Pas replikave publike, “Tribuna” publikon foton e vilës së kryeparlamentarit dhe shkruan: Pacolli e Krasniqi, dikur ishin shokë shkolle

Postuar në 04 Maj, 2014 03:44

Zëvëndëskryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli dhe kryeparlamentari Jakup Krasniqi, prej ditësh janë përfshirë në polemika publike, duke hedhur e pritur akuza dhe sfida. “Tribuna” shkruan sot se dy zyrtarët e lartë të Kosovës kanë qenë dikur shokë shkolle në gjimnaz. Aktualisht, ata duan të bëjnë një shkëmbim ekonomik pas akuzave për njëri-tjetrin, shkëmbim nga i cili do të përfitonin të varfërit. 

Debatet dhe akuzat mes zëvëndëskryeministrit dhe kryeparlamentarit nisën pak ditë më parë pasi Krasniqi akuzoi Pacollin se ka blerë votat për t’u zgjedhur President ndërsa ky i fundit hodhi dyshime mbi vilën e kryeparlamentarit, që e vlerësoi me 1 milion euro. Në kundërpërgjigje, Krasniqi tha se është i gatshëm t’ia shesë vilën zëvëndëskryeministrit dhe nga shuma 1 milion euro, vetëm 400 mijë do t’i mbajë për vetë ndërsa pjesa tjetër do t’u shpërndahet të varfërve.

Gazeta “Tribuna” ka publikuar edhe një foto të vilës për të cilën dy zyrtarët e lartë të Kosovës po replikojnë. Replikat publike pritet të vazhdojnë ndërsa mbetet për t’u parë nëse dy shokët e dikurshëm të shkollës së mesme, do t’i finalizojnë ato me një kontratë shitblerjeje.

k.k 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.