Gjin Gjoni: Shkëlqim Ganaj, ka qenë edhe konsulent në përpilimin e deklaratave të mia të pasurisë

Postuar në 25 Prill, 2014 04:17

Gjyqtari, Gjin Gjoni i cili akuzohet për fshehje të pasurisë në një intervistë për “Mapo” thotë se, është njohur nga mediat për këtë akuze dhe se nuk ka pasur asnjë komunikim nga ILDKP.

Isha nisur për një vizitë zyrtare në Kosovë, ku kisha një takim me Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe Gjykatën e Lartë të Kosovës, si dhe me drejtues të tjerë të institucioneve kryesore atje. Jam detyruar të kthehem nga Prizreni për arsye të këtij kallëzimi, me qëllim që të jem prezent. Kallëzimi penal ndaj meje është një farsë. Është farsë sa publike aq dhe politike, për shumë arsye”, thotë Gjoni.

Duke sqaruar se, deklaratat e tij të pasurisë “kanë një periudhë kohore të gjatë që deklarohen dhe kanë kaluar në një proces verifikimi për një periudhë të gjatë kohore” dhe thekson se, “në disa raste, z. Shkëlqim Ganaj, që tashmë mban detyrën e kryeinspektorit të ILDKP-së, ka qenë edhe konsulent dhe pjesëmarrës në përpilimin e deklaratave të mia”.

“Nuk e kuptoj se si ka mundësi që ky zotëri, i cili ka qenë edhe në disa raste kontrollues i deklaratave të mia të pasurisë, nuk i ka bërë këto deklarime në kohën që ka qenë inspektor i thjeshtë. Unë them që ky zotëri është një marionetë politike, që po përdoret në duart e personave të caktuar dhe për mënyrën se si mori mandatin në krye të ILDKP-së dhe njëkohësisht mënyrën se si kërkon të marrë një mandat tjetër, për shkak të ndryshimit të ligjit për Inspektoratin e Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive”, vijon gjyqtari.

Gjoni, i cili akuzohet se ka fshehur një pasuri prej 3 miliardë lekë thotë gjithashtu se, “është bërë një hetim në vitin 2011 dhe deklaratat e mia të pasurisë kanë rezultuar në rregull”. 

S.S

Comments

Submitted by alidemsi (not verified) on

<p>Ore, kjo Elona, e shoqja, mos eshte e bija e atij Shpetim Çaushit qe ka pas qen ambasador i komunizmit ne Gjermani...???</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.