Arkiv-Lajme

Ministri Çuçi informon ambasadorët për reformën territoriale. “Nuk do të bëjmë asgjë që mund të prekë sistemin elektoral”

Postuar në 23 Prill, 2014 05:06

Ministri i Shtetit  për Çështjet Vendore, Bledi  Çuçi ka informuar sot ambasadorët e akredituar në Shqipëri për ecurinë e reformës territoriale. Ai ka prekur edhe shqetësimin kryesor të opozitës, implikimin e reformës zgjedhore dhe sistemit elektoral në këtë proces. Çuçi ka garantuar se reforma territoriale nuk do të prekë çështjet elektorale dhe se ajo udhëhiqet vetëm nga kritere teknike dhe profesionale.

Ministri Koka kërkon rishikimin e ligjit që ndalon importin e mbetjeve, AKIP: “Gati të protestojmë”

Postuar në 23 Prill, 2014 03:51

Ministri i Mjedisit Lefter Koka ka kërkuar që të rishikohet ligji për ndalimin e importimit të mbetjeve, pasi sipas tij Shqipëria është në gjendje të kontrollojë procesin dhe të shmangë dëmet ndaj mjedisit.

Propozimi i Majkos: “Kreun e ILDKP-së ta propozojë opozita”

Postuar në 23 Prill, 2014 03:10

Deputeti socialist Pandeli Majko ka hedhur dje propozimin që kreu i ri i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ta ketë si të drejtë opozita. “Propozimi im është që duhet të ketë një palë që të ketë të drejtën e propozimit dhe një palë që të ketë të drejtën e miratimit apo refuzimit. Duke njohur precedentët e mëparshëm, partive të opozitës duhet t’i njihet e drejta e propozimit, mazhorancës e drejta e pranimit apo refuzimit”, citon “Panorama” Majkon në Komisionin E ligjeve.

“Mapo” për raportimin e Ajazit në Komisionin e Sigurisë: “Në Himarë ka tendenca të skenarit të Krimesë”

Postuar në 23 Prill, 2014 02:45

Raportimi i kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi, përpara Komisionit të Sigurisë ka rezultuar shumë frytëdhënës në informacione. Disa prej tyre, pikante mund të thuhet, i ka zbuluar gazeta “Mapo” e cila i ka publikuar në faqe të parë. Kështu sipas Visho Ajazit, SHISH ka të dhëna se nëse ndarja e re administrative do të lejojë që zona e Himarës do të përcaktohet si njësi administrative më vete nga Vlora, atëherë ka tendenca që të apikohet precedenti i Krimesë. Kjo çështje ka lindur si pasojë e një pyetjeje që është bërë nga deputetja e PD-së, Mesila Doda.

Kandidati presidencial i opozitës maqedonase Pendarovski: Shqiptarë, më votoni të mposhtim totalitarizmin e Gruevskit

Postuar në 22 Prill, 2014 16:16

Është i disfavorizuar nga rezultatet e raundit të parë, por tani, vetëm katër ditë para garës së balotazhit që do të përcaktojë se kush do të jetë presidenti i ardhshëm i Maqedonisë, kandidati i opozitës maqedonase Stevo Pendarovski kërkon mbështetjen e shqiptarëve për të mundur rivalin e tij politik, Gjorgje Ivanov.

Një gjë e mirë nga azilkërkuesit. Gjermania po mendon të klasifikojë Shqipërinë si vend të sigurtë

Postuar në 22 Prill, 2014 14:48

Para disa kohësh ambasadori gjerman në Tiranë ngriti shqetësimin se shumë shteas shqiptarë po shfrytëzojnë lirinë e lëvizjes për të kërkuar azil në Gjermani. Në këtë procedim ankimor u bashkua edhe ambasadorja franceze në Tiranë. Gjithçka nisur nga shifrat e kërkesave të cilat siç njofton Deutsche Welle janë në rritje edhe në këtë periudhë që flasim. Por duket se Gjermania nuk ka angazhuar vetëm ambasadorin në Shqipëri, por ka vendosur të ndryshojë kategorizimin e vendeve si Shqipëria, çka ndryshon edhe premisën e shqyrtimit të kërkesave.

Themeluesi i “facebook-ut rus”, VKontakte, largohet nga Rusia. “Kompaninë ma ka shtënë në dorë Putini”, thotë Pavel Durov

Postuar në 22 Prill, 2014 12:46

Është themeluesi i asaj që mund të quhet facebook-u rus. Pavel Durov, drejtuesi i rrjetit social rus VKontakte, ka bërë me dije se është shpërngulur nga Rusia, siç njofton TechCrunch. Durov pohoi se ai nuk e ka në plan që të kthehet për shkak të veprimeve ruse ndaj biznesit të tij. Ai nuk ka njoftuar se ku gjendet, por ka deklaruar se rrjeti VKontakte aktualisht është nën kontroll të plotë të dy aleatëve të presidentit Vladimir Putin, Igor Sechin dhe Alisher Usmanov. VKontakte është rrjeti më i madh social në Rusi dhe ka rreth 100 milionë përdorues.

Mosdeklarimi i pasurisë, ILDKP gjobë zv.ministrit Hila dhe deputetit socialist Suli

Postuar në 22 Prill, 2014 11:21

ILDKP ka qenë institucioni më i përmendur në zhvillimet politike të ditës së sotme. Një tjetër lajm mbi inspektoriatin, është njoftimi se Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ka gjobitur me pesëdhjetë mijë lekë zëvendësministrin e Mbrojtjes Dritan Hila dhe deputetin e Kuvendit Rakip Suli.

Deputetja Vokshi denoncon qeverinë për futjen e ilaçeve të paregjistruara. Reagon dhe Petrit Vasili: Ky është mega-skandal

Postuar në 22 Prill, 2014 09:56

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi,  Kryetare e Komisionit parlamentar të Shëndetësisë, akuzoi sot se klientë të qeverisë po fusin në treg ilaçe të paregjistruara. Shqetësimi u ngrit edhe nga grupet e interesit të cilët thanë se po blihen medikamente me çmime më të larta se vendet e tjera. Edhe deputeti i LSI-së Petrit Vasili, ish ministër i Shëndetësisë, deklaroi se sistemi farmaceutik ka qenë i sigurt. “Denoncojmë ndërhyrjen flagrante të ministrit të Shëndetësisë ne tenderin e barnave. Do të denonocjmë këtë mega-aferë që i hap rrugën klientëve të PS që financuan fushatën.

Zyrtarët rishtarë deklaruan se kanë 60 mln euro në shtëpi. Nuk i kanë në fakt, por shpresojnë t’i bëjnë!

Postuar në 22 Prill, 2014 08:53

Një “marifet” interesant doli në pah sa i përket deklarimit të pasurisë nga zyrtarët, kur ditën e sotme mazhoranca miratoi e vetme disa ndryshime në Ligjin për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, që sipas saj, synojnë rritjen e luftës kundër korrupsionit. Opozita e djathtë u tërhoq nga komisioni ekonomik, ndërsa LSI votoi kundër ndryshimeve, sidomos kundër ndryshimit që i ndalon funksionarët publikë, që bëhen për herë të parë subjekte të ligjit, të mbajnë para kesh në shtëpi mbi 1.5 milionë lekë të reja. Sqarimin e “marifetit” e bëri vetë deputeti Xhafaj, kryesues i komisionit:

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme