Arkiv-Lajme
Mazhoranca merr shumicën e komisionit për reformën territoriale. PD vazhdon të kërkojë konsensus, por nuk merr pjesë
Komisioni i posaçëm parlamentar për reformën territoriale, ka pësuar ndryshime, pasi Konferenca e Kryetarëve (foto) ka miratuar me votat e mazhorancës shtimin e një anëtari nga shumica dhe zgjatjen e afatit të funksionimit të Komisionit, që përfundonte më 24 prill, me dy muaj të tjerë. Kështu, numri i anëtarëve të Komisionit bëhet 17, ku 9 i përkasin mazhorancës PS-LSI dhe 8 opozitës (6 deputetë nga PD dhe 1 nga PDIU dhe PR-ja).
Kodheli: NATO s’ka informacion për trafik droge në ushtri
“Shërbimet sekrete të NATO-s nuk kanë asnjë informacion që në ushtrinë shqiptare të jetë kryer trafik droge”. Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli e bëri këtë deklaratë mbrëmë në emisionin “DEBATi NE CHANNEL ONE” të gazetarit Roland Qafoku. Ajo edhe një herë mbështeti deklaratat e saj se gjithçka që thotë opozita lidhur me të ashtuquajturin skandal në ushtri nuk është i vërtetë.
Meta takohet me peshëngritësit kampionë. Premtoi përkrahje konkrete, por ka ndodhur edhe më parë…
Në një takim të caktuar enkas për ta, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta premtoi përkrahje konkrete ndaj peshëngritësve shqiptarë, të cilët vijojnë të ngrenë me dinjitet flamurin shqiptar në garat ndërkombëtare.
Basha ashpërson qëndrimin: Jo protesta, por revolta
Pas akuzave të ndërsjella të palëve për përdorimin e infrastrukturës së ushtrisë shqiptare në trafiqe ndërkombëtare të lëndëve narkotike, ashpërsohet gjuha komunikuese pozitë-opozitë. Duke refuzuar që të bëhet pjesë e hetimit parlamentar për përdorimin e ushtrisë në trafikun e drogës, të kërkuar nga mazhoranca të premten e kaluar, opozita kërcënoi dje me revolta popullore në rast se mazhoranca nuk bën transparencën e plotë të kësaj çështjeje. “Ky është një moment shumë i rrezikshëm për fatin e demokracisë në vend. Ne jemi në këmbë e do të jemi në këmbë.
INUK, deputetët i kërkojnë llogari ministres Gjermeni për prishje ndërtimesh me dokumente
Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni, është përballur dje në komisionin parlamentar të veprimtarive prodhuese, edhe me kritikat e deputetëve socialistë. Ngjarja e “çuditshme” ka gjetur pasqyrim edhe në shtypin e sotëm. Fjala është për deputetët e maxhorancës, Artan Gaçi dhe Fatmir Toçi dhe më pas demokrati Helidon Bushati, që kanë ngritur si shqetësime ndërhyrjet e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK) në objekte të caktuara, të cilat sipas tyre kishin certifikatë pronësie dhe leje legalizimi.
"Shpërthen" Blushi: Peticioni i anëtarësisë së Elbasanit ndaj meje, pas “fishkëllimës” së Ramës
Ben Blushi shfaqet kritik ndaj kryeministrit dhe kreut të Partisë Socialiste Edi Rama, duke e akuzuar këtë të fundit, jo vetëm për mënyrën sesi po e administron partinë pas fitores së zgjedhjeve por edhe për “inskenimin” e letrës publike të anëtarësisë së Elbasanit. Duke folur në emisionin “Opinion” rreth letrës publike të 400 anëtarëve të PS-së të qytetit ku është zgjedhur deputet, Blushi tha se “Edi Rama ka fishkëllyer dhe ata kanë kërcyer”. Deputeti socialist tha se firmëtarëve u është vënë para një letër dhe u është kërkuar që të firmosin pasi do t’a kishin më të lehtë të punësoheshin.
Georgievski paralajmëron: Askujt mos t’i shkojë ndërmend një qeveri maqedonase pa shqiptarë. Do plasë tjetër luftë!
Ish-kryeministri i Maqedonisë, Lubço Georgievski, i cili pati fatin e keq të përballej me reagimin e armatosur shqiptar që solli marrëveshjen e Ohrit, ka folur sërish. Ai ka paralajmëruar, se nëse VMRO-DPMNE-ja, nuk afron si pjesë të qeverisë edhe BDI-në, në Maqedoni mund të fillojë një luftë e re. Gjithmonë, nëse të dyja forcat politike, dalin fituese në zgjedhjet e 27 prillit.
Kritiku i SHBA-së, John Chuckman: Avionin malajzian mund ta kenë rrëzuar amerikanët, se iu afrua bazës sekrete Diego Garcia
Një ish-drejtues i një kompanie nafte ka sugjeruar se Amerika mund ta ketë asgjësuar avionin e “Malaysia Airlines” dhe tani po përpiqet ta mbajë sekret. Duke shkruar për “OpEdNews.com”, John Chuckman, i cili ka qenë krye-ekonomisti i një kompanie të madhe nafte në Kanada ka ngritur pyetjen: “A mund të kenë qenë ShBA-të ato që kanë asgjësuar Fluturimin MH370, aksidentalisht ose qëllimisht dhe tani duan ta mbajnë të fshehtë?” Chuckman, me origjinë nga Çikago dhe kritikues i vazhdueshëm i politikave amerikane, vazhdon: “Nuk do të kishte asgjë të paprecedent në një akt të tillë: ushtria amerika
Gazeta boshnjake, një foto dhe disa interpretime: Ujë apo benzinë mbi personin e kapur nga tigrat e Arkanit?
E përditshmja boshnjake “Oslobodjenje” e ka publikuar një fotografi ku shihet një shqiptar i Kosovës në Bijeljina të Bosnjës, që keqtrajtohet nga dy paramilitarë serbë të formacionit paraushtarak “Tigrat e Arkanit”. “Një i ri i cili shihet në fotografi teksa e rrahin dy ushtarë të Arkanit, është kapur para Urbanizmit të dikurshëm në Bijeljina. Bëhet fjalë për një shqiptar nga Bijeljina, ku fotografia e tij gjatë agresionit në Bosnjë dhe Hercegovinë e ka përshkuar tërë botën”, shkruan “Oslobodjenje”.
Shanset e Yulia Tymoshenkos në zgjedhjet presidenciale
Ish-kryeministrja e Ukrainës, Yulia Tymoshenko ka mbetur pas në anketa para zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen në maj. Ajo është një nga figurat politike më të njohura në vend, por shumë analistë thonë se po has vështirësi për të lënë pas imazhin e saj të periudhës para revolucionit, në ndërgjegjen e elektoratin. Kthimi dramatik i ish-kryeministres Yulia Tymoshenko në linjën e parë të politikës, erdhi pasi ajo doli nga spitali në Shkurt. Ajo kishte qenë në burg dhe më pas në spital, nën kontrollin e rojeve, që nga viti 2011, pasi u shpall fajtore nën akuzat për abuzim me detyrën.
