Arkiv-Lajme

Blushi: Të varfrit duan integrimin në BE, ndërsa “izolatrikëve” me pushtet nuk u intereson

Postuar në 02 Maj, 2014 03:29

Ben Blushi gjatë një intervistë për Roland Qafokun në emisionin “Debat” në Channel One flet për fenomenin e “izolatrikët”. Sipas Blushit shumë njerëz me pushtet në Shqipëri nuk e duan integrimin në Bashkimin Evropian pasi rrezikojnë të humbasin postet.

Gjyqtari Gjin Gjoni në “Opinion”: KLD-së i kam kërkuar pezullimin tim. Zotërimi i aksioneve nuk përbën shkelje

Postuar në 01 Maj, 2014 16:20

Anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, gjyqtari Gjin Gjoni, që është kallëzuar nga Inspektoriati i Deklarimit të Pasurive me akuzën se ka fshehur rreth 2.5 milionë euro, deklaron se i ka kërkuar KLD-së pezullimin e tij nga detyra e anëtarit deri në përfundim të hetimeve. Këtë deklaratë, Gjoni e bëri në emisionin “Opinion” përmes linjës telefonike, ndërsa po diskutohej për pasuritë e zyrtarëve, ku nuk u la jashtë vëmendjes edhe rasti i tij.

Becchetti hap "letrat" dhe përgjigjet rreth dyshimeve mbi prejardhjen e parave të tij. Akuzon një deputet se po ngre “thashetheme” për të në korridoret e politikës

Postuar në 01 Maj, 2014 15:29

Sipërmarrësi italian Francesco Becchetti ka zgjedhur të organizojë një emision special në televizionin e tij ”Agon Channel”, për t’u dhënë përgjigje pyetjeve rreth prejardhjes së parave të tij. Referuar asaj çfarë deklaroi vetë biznesmeni italian, në këto vite në Shqipëri ka investuar rreth 200 milion euro.

Parlamenti grek u heq imunitetin katër deputetëve të Agimit të Artë të akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale

Postuar në 01 Maj, 2014 14:11

Parlamenti grek i ka hequr dje imunitetin katër deputetëve të Agimit të Artë, Antonis Gregos, Polyvios Zisimopoulos, Artemis Mattheopoulos dhe KostasBarbaroussis. Arsye për këtë masë është fakti se këta deputetë përballen aktualisht me akuzat e pjesëmarrjes në organizatë kriminale. Gazeta “To Vima” bën me dije se zëdhënësi i Agimit të Artë, Ilias Kasidiaris shkoi në parlament ku ka bërë të njohur një letër që sipas tij është hartuar nga “një gjykatës grek”, por pa emër konkret, e në të cilën argumentohej se “ka ndërhyrje të qarta në vendimmarrjen e drejtësisë”.

Spartak Braho: “Nuk ka tërheqje nga hetimi i SHISH-it. Nga ky institucion ka rrjedhje informacioni”

Postuar në 01 Maj, 2014 12:56

Kreu i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Spartak Braho është shprehur sot në një prononcim për “Albanian Screen” se hetimi për Shërbimin Informativ Shtetëror do të vazhdojë. Braho ka akuzuar madje se nga ky institucion ka rrjedhje të informacionit duke iu referuar deklaratave të ish-ministrit të Brendshëm, Falmur Noka. “Ka patur rrjedhje dhe këtë e di shumë mirë, për këtë jam edhe dëshmitarë edhe i faktit se vetë institucioni i SHISH-it është një nga burimet e rrjedhjes së informacionit në të cilën vet kryetari i këtij institucioni e ka pohuar.

Një rrëfim nga lufta e Sirisë. Një i ri kosovar i intervistuar nga “Express”: “Lufta e Kosovës, lojë në krahasim me atë që po ndodh në Siri”

Postuar në 01 Maj, 2014 11:58

Gazeta “Express” ka intervistuar një shqiptar të Kosovës I cili ka qenë në luftën e  Sirisë. Siç shkruan gazeta, ai nuk ka dëshiruar të japë emrin dhe foton, por ka treguar për luftën e atjeshme, të cilën për ta kuptuar e ka krahasuar me luftën e Kosovës. “Lufta e Kosovës është lojë karshi asaj që po ndodh në Siri”, shprehet muxhahedini. I riu, i cili ka punuar më parë kamarier, shpjegon edhe arsyet e shkuarjes në luftëm, ndonëse nuk është një besimtar i rregullt dhe se “as me këta mjekrrat nuk kam ndejt”. “Si kamerier kam pasur kohë të lirë shpesh edhe kam hy në internet.

Rikthehet biblioteka e Sarajevës. Hapja më 9 maj, ditën e Europës

Postuar në 01 Maj, 2014 10:11

Biblioteka e Sarajevës do të rihapet më 9 maj të këtij viti. Duket se është rezervuar dita e Europës për të risjellë në jetë një insitucion kaq të rëndësishëm që simbolizonte dikur në formën e një pasurie madhore, Bosnjen multietnike dhe historinë e përbashkët. Biblioteka e vjetër u shkatërrua në gusht të vitit 1992 nga serbët, të cilët në tri ditë i dhanë fund përgjithnjë një pasurie shumë të madhe: 2 milionë vepra, librta të rrallë, dorëshkrime, inkunabula.

Shifrat e OKB-së: 9 mijë fëmijë pjesë e palëve ndërluftuese në Sudanin e Jugut. 6 mijë të tjerë, pjesë e trupave ushtarake në Afrikën Qendrore

Postuar në 01 Maj, 2014 10:05

OKB-ja ka dhë në alarmin për Sudanin e Jugut, një shtet të cilin ka deklaruar se ndodhet në buzë të katastrofës. Ndërkohë sipas komsarit të OKB-së për të drejtat e njeriut, Navi Pillay në Sudanin e Jugut janë të përfshirë në forcat ndërluftuese edhe 9 mijë fëmijë. Dhe rekrutimi bëhet si nga forcat qeveritare të presidentit Salva Kiir ashtu edhe nga milicët e ish-zëvendësit të tij, Riek Machar.

1 maj, proteston verbalisht Partia Demokratike

Postuar në 01 Maj, 2014 09:31

“Kujtuam se paradat e 1 majit morën fund, por shihet se kanë rilindur me panairet e “punësimit”. Ky 1 maj e gjen Shqipërinë në ditën më të vështirë përsa i përket punësimit.

Kriza në Ukrainë, ministri i Jashtëm Deshchytsia: “Rusia planifikon ndërhyrjen ushtarake”. Në Kiev ndalohet atasheu rus për spiunazh

Postuar në 01 Maj, 2014 09:03

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Deshchytsia ka deklaruar për “Al Jazeera” se Rusia po planifikon ndërhyrjen ushtarake të mirëfilltë në rajonet lindore të Ukrainës. Sipas tij, situar në këto rajone, po nxitet nga zbulimi rus, përmes njerëzve të infiltruar që shantazhojnë qytetarët për të krijuar përshtypjen se popullsia është proruse dhe se represioni i Kievit është ai që prodhon krizën. “Ata dëshirojnë të destabilizojnë Ukrainën. Nëse nuk do ta arrijnë këtë, ata do të duan të aneksojnë pjesë të Ukrainës përmes një ndërhyrjeje direkte ushtarake”, tha ministri i Jashtëm i Ukrainës.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme