Themeluesi i “facebook-ut rus”, VKontakte, largohet nga Rusia. “Kompaninë ma ka shtënë në dorë Putini”, thotë Pavel Durov

Postuar në 22 Prill, 2014 12:46

Është themeluesi i asaj që mund të quhet facebook-u rus. Pavel Durov, drejtuesi i rrjetit social rus VKontakte, ka bërë me dije se është shpërngulur nga Rusia, siç njofton TechCrunch. Durov pohoi se ai nuk e ka në plan që të kthehet për shkak të veprimeve ruse ndaj biznesit të tij. Ai nuk ka njoftuar se ku gjendet, por ka deklaruar se rrjeti VKontakte aktualisht është nën kontroll të plotë të dy aleatëve të presidentit Vladimir Putin, Igor Sechin dhe Alisher Usmanov. VKontakte është rrjeti më i madh social në Rusi dhe ka rreth 100 milionë përdorues. Durov kishte refuzuar që të bashkëpunonte me shërbimin rus kur ky i fundit kishte kërkuar informata në lidhje me përdoruesit e këtij rrjeti që ishin pjesë e protestave anti-qeveritare në Ukrainë, në kohën kur është përmbysur presidenti Viktor Yanukovych.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.