Bashkim Hoxha zyrtarizon largimin nga “News 24”: Tërhiqem nga “Koha për t’u zgjuar”

Postuar në 04 Maj, 2014 07:17

Themeluesi dhe prezantuesi i emisionit të njohur të mëngjesit “Koha për t’u zgjuar“, Bashkim Hoxha deklaron largimin nga televizioni. Mungesa e tij për disa ditë në mëngjesin e “News24” ka ngjallur interes, çka ka sjellë edhe konfirmimin zyrtar nga ana e gazetarit të njohur. 

“Miq, në përgjigje të interesimit tuaj më duhet t'ju them se pas 17 vjet çdo mëngjes në ekran, e pashë të arsyeshme të tërhiqem nga “Koha për t'u zgjuar”. Kemi ndarë bashkë vlera qytetarie në një kohë të trazuar e të lodhshme. Do jemi sërish bashkë në komunikime të tjera qytetarie dhe përmes krijimtarisë artistike. Besoj në mirëkuptimin tuaj” shkruan Hoxha në rrjetin social Facebook.

Emisioni i drejtuar nga Hoxha nisi transmetimin në mars të vitit 1997 në televizionin “Teuta” në Durrës, ndërsa vendi ishte i përfshirë nga trazirat. Ky emision u bë tej mase i njohur, duke u kthyer në një hapësirë ku qytetarët, jo vetëm njiheshin me titujt e gazetave, por përmes telefonatave shprehnin edhe shqetësimet e tyre. Kjo praktikë vijoi për vite me radhë, në emisionin që mund të cilësohet si më jetëgjati në Shqipëri.  Gazeta “Durrës Lajm” shkruan se Hoxha pritet të emërohet ambasador në një prej vendeve skandinave.

Për më shumë:http://durreslajm.com/gossip/bashkim-hoxha-tani-%E2%80%9Ckoha-p%C3%ABr-ikur%E2%80%9D-n%C3%AB-skandinavi

k.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.