Arkiv-Lajme
Balla: Në Shqipëri, lajm është kur del me bashkëshorten
Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla duke komentuar praninë e tij në stadium në ndeshjen Real Madrid – Bayern Munich, është shprehur se të pranishëm në stadium ishin edhe deputetë të Partisë Demokratike.
“Në Shqipëri, lajm është kur del me bashkëshorten dhe jo kur del me marrëdhënie të tjera jashtëmartesore. Shpenzimet do t’i deklaroj, por po them që isha edhe me deputetë të tjerë të Partisë Demokratike, të cilëve s’kam ndërmend t’ua përmend emrin”, deklaroi Taulant Balla.
Eno Bozdo: Nga e hëna nuk ka më hapësira për varre, shkoni ti kërkoni në kryeministri
“Nuk ka më asnjë vend për varre të reja, po shërbejmë vetëm për varret ekzistues”. Ky alarm është bërë nga nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eno Bozdo. Bordo u thotë qytetarëve të kryeqytetit se nëse duan të varrosin të afërmit e tyre duhet të shkojnë në kryeministri. Ai i bën thirrje kryeministrit Edi Rama që të zhbollokojë buxhetin e Bashkisë së Tiranës dhe gjithçka është bllokuar për këtë shkak.
Mallrat e Kosovës shkojnë në Serbi për 4 orë, ndërsa për të ardhur në Shqipëri u duhen 2 ditë
Gjatë një takimi të zhvilluar në Tiranë, për lehtësimin e procedurave doganore mes Shqipërisë dhe Kosovës është rënë dakord për ndërtimin e një terminali të përbashkët doganor për lehtësimin e lëvizjes së mallrave.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama theksoi të premten se bashkëpunimi ekonomik mes Shqipërisë dhe Kosovës është në nivel të papranueshëm për aspiratat e mundësitë.
Reforma territoriale, Fino: Pritëm 3 muaj, nuk presim më
Pas miratimit të ndryshimeve në përbërjen e Komisionit për Reformën Territoriale, ministri për Pushtetin Vendor, Bledi Çuçi dhe bashkëkryetari i këtij komisioni, Bashkim Fino kanë ftuar edhe njëherë opozitën të bëhet pjesë e këtij komisioni. Nga ana tjetër ata shprehën vendosmërinë e mazhorancës për të vazhduar punën për reformën administrativo-territoriale.
“Kuvendi e zgjidhi bllokimin politik në Komisionin për Reformën Territoriale. Ftoj kolegët e opozitës që t’i bashkohen kësaj reforme të rëndësishme”, tha Fino duke shtuar se komisioni do të nisë punën të hënën.
Rama për gazetën “Danas”: Opinioni publik shqiptar mbështet krijimi e marrëdhënieve të mira me Serbinë
Në një intervistë për gazetën serbe “Danas”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shprehet se, “nuk duhet ekzagjeruar me historinë rreth tensioneve mes Shqipërisë dhe Serbisë, pasi nuk është në përputhje me realitetin”.
Kryeministri i Shqipërisë argumenton se, opinioni publik shqiptar mbështet plotësisht politikën zyrtare të krijimit të marrëdhënieve të mira me Serbinë. Rama mirëpret themelimin e një gjykate të posaçme për krimet e luftës në Prishtinë dhe krijimin e ushtrisë së Kosovës.
Gjin Gjoni: Shkëlqim Ganaj, ka qenë edhe konsulent në përpilimin e deklaratave të mia të pasurisë
Gjyqtari, Gjin Gjoni i cili akuzohet për fshehje të pasurisë në një intervistë për “Mapo” thotë se, është njohur nga mediat për këtë akuze dhe se nuk ka pasur asnjë komunikim nga ILDKP.
Padia 200 mijë euro, Gjykata e Lartë kërkon rihetim të videos së Inis Gjonit
Videoja e famshme e Inis Gjonit “me pullë të kuqe”, do të rijetohet sërish. Gjykata e Lartë ka urdhëruar rigjykimin e padisë së Gjonit, e cila kërkonte dëmshpërblim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pas publikimit të videos intime të saj me Arjan Selimin, i vrarë në një atentat mafioz në vitin 2011.
“Ajsberg”, zbulon shkresën e SHISH: Avioni u ul në Gjadër. Dyshohet për drogë
Emisioni “Ajsberg” i gazetarit Artur Çani ka sjellë mbrëmjen e sotme faktet e para lidhur me akuzat për përfshirjen e Forcave të Armatosura në trafikun e drogës. Në emision u publikua një shkresë e SHISH ku jepen detaje se një avion i vogël sportiv i bardhë është ulur në aeroportin e Gajdrit.
Britani, zv.kryeministri propozon ndarjen e Kishës nga Shteti
Zv. Kryeministri britanik, Nick Clegg është shprehur për ndarjene Kishës nga Shteti. Sipas tij Kisha dhe Shteti duhet të ndahen dhe të mos jenë më të lidhura si deri më sot. Gazeta “The Telegraph” njofton se nëse një gjë e tillë do të ndodhë, atëherë Mbretëresha e Anglisë nuk do të gëzojë më titullin aktual të Kreut të Kishës së Anglisë, Mbrojtëse e Besimit dhe Drejtuesja Supreme e Kishës së Anglisë, tituj që kurora i gëzon që në vitin 1534. Për Clegg në një plan afatgjatë “kjo ndarje do të ishte në të mirë të Kishës, të njerëzve dhe në të mirë të anglikanëve.
Debati, Berisha: “500 fshatarë në Xarë në protestë. Po kërcënohen njerëz”. Kokëdhima: “Zbatimi i ligjit, parim në punën time”
Ish-kryeministri Sali Berisha është përfshirë në debate të ashpra sot në seancën plenare me deputetin socialist Koço Kokëdhima. Shkak janë bërë akuzat e gazetës “Rilindja Demokratike” që botonte në faqe të parë një ndërtesë në bregdet duke e titulluar: “Masakra e Koços”. Kokëdhima ka marrë fjalën duke mbrojtur veten, ai ka shpallur se parimi i jetës së tij në sipërmarrje ka qenë vetëm një: zbatimi i ligjit. “Këtë e dinë mirë edhe ata që kanë bashkëpunuar me mua nga krahu i djathtë”.