Arkiv-Lajme
Moisiu në Preshevë: Beogradi të heqë dorë nga politika antishqiptare, nëse pretendon Bashkimin Europian
“Beogradi të heqë dorë nga politika antishqiptare, nëse pretendon BE-në. Nëse Beogradi i ka harruar këta shqiptarë, ketë nuk duhet ta bëjë Tirana e Prishtina. Prandaj, Shqipëria dhe Kosova duhet të përkujdesen për shqiptarët e Luginës së Preshevës..” . Kështu deklaroi sot në Preshevë ish-presidenti shqiptar Alfred Moisiu. Zoti Moisiu ka mbërritur në Preshevë si pjesë e delegacionit të “Paqes Universale të Këshillit Shqiptar” i përfaqësuar nga personalitete nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Çamëria, për të marrë pjesë në një tubim me moton: “Të jetosh për hir të të tjerëve”.
Pas votimeve, opozita në Maqedoni nuk njeh zgjedhjet
Në Maqedoni në ora 19.00 u mbyllën kutitë e votimit dhe përfundoi votimi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe zgjedhjet presidenciale. Por menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit, partia më e madhe opozitare LSDM (Lidhja Social Demokrate Maqedonase) bëri të ditur se nuk njeh rezultatet zgjedhore, për shkak të manipulimeve dhe mashtrimeve dhe parregullsive. Ndërkaq, është thelluar më tej skandali i manipulimit të votimeve, pasi dyshohet se banorët e Pustecit votuan 2 herë.
Ish-punonjësi i SHISH për shkresën e dyshimeve mbi trafikun e drogës: Ka mangësi, nuk do të doja të isha në vendin e atij që e ka firmosur
Një ish-punonjës i Shërbimit Informativ Shtetëror analizon shkresën e dërguar nga shërbimi sekret për Ministrinë e Mbrojtjes, publikuar pak ditë më parë në media, ku shfaqeshin dyshimet për trafikun e drogës përmes avionëve.
Vuçiç: Bisedimet me Kosovën i udhëheq unë. Nuk iki e as nuk e fus kokën në rërë
Në mbledhjen e përbërjes së re të Kuvendit të Serbisë, të dalë nga zgjedhjet e fundit të parakohshme, kryeministri i zgjedhur Aleksandar Vuçiç, tha se do të jetë ai personalisht që do të udhëheqë bisedimet me Kosovën. Gazeta “Express” në Kosovë njofton se në ekspozenë e tij që zgjati 4 orë, kreu i ri i qeverisë serbe, i ka renditur bisedimet e deritashme me Kosovën si 1 ndër 5 sukseset kryesore që ka arritur qeveria e mëparshme në të cilën mbante postin e zëvendëskryeministrit të parë.
“Transparency International”: Korrupsioni, problem edhe për vetë funksionarët e Bashkimit Europian
Europa është një projektim i madh, një ëndërr e madhe për të ardhmen. Por Europa reale e sotme, ajo e bashkësisë së institucioneve, ka një problem: funksionarët e saj mund të korruptohen lehtësisht ose të influencohen nga lobet. Këtë e pohon një raport i organizatës ndërkombëtare “Transparency International”, sipas të cilit, në shumë raste ka mungesë transparence në procesin legjislativ europian dhe në marrëdhëniet mes institucioneve dhe grupeve të interesit. E mungojnë normat e mjaftueshme kundër rrezikut të korruptimit apo konfliktit të interesit.
Të verbërit që paguajnë për RTSH-në!
Besojeni ose jo, por një i verbër në Shqipëri paguan taksën e Televizionit Publik. Denoncimi vjen nga kryetari i shoqatës së të verbërve Sinan Tafaj, pas disa rasteve të ndodhura në Pogradec. Pa deklaruar shifrat e personave të prekur nga kjo shkelje, Tafaj tregon se gjatë pagesës së faturës së energjisë elektrike, familjarët e të verbërve, por dhe invalidëve të kategorive të tjera, janë detyruar të paguajnë edhe taksën e Televizionit Publik Shqiptar. Kryetari i shoqatës së të verbërve i bën apel kompanisë CEZ të korrigjoje gabimin pasi invalidët janë të përjashtuar nga taksat.
Vatikani shpall shenjtorë, në një ceremoni të rrallë, Papa Gjon Palin II dhe Papa Gjonin e XXIII
Papa Gjon Pali i Dytë dhe Papa Gjoni i 23-të janë shpallur sot shenjtorë në një ceremoni të ndjekur nga miliona besimtarë në Vatikan, por edhe në mbarë botën. Ceremonia është udhëhequr nga Papa Françesku dhe paraardhësi i tij, Papa Benedikti XVI, i cili si rrallëherë pas dorëheqjes nga detyra e Papës ka dalë në publik në cilësinë e “Papës së Nderit”. Ceremonia e shenjtërimit është mbajtur në sheshin e "Shën Pjetrit" dhe në ceremoni ishin të pranishëm afro 150 kardinalë dhe më se 1 mijë peshkopë.
“Mea Culpa” e Qosjes: S’fola kur u dënuan studentët e mi, s'gjeta guximin. Nga dënimet më mbrojti Fadil Hoxha
Pengje për një kohë që nuk kthehet më, pendesa e thellë për marrëdhënien me gruan dhe fëmijët, por edhe mosguximi për të mbrojtur studentët që arrestoheshin zënë vend në ditarët e profesor Rexhep Qosjes. Akademiku rrëfen në “Gazeta Shqiptare”, në intervistë për gazetaren Fatmira Nikolli, përmbajtjen e ditarëve (1966-2014), jep një gjykim për politikën shqiptare sot por edhe u përgjigjet akuzave që i janë bërë rreth arsyeve se pse ai u ka shpëtuar dënimeve.
Pse Tahiri, Gjiknuri, Cani dhe Bushati nuk dorëzojnë mandatin e deputetit? “Panorama” shkruan se shkak janë negociatat që po zhvillohen me 3 kandidate femra
Nisma e Kryeministrit Rama që ministrat të mos mbajnë mandatin e deputetit nuk ka shkuar ende deri në fund. Katër ministra nga më të rëndësishmit e kabinetit qeveritar, Saimir Tahiri, Shkëlqim Cani, Damian Gjiknuri dhe Ditmir Bushati, ende nuk e kanë dorëzuar mandatin e tyre të deputetit, edhe pse kolegët e tyre e dorëzuan brenda një jave, në mesin e muajit dhjetor. Në media nuk kanë munguar arsyetimet dhe argumentimet e ndryshme rreth shkakut se pse 4 ministrat nuk kanë hequr dorë ende nga mandati i deputetit.
“Shqip”: Drejtoreshat 6 muaj më pas
Drejtoresha e Doganave, Elisa Spiropali dhe ajo e Tatimeve, Briseida Shehaj janë kthyer pas 6 muajsh në studion e emisionit “Shqip” në Top Channel. Drejtueset e dy prej institucioneve më të rëndësishme financiare të vendit, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetares Rudina Xhunga, kanë treguar reformimin e bërë në sistemin e doganave dhe tatimeve për të luftuar korrupsionin.