylykbashin. Ata që mbizotëronin në ceremoni ishin familjarët e Arbenit dhe Alketës.
Zv.kryeministri turk Isler: I kushtojmë vëmendje të veçantë marrëdhënieve me Shqipërinë
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta gjatë një takimi me zv.kryeministrin e Turqisë, Emrullah Isler ku theksoi se Grupi Parlamentar i Miqësisë Shqipëri-Turqi në Kuvendin e Shqipërisë, i cili do të drejtohet nga Deputeti Blendi Klosi do t’i shërbejë forcimit të shkëmbimeve ndër-parlamentare, ekonomike e kulturore mes dy vendeve.
Hidhet nga trageti Bari-Durrës 37-vjeçari nga Gjirokastra
Një 37-vjeçar nga Gjirokastra është hedhur nga trageti në detin Adriatik. Gentian Peta ishte duke udhëtuar në tragetin e linjës Bari-Durrës. Kapiteneria e Durrësit konfirmon lajmin duke pohuar se ngjarja ka ndodhur 12 milje nga Porti i Durrësit rreth orës 08:56.
BB, 300 milion $ për Shqipërinë. Drejtoresha e BB në Shqipëri Tahsin Sajed: Do përballem me sfida dhe mundësi
Drejtoresha e Përgjithshme e Bankës Botërore në Shqipëri Tahsin Sajed (Tahseen Sayed), në një intervistë të dhënë për Gazetën Shqiptare ka rrëfyer dhe komentuar vendin në të cilin ajo po shërben. Në këtë intervistë Sajed tregon Shqipërinë në syrin e saj, si iu duk ky vend, çfare e pret atë në Shqipëri, problemet kyçe dhe ndihmën që do të sjellë Banka Botërore çdo vit për Shqipërinë. “Gjëja e parë që më bëri përshtypje ishte se Shqipëria është gjeografikisht pjesë e Europës, njerëzit duken Europianë, por në komunikimin e tyre personal, vlerat që ato kanë janë shumë orientale.
Erdogan do të vizitojë Shqipërinë "në një moment shumë të afërt"
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati gjatë vizitës në Turqi është takuar me kryeministrin, Recep Tayyip Erdogan, ku ranë dakord për zbatimin e projekteve konkrete në fushat e infrastrukturës, bujqësisë dhe turizmit.
Erdogan ka shprehur “mbështetjen e pakushtëzuar të Turqisë për forcimin e marrëdhënieve ekonomike, nëpërmjet projekteve konkrete, në kuadër të angazhimeve të Turqisë në rajon”, dhe shprehu dëshirën për të vizituar Shqipërinë në një moment shumë të afërt, thuhet në njoftimin e ministrisë së Jashtme.
S.S
Skema piramidale në Shqipëri, një nga 10 skandalet e mëdha financiare në botë
Sistemi piramidal në Shqipëri bën pjesë tek 10 skandalet më të mëdha financiare në botë. Kështu e vlerëson “Daily Finance”, që e rendit në vend të pestë skemën piramidale ku shqiptarë humbën kursimet dhe pasuritë e tyre.
Ashton pranon kërkesën e Jahjagës, EULEX vazhdon misionin
Catherine Ashton pranon kërkesën e Presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga për të vazhdimin e mandatit të misionit të EULEX në Kosovë.
“Vizion Plus”: Qeveria po planifikon anulimin e një kontratë të rëndësishme në sektorin e naftës
Qeveria shqiptare po planifikon të anulojë një prej kontratave të rëndësishme në fushën e hidrokarbureve në vend. Kjo është ajo çfarë raporton “Vizion Plus”, sipas të cilit, egziston një shkresë zyrtare që Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore i ka dërguar Ministrisë së Drejtësisë si dhe avokaturës së shtetit, ku i kërkon gjetjen e një kompanie konsulente e cila të ketë eksperiencë në fushën e arbitrazhit, pasi çështja e anulimit të kontratës rrezikon të përfundojë në drejtësinë ndërkombëtare.
