Zerina, shkodrania finaliste e Miss Universit

Ajo është e gjatë. Ajo është e bukur, ajo është Zerina Derveni. Në faqen zyrtare të Miss Universe Kanada, ajo është konsideruar si një nga 20 vajzat më të bukura të Universit. Ajo rrëfen për gazetën “Shekulli” se është shkodrane dhe se nuk do ta mohojë kurrë origjinën e saj edhe pse është rritur mes tri shteteve të ndryshme. Ambicia e saj më e madhe është të triumfojë në këtë edicion të Miss Universe dhe të bëhet një farë ambasadoreje ndryshe e Shqipërisë. Në bisedën që realizuam me të kuptojmë se ajo është një shkodrane krenare për origjinën e saj dhe se po përqiqet shumë që me anë të triumfit në këtë kompeticion të luftojë për të ngritur imazhin e vendit të saj, Shqipërisë. Ndaj edhe në këtë pjesë të intervistës, ajo dëshiron që të ftojë të gjithë shqiptarët që të votojnë për të në faqen zyrtare të Miss Universe, që këtë vit zhvillohet në Kanada.
Çfarë marrëdhënieje keni ju me Shqipërinë?
Unë kam lindur në qytetin e mrekullueshëm të Shkodrës. Dhe jam shumë patriote. Kam kaluar vitet e para të jetës sime në Shqipëri dhe ato vite kanë qenë shumë formuese për mua. Nuk e kam mohuar asnjëherë origjinën time, madje mendoj se kjo eksperiencë në Miss Universe do të më kthejë në një ambasadore të Shqipërisë në Kanada. Shpresoj që të fitoj.
A kemi mundësi ne që të ndihmojmë të triumfosh?
Po. Unë do të isha shumë e lumtur nëse do të kisha mbështetjen e bashkësisë sime të mrekullueshme shqiptare. Do të doja pafund që nëpërmjet kësaj interviste të lëshoj thirrje për të gjithë shqiptarët. Dua që të gjithë bashkëkombësit e mi të më votojnë. Dhe këtë mund ta bëjnë në faqen zyrtare të Miss Universe Canada, ekzaktësisht në http://missuniversecanada.ca/vote-for-your-favorite/ duke kontribuuar kështu për një shqiptare.
Cili është personazhi më me influencë në jetën tënde? Përjashtojmë këtu prindërit e tu...
Përveç prindërve të mi një emër që do të thotë shumë për mua është Nënë Tereza. Ajo është shumë e rëndësishme për mua. Është pjesë e jetës sime dhe thëniet e saj kanë ndikuar në karakterin tim.
Pse pikërisht Nënë Tereza?
Ajo ishte një ikonë e shërbimit për të gjithë ata njerëz që kishin nevojë për të. Nënë Tereza ia kushtoi jetën e saj të varfërve dhe atyre që kishin nevojë shëndetësore për të . Për të gjithë të fëmijët dhe familjet e varfra ajo u kthye në një nënë që përkujdesej për ta. Perspektiva e saj mbi jetën më ka mësuar mua se “dashuria nuk mund të mbetet tek vetja, sepse nuk ka kuptim. Dashuria duhet të jetë në aksion, të lëvizë sepse lëvizja është shërbim dhe ndihmë”. Dhe këtë e ka thënë Nënë Tereza.
Si ka qenë fëmijëria juaj?
Jam rritur në Shqipëri. Në fakt, mbaj mend që lëvizjet e familjes sime kanë ndikuar që unë të takoj shumë njerëz e të bëj shumë miq. Jam rritur në një familje ku të gjithë e mbështesin njëri-tjetrin dhe me dashuri të madhe madje. Ajo që kujtoj me shumë kënaqësi nga fëmijëria ime janë shqëtitjet me biçikletë që bëja me vëllain tim. Shkodra është qyteti i biçikletave. Mendoj se duhet t’i falënderoj prindërit që më kanë lejuar të bëj që në fëmijëri një jetë aktive. Besoj se kjo më ka bërë kjo që jam sot, një vajzë aktive dhe me respekt për punë dhe vendimet që duhen marrë individualisht.
Për më shumë: http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=46395&kat=104
Comments
Pse nuk i bashkohesh

Pse nuk i bashkohesh keshillit te ''Zojes se mire'' moj Zerina? Vetem keshtu sebashku me motrat murgesha te nen Terezes do te arrish te behesh sa gjysma e saj, te pakten. Mbi te gjitha nena qe ti permend nuk e kish shume qejf paraden e misseve. Parada ku ti je futur nuk ofron aspak bamerise per te vrferit por ''bamiresi'' per joshjen e epsheve.

Ah mor Epirot, nuk t'u durua

Ah mor Epirot, nuk t'u durua pa e leshuar glasen edhe kete rradhe. Po ku e ke pare, apo lexuar ti mer ziliqar, qe cilado qe rrespekton, a nderon, a admiron Nene Terezen, duhet pa tjeter te behet murgeshe. Pastaj, pa ate epshin qe thua ti, edhe zotrote nuk do te kishe ardhur ne kete Bote, per te ndotur gjithandej e ku te mundesh.

Hajt, shko tek linku dhe jepja voten vajzes shqiptare, ne je ndopak shqiptar......

Epiroti, Paske nje mal me

Epiroti,

Paske nje mal me paragjykime zotrote edhe pse ne traditen e krishtere shembelltyrat nuk mungojne.

Sipas teje bamiresine e bejne vetem njerezit qe ia dedikojne jeten zotit. Po besimtaret e thjeshte, pavaresisht nga profesioni, nuk paskan te drejte bamiresie?

Po te ndjekim arsyetimin tend, bankieri nuk duhet te beje bamiresi se vjedh, tregetari sepse spekullon, politikani sepse korrupton, avokati sepse mbron shkelesit e ligjit e keshtu me radhe...

Ti bje vete brenda me kembet

Ti bje vete brenda me kembet e tua sepse spekulluesi, i korruptuari dhe mbrojtesi i atyre qe shkelin ligjin ne Bibel jane te gjithe njerez te Satanit. Sikur te ishte ashtu sic thua ti, edhe murgeshat do te benin sfilate mode per te argetuar te varferit.

Add new comment