Arkiv-Lajme

Egjipt, një ekip arkeologësh mendojnë se kanë zbuluar një nga imazhet më të hershme të Jezu Krishtit

Postuar në 30 Prill, 2014 15:30

Sekretet e Egjiptit duket se nuk përfundojnë. Së fundmi bëhet fjalë për një zbulim që konsiderohet shumë i rëndësishëm. Një ekip arkeologësh spanjollë mendon se ka zbuluar një imazh nga më të vjetrit të Jezu Krishtit. Zbulimi është bërë në një dhomë të nëndheshme dhe daton mes shekujve të 6 dhe 7 pas erës së re. Vendi i takon një qyteti antik egjiptian, Oxyrhynchus, në pjesën kopte të tij.

Raporti i DASH i vitit 2013 për Terrorizmin. “Shqipërisë i mungon kapaciteti për kontrolle të efektshme”

Postuar në 30 Prill, 2014 14:55

Departamenti amerikan i Shtetit ka publikuar sot raportin e vitit 2013 për Terrorizimin. Në plan të përgjithshëm vlerësohet vullneti i qeverisë shqiptare për të bashkuar përpjekjet në luftën ndaj këtij fenomeni, por sipas DASH, kontributit shqiptar i mungon baza ligjore e vërtetë dhe logjistika. “Qeveria shqiptare i ka dhënë përparësi përpjekjeve të saj kundër narkotikëve dhe i drejton burimet e kufizuara të zbatimit të ligjit dhe sigurisë së kufijve kundër këtij objektivi, më shumë se sa kundër terrorizmit, të cilin e ka parë si kërcënim më pak urgjent.

Shtrëngohet dhënia e gradave.Qeveria përcakton rregullat e funksionimit të komisionit për vlerësimin e titujve akademikë

Postuar në 30 Prill, 2014 14:09

Qeveria ka miratuar sot një vendim përmes të cilit rregullon mënyrën e dhënies së titujve akdemikë. Për këtë qëllim, qeveria ka menduar të ngrejë Komisionin e Vlerësimit të Titujve Akademikë që “funksionon si organ kolegjial vendimmarrës, pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit”.  Pikat e tjera të vendimit janë teknike, por akti ka rëndësi pasi prej kohësh në Shqipëri flitet për një lloj banalizkimi të tiutjve, apo një liberalizëm të tejskajshëm në dhënien e tyre. Po kështu qeveria ka vendosur që të shkarkojë nga detyra e kreut të Qendrës Kombëtare të Artit dhe të Kulturës Frrok Çupin.

Korrupsioni në institucionet e BE-së njeh rritje gjatë vitit 2013. 46 çështje të hapura, të përfshirë edhe eurodeputetë

Postuar në 30 Prill, 2014 13:56

Korrupsioni njeh rritje edhe në institucionet e Bashkimit Europian. Zyra e luftës kundër mashtrimit në BE ka bërë të ditur përmes një raporti se për vitin 2013 numri I rekomandimeve për masa disiplinore është rritur. 24 është numri i rekomandimeve ndërkohë që çështjet e nisura për korrupsion ndaj personelit të BE-së është 46. Giovani Kessler, shefi i zyrës ka bërë të ditur se në shumicën e rasteve janë vetë institucionet e BE-së që kanë nisur hetimin për personelin e tyre. E rëndësishme është se në hetimet e nisura nuk do të përjashtohen edhe eurodeputetë, përveç stafeve teknikë.

Banka e Shqiperise: 2014-ta, vit kthese per ekonomine

Postuar në 30 Prill, 2014 13:09

"Informacioni i ri përmban sinjale se viti 2014 mund të jetë një pikë kthese për aktivitetin ekonomik në vend. Treguesit e rritjes ekonomike, perceptimi i bizneseve dhe ecuria e tregjeve financiare, kanë shfaqur një përmirësim më të shpejtë se pritjet tona.

Kosova në betejën e krijimit të Forcës së Armatosur. Pakicat vënë kushte për votën e tyre

Postuar në 30 Prill, 2014 11:56

Kosova përballet aktualisht me një problem jo të vogël kushtetues që ka të bëjë me krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Kuvendi I saj do të votojë ditën e hënë ndryshimet kushtetuese që mundësojnë krijimin e FAK-ut, por për këtë duhet një shumicë absolute. Një kushtëzim të fortë po bën pakica serbe e cila kundrejt votës për këtë çështje, kërkon që edhe më tej të ruhet përfaqësimi i garantuar për pakicat, që sot është 20 vende, 10 për serbët dhe 10 për pakicat e tjera.

VMRO-DPMNE drejt koalicionit me Menduh Thaçin?! Kërcënon me destabilizim Ali Ahmeti. Gruevski: “Do të përgjigjem në kohën e duhur”

Postuar në 30 Prill, 2014 10:58

Faktori shqiptar në Maqedoni duket se ka marrë një dackë të mirë me zgjedhjet e fundit. Kjo pasi, me zënkat e tyre shpesh të militarizuara, në finale thjesht janë përdorur nga Nikolla Gruevski që me siguri që kësaj radhe i mundi të gjithë; edhe shqiptaërt po e po, por edhe opozitarët sllavë. Mirëpo rezultati që ka dalë nuk u vjen përshtat partive shqiptare, sidomos Bashkimit Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit, meqenëse siç po rrjedhin ngjarjet kjo parti do të rehatohet në opozitë. Dhe Ali Ahmeti, siç raportojnë mediat në Maqedoni, nuk e ka përtypur mirë këtë gjë.

Punësimi, qeveria do të pagujë për një vit sigurimet shoqërore dhe katër paga të gjitha kompanive që do të punësojnë staf të ri

Postuar në 30 Prill, 2014 09:57

Ministria e Mirëqenies Sociale ka organizuar Panairin e Punës, që ka si synim nxitjen e punësimit dhe njohjen e qytetarëve me ofertën e punës në tregun shqiptar. Në Panarinin, që zhvillohet në Pallatin e Kongreseve ka marrë pjesë ministri Erjon Veliaj, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj dhe kreu i Zyrës së Punësimit Genci Kojdhelaj. Nga fjalët e thëna çdo gjë duket shumë mirë. Gjërat po ecin dhe këtë duhet ta shpresojmë të paktën nga shifrat: fondi i punësimit është rritur me 300%, teksa  70 kompani shqiptare dhe të huaja kanë prezantuar mbi 6000 vende të lira pune.

Trafiku i drogës nga ushtria, Arvizu: "Akuza shumë të ulëta”

Postuar në 30 Prill, 2014 08:34

Për trafikun e supozuar të drogës, që sipas opozitës realiozhet përmes infrastrukturës së ushtrisë është prononcuar sot edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu. Top-Channel i ka  drejtuar disa pyetje Arvizusë, i cili nga përgjigjet që jep duket se nuk është dakord me këtë lojë të opozitës demokratike. “Nuk e di nëse kjo histori tashmë është e mbyllur. Unë mendoj se pas disa ditësh kjo çështje ka mbërritur atje ku i takon.

Vdes aktori Bob Hoskins

Postuar në 30 Prill, 2014 07:57

Aktori Bob Hoskins ka vdekur në moshën 71 vjeçare nga pneumonia. Hoskins ishte një profil i spikatur në kinematografi me role shumë të njohura. Është  i njohur për role të tilla si Sanço Pança në filmin “Don Kishoti”, Musolini në filmin “Musolini and I”. Po kështu Hoskins ka realizuar Hrushovin në filmin “Enemy at the gates”, J. Edgar Hoover në “Nixon” apo edhe Ed Valiant në filmin e njohur “Who framed Roger Rabbit”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme