Arkiv-Lajme
Dritan Hila gjobitet me 500 mijë lekë. Zv. Ministri: “Pranoj pagesën e gjobës, por ILDKP-ja ka shkelur ligjin me publikimin. Përballemi në gjykatë”
Zv. Ministri i Mbrojtjes Dritan Hila duket se ka ndërmend të kallëzojë penalisht ILDKP-në. Kjo pasi siç sqaron ai në një deklaratë për mediat ky institucion ka cenuar emrin e tij, duke publikuar faktin se Hila është gjobitur me 500 mijë lekë. Ja versioni i Hilës: “Nëpërmjet medias mora njoftimin për gjobitjen time me shumën 50 mijë lekë nga ana e ILDKP-së. Saktësoj se bëhet fjalë për vonesë në dorëzimin e deklarimit të pasurisë. Vonesa ka ardhur pasi ligji për të cilin ekziston ILDKP-ja, nuk hyn në ato ligje që kanë lidhje me detyrën time funksionale, të domosdoshme për t’u njohur.
Fullani pranon dështimin: “Masat tona për të rritur kreditimin e biznesit, nuk patën sukses”
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani ka deklaruar sot se përpjekja e Bankës për të nxitur kreditimin e biznesit nuk kanë dhënë efektin e pritur. Sipas tij arsyet duhen kërkuar te pasiguria e sektorit privat dhe atij bankar përn të ardhmen, te masat e marra në plan evropian si dhe te mungesa e kërkesës për konsum.
Plasari prezanton “Tragjedinë shqiptare” të Branko Merxhanit, “disa nga kujtimet e jetës për Djalërinë shqiptare”
Aurel Plasari shkruna sot në “Panorama” mbi një vepër të re të Branko Merxahinit, gjetur në arkivin e tij. “Tragjedia shqiptare”, titullohet kjo vepër që është shkruajtur jashtë Shqipërisë dhe ka mbetur e papërfunduar. Plasari i ka bërë një prezantim analitik këtij fragmenti të vepërës së papërfunduar duke nënvizuar që në fillim se “një befasi e re re i shtohet historisë së mendimit shqiptar”. Në vepër pasqyrohen përmes analizës së Merxhanit zhvillimet politike të Shqipërisë që nga viti 1912.
ILDKPKI, kallëzon penalisht gjyqtarin Gjin Gjoni, bashkëshorten dhe dy notere
Gjyqtari Gjin Gjoni do të përballet së shpejti me akuzën e fshehjes dhe deklarimit të rrem të pasurisë. Një vepër kjo që cilësohet se është kryer në bashkëpunim. Konkretisht, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë e Përgjithshme, duke kërkuar fillimin e proçedimit penal ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Tiranë, njëkohësisht anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Gjin Gjoni, bashkëshortes së tij Elona Çaushi, noteres Margena Çela, noteres Gentiana Shkodra.
Opozitë sipas modelit të Edi Ramës. Basha-sindikalistëve: “Ju mbështesim në protestat tuaja”
Është një fakt i njohur botërisht se politika shqiptare është përherë në një gjendje stresi për zhvillimin e Shqipërisë dhe progresin e popullit që banon në të. Dhe për të gjithë ata, që për shkaqe nga më të ndryshmet, nuk janë në korrent të këtij fakti, ka një mundësi për ta kuptuar këtë sentiment ekzistencial të politikës, kur përfaqësuesve të kësaj të fundit u qëllon për fat të keq të jenë në opozitë. Një rast konkret është edhe shfaqja e sotme e kreut të PD-së, Lulzim Basha në takimin me temë: “Ku po shkon Shqipëria” dhe ku merrnin pjesë edhe përfaqësues të sindikatave.
Pronat, 23 vite konflikte
Konflikti për pronën është një nga më të përgjakshmit sot në Shqipëri. Në 20 vitet e fundit nga të dhënat e bëra publike raportohet se janë vrarë për cështje pronësie rreth 8200 persona, numër i cili mund të konsiderohet një bilanc lufte. Fenomeni fatalist vjen kryesisht për shkak të kaosit të dokumentacioneve dhe hartave të pronave.
Erdogan "rihyn" në skenën diplomatike. Zyra e kryeministrit turk lëshon një deklaratë për çështjen armene të vitit 1915
Duket se kryeministri turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka gjetur një mënyrë për të relativizuar rënien e madhe të imazhit të tij në arenën ndërkombëtare. Dhe e ka bërë këtë me një akt që lidhet me të drejtat e njeriut dhe vlerësimin e dinjitetit të tij, ndërkohë që edhe akuzat ndaj tij rëndojnë po në këtë drejtim. Për herë të parë, Turqia, përmes zyrës së kryeministrit të saj, ka “shprehur simpatinë” ndaj vuajtjeve të qytetarëve armenë gjatë vitit të vështirë 1915.
“Tomka dhe shokët e tij” i restauruar, premierë në PriFest
Filmi “Tomka dhe shokët e tij” i është nënshtruar restaurimit dhe si premierë pas këtij procesi do të prezantohet në festivalin e Prishtinës. Kjo përbën një ngjarje për filmin shqiptar, i cili prej më shumë se 23 vjetësh ndohet jo vetëm në një pikë kritike sa i përket prodhimit të filmave të rinj, por edhe një hiperkritike të politizuar kur vjen pun ate filmat e së shkuarës që duam apo nuk duam janë pjesë e trashëgimisë.
Ish-diplomati amerikan Serwer: “Tribunaili mund të hetojë edhe Hashim Thaçin”
Gjykata Speciale që do të ngrihet në Kosovë për krimet e pretenduara nga Dick Marty mund të hetojë edhe kryeministrin aktual Hashim Thaçi. Këtë intepretim e jep ish-diplomati amerikan Daniel Serwr, i cili i ka dhënë një intervistë gazetës “Zëri” në Kosovë. Ky është një konstatim mbi parimin funksionues të gjykatës e cila mund të konsiderohet se nuk ka precedent. Kjo pasi ekziston një gjykatë ndërkombëtare e cila hetoi krimet në ish-Jugosllavi dhe mori në shyrtim edhe akuzat ndaj drejtuesve të UÇK-së.
Komisioni i Sigurisë miraton ngritjen e grupit të punës për kontrollin ndaj SHISH-it
Komisioni Parlamentar i Sigurisë ka vendosur të ngrejë sot një grup kontrolli me 5 deputetë i cili do të verifikojë ligjshmërinë e shkresës së kreut të Shërbimit Informativ, Visho Ajazi për kërkimin informativ ndaj personave që mund të jenë implikuar në veprimtari antiligjore e që janë emëruar së fundmi në pozicione drejtuese në Policinë e Shtetit. Deputetët pjesëtarë të këtij grupi do të jenë socialistët Piro Lutaj, Xhemal Qefalia dhe Pjerin Ndreu.