Arkiv-Lajme
Biseda me tifozin "ultras" shkakton polemika të forta në Itali. Media italiane: Tifozi, djali i një kamorristi. Shteti nuk mund të negociojë
Disa imazhe para ndeshjes mes Fiorentinës dhe Napolit po shkaktojnë polemika të forta në Itali. Para ndeshjes, që mediat italiane po e cilësojnë si “finale të turpshme”, ka pasur përplasje të forta mes tifozerive ndërsa një person ka mbetur i plagosur rëndë. Por ajo që ka shkaktuar më shumë debat kanë qenë fakti se për të nisur ndeshja, janë nevojitur disa “konsultime” me kreun e tifozëve ultras të skuadrës së Napolit që quhet Gennaro De Tommaso. Ky i fundit është djali i një eksponenti të njohur të rrjetit mafioz "Kamorra" në Itali, ndaj edhe kjo ka nxitur polemika të forta.
Zerina, shkodrania finaliste e Miss Universit
Ajo është e gjatë. Ajo është e bukur, ajo është Zerina Derveni. Në faqen zyrtare të Miss Universe Kanada, ajo është konsideruar si një nga 20 vajzat më të bukura të Universit. Ajo rrëfen për gazetën “Shekulli” se është shkodrane dhe se nuk do ta mohojë kurrë origjinën e saj edhe pse është rritur mes tri shteteve të ndryshme. Ambicia e saj më e madhe është të triumfojë në këtë edicion të Miss Universe dhe të bëhet një farë ambasadoreje ndryshe e Shqipërisë.
Manifesti maqedonas: BDI të njohë presidentin Ivanov!
Një grup intelektualësh maqedonas, të njohur si "Manifesti maqedonas", kanë dalë me një deklaratë kundër Bashkimit Demokratik për Integrim. Agjencitë maqedonase të lajmeve si “Zhurnal”, “Portalb” dhe “Almakos” raportojnë që ata thonë se BDI nuk mund të injorojë 535 mijë votat që mori Ivanovi.
Ky grup ka apeluar, duke thënë se nëse BDI nuk e njeh legjitimitetin e presidentit Gjorgje Ivanov, atëherë kjo forcë politike nuk duhet të përfshihet në qeverisje.
k.k
Bashkim Hoxha zyrtarizon largimin nga “News 24”: Tërhiqem nga “Koha për t’u zgjuar”
Themeluesi dhe prezantuesi i emisionit të njohur të mëngjesit “Koha për t’u zgjuar“, Bashkim Hoxha deklaron largimin nga televizioni. Mungesa e tij për disa ditë në mëngjesin e “News24” ka ngjallur interes, çka ka sjellë edhe konfirmimin zyrtar nga ana e gazetarit të njohur.
Kush do të jetë ambasadori i ri shqiptar në Uashington? “Panorama” shkruan se kandidatura do të jetë “gati tronditëse” për publikun
"Qeveria do të paraqesë shumë shpejt publikisht ambasadorin e ri shqiptar në Uashington". Kështu shkruan sot në “Panorama” Jorgji Qirjako, i cili i referohet burimeve diplomatike. Ambasadorit aktual në Uashington po i mbaron mandati dhe administrata e re ka shqyrtuar 2 kandidatura.
"Telegrafi": Nesër vendoset për datën e zgjedhjeve?
Liderët e partive politike, nesër do të takohen për të diskutuar për datën e zgjedhjeve të parakohshme, të cilat është paralajmëruar se do të mbahen në qershor.
Sipas të gjitha gjasave data e mbajtjes së zgjedhjeve do të jetë 8 qershori. Kjo pasi në takimin e fundit të liderëve me ambasadoren amerikane, Thaçi e Mustafa janë pajtuar me këtë datë, megjithatë kjo pritet të vendoset nesër. Ndryshe, ka edhe data të tjera që janë përmendur për muajin qershor. /Telegrafi/
Obama ironizon: “Nobel” për Putinin? Sot po ia japin kujtdo atë çmim...
Presidenti amerikan Barack Obama ka shfrytëzuar darkën e përvitshme me korrespondentët e Shtëpisë së Bardhë, për të hedhur batuta për kundërshtarët e tij politikë dhe për presidentin e Rusisë Vladimir Putin.
“Vitin e kaluar, Pat Buchanan tha se Putin po shkonte drejt çmimit Nobel për Paqe. Të them të drejtën, ata mund t’ia japin kujtdo atë çmim këto ditë, kështu që edhe mund të ndodhë”, tha ai. Obama është nderuar me këtë çmim në vitin 2009, kur ishte kandiduar për Nobelin, pas jo më shumë se 2 javësh në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Pas replikave publike, “Tribuna” publikon foton e vilës së kryeparlamentarit dhe shkruan: Pacolli e Krasniqi, dikur ishin shokë shkolle
Zëvëndëskryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli dhe kryeparlamentari Jakup Krasniqi, prej ditësh janë përfshirë në polemika publike, duke hedhur e pritur akuza dhe sfida. “Tribuna” shkruan sot se dy zyrtarët e lartë të Kosovës kanë qenë dikur shokë shkolle në gjimnaz. Aktualisht, ata duan të bëjnë një shkëmbim ekonomik pas akuzave për njëri-tjetrin, shkëmbim nga i cili do të përfitonin të varfërit.
“GSH”: Dhëndri i Berishës hyn në politikën aktive
Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit, Sali Berisha, hyn në politikën aktive. “Gazeta Shqiptare” shkruan se ai është një nga rreth 40 koordinatorët e Partisë Demokratike që do të monitorojnë procesin e regjistrit të ri të anëtarëve demokratë për kryeqytetin si dhe do organizojnë zgjedhjet në grup seksionet.
Gjashtë letrat e Xhulio Andreotit
“Nuk kisha menduar kurrë të shkruaja diçka për t’u lexuar post mortem, por ngjarjet e këtyre javëve të fundit, që e kanë ekspozuar shumë sigurinë tonë, më shtyjnë që ta bëj një gjë të tillë”. Fjalia është shkëputur nga një prej letrave që ish-kryeministri i Italisë, Xhulio Andreoti i ka dërguar familjarëve të vet më 10 prill të vitit 1978, në ditën e 26-të nga rrëmbimi i Aldo Moros. “Avvenire” zbulon këtë fakt interesant për Andreotin, pra shkrimin e letrave, të cilat janë hapur pas vdekjes nga fëmijet e tij.