Georgievski paralajmëron: Askujt mos t’i shkojë ndërmend një qeveri maqedonase pa shqiptarë. Do plasë tjetër luftë!

Postuar në 21 Prill, 2014 15:45

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Lubço Georgievski, i cili pati fatin e keq të përballej me reagimin e armatosur shqiptar që solli marrëveshjen e Ohrit, ka folur sërish. Ai ka paralajmëruar, se nëse VMRO-DPMNE-ja, nuk afron si pjesë të qeverisë edhe BDI-në, në Maqedoni mund të fillojë një luftë e re. Gjithmonë, nëse të dyja forcat politike, dalin fituese në zgjedhjet e 27 prillit. Ai ka shtuar, se nëse dikush thotë se në Maqedoni, mund të ketë një qeveri pa shqiptarë, kjo është një përrallë, që vetëm injorantët mund ta besojnë. “Në qoftë se një gjë e tillë ndodh-vijon Georgievski- ju garantoj që brenda një jave do të ketë luftë të re në Maqedoni”. Deklarata e tij, është bërë për një televizion lokal të Maqedonisë.  

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.