Arkiv-Lajme

Nipi 26 vjeçar i Alistair Campbell-it, këshilltar i kryeministrit Rama, thotë Balkan Insight

Postuar në 05 Maj, 2014 08:16

Agjencia BIRN njofton se nipi i Alistair Campbell-it, 26 vjeçari James Naish i diplomuar në Oxford, është punësuar si këshilltar për zyrën e kryeministrit Edi Rama në shtator, pasi Partia Socialiste mori pushtetin.

Shamku-Shkreli kundër letrës së hapur të gjuhëtarëve për Ramën: Një shpërfaqje vulgare

Postuar në 05 Maj, 2014 07:20

Për gjuhëtaren Ledi Shamku Shkreli, letra e hapur e disa gjuhëtarëve dhe historinëve në adresë të kryeministrit Edi Rama për mbrojtjen e gjuhës shqipe, i ngjan kërkesës që gjuhëtari rus Lisenko i bëri Stalinit. Në një reagim të botuar edhe tek siti i gazetës Tema, (titulluar “Farsa e profesorëve postkomunistë”) ajo e quan këtë letër një “shpërfaqje vulgare” të disa firmatarëve, që kërkojnë prej Ramës të mbajë ndaj gjuhësisë dhe shkencës në përgjithësi, qëndrime të ngjashme me ato të Benito Musolinit, apo Enver Hoxhës më vonë.

Luftime të ashpra pranë Slavianskut, ministri i Brendshëm ukrainas flet për viktima

Postuar në 05 Maj, 2014 06:27

Luftime intensive u zhvilluan sot në mëngjes pranë Slavianskut dhe mendohet të ketë të vdekur, njoftoi ministri i Brendshëm, Arsen Avakov në afërsi të zonës së luftimeve. Interfax-Ukraine citon ministrin, që ndodhej në një pikë kontrolli, rreth gjashtë kilometra nga vendi i luftimeve, se gjasat janë që edhe kampi ukrainas të ketë pasur viktima. Një njësi speciale antiterror ukrainase u zu në pritë nga grupe të armatosura separatistësh dhe luftimet i janë afruar gjithnjë e më shumë qytetit.

5 Maji, homazhe nga Rama e Meta në Varrezat e Dëshmorëve. Garda ndalon PKSH-në me portetin e diktatorit

Postuar në 05 Maj, 2014 05:02

Pranë memorialit “Nënë Shqipëri”, te Varrezat e Dëshmorëve krerët e politikës zhvilluan homazhe në nderim të Dëshmorëve të Atdheut. Mazhoranca e opozita nuk u bashkuan as në këtë herë, duke zhvilluar homazhe të ndara. Asnjë përfaqësues i opozitës nuk merrte pjesë në ceremoninë zyrtare. U vu re edhe mungesa e Kreut të Shtetit, Bujar Nishani, i cili ka zhvilluar homazhe në memorialin e dëshmorit Feti Vogli, në Baldushk.

Ndërron jetë në moshën 82 vjeçare përkthyesi e shkrimtari Amik Kasoruho

Postuar në 05 Maj, 2014 04:22

Shkrimtari dhe përkthyesi Amik Kasoruho ka ndërruar jetë sot në Tiranë në moshën 82 vjeçare. I persekutuar dhe internuar vazhdimisht gjatë diktaturës komuniste e cila i ekzekutoi të atin në vitin 1951, Kasoruho kompensoi kohën e humbur duke u marrë me shkrime e përkthime në periudhën 1990-2009 kur jetoi në Itali. Njohës i disa gjuhëve të huaja, ai ka sjellë në shqip mbi 60 vepra të autorëve të huaj dhe ka përkthyer mbi 10 autorë shqiptarë në gjuhë të huaj. Së fundi Amik Kasruho ishte këshilltar në Presidencë.

 a.k

Ndotje masive e ujit të pijshëm, Tirana dhe gjashtë qytete të tjera jashtë standardit

Postuar në 05 Maj, 2014 04:12

Shtypi sot i ka kushtuar vëmendje infektimit masiv që ka rezultuar pas analizave në ujin e konsumit publik.

Ish shefi i Antidrogës, nën hetim jo vetëm për trafik droge por edhe njerëzish

Postuar në 05 Maj, 2014 02:48

Ish Shefi i seksionit të Antidrogës në Policinë e Fierit, i arrestuar me gjashtë të tjerë dy ditë më parë, nën akuzën e trafikut të narkotikëve, do të hetohen edhe për trafik klandestinësh, thotë Gazeta Shqiptare. Dritan Zagani dhe gjashtë të arrestuarit e tjerë dyshohen edhe për trafik klandestinësh, dhe sipas policisë, dyshohet se kanë trafikuar njerëz nga Greqia në Shqipëri, me destinacion drejt Malit të Zi dhe Italisë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e dyshimeve për trafik klandestinësh nga të arrestuarit.

“Top Story”, çfarë po ndodh me opozitën?

Postuar në 05 Maj, 2014 02:29

Partia Demokratike në opozitë dhe statusi i liderit të saj, ende i diskutuar mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, ka qenë në qendër të kësaj të enjteje në emisionin “Top Story” në Top Channel.  Analistë dhe anëtarë e ish-anëtarë të asaj që aktualisht është partia më të madhe e opozitës kanë dhënë mendimet e tyre për aktivitetin e saj në Parlament, si dhe për rolin e kryetarit zyrtar të saj.

Vasjari: Bashës iu trashëgua pushteti

Kadare: Duhet të mbrojmë gjuhën shqipe nga gjysmë shkrimtarët, shkrimtarët mediokër, krahinaristët ...

Postuar në 04 Maj, 2014 14:33

Pas një dreke me Ismail Kadarenë të nesërmen e ditës, kur RD-ja ka publikuar një shkrim kundër tij, Mero Baze është ulur e ka shkruar një artikull të ngritur mbi mbresat nga ajo drekë. Baze e fillon me një shqetësim të Kadaresë lidhur me një shumëkatësh që po i ngrihet ngjitur me apartamentin e tij në ‘Sky Tower’, duke i bllokuar pamjen nga Dajti, dhe më pas hidhet tek disa momente të tjera të bisedës.

Mustafa konfirmon: Do votojmë shpërndarjen e Parlamentit, Kosova në zgjedhje të parakohshme

Postuar në 04 Maj, 2014 13:14

Kuvendi i Kosovës do të shpërndahet për t’i hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme. Ky fakt është konfirmuar nga kreu i LDK-së Isa Mustafa. “LDK dhe unë presim që partitë tjera politike të mbështesin shpërndarjen e menjëhershme të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe një datë konsensuale për mbajtjen e zgjedhjeve të parakoshme parlamentare.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme