Ish shefi i Antidrogës, nën hetim jo vetëm për trafik droge por edhe njerëzish

Postuar në 05 Maj, 2014 02:48

Ish Shefi i seksionit të Antidrogës në Policinë e Fierit, i arrestuar me gjashtë të tjerë dy ditë më parë, nën akuzën e trafikut të narkotikëve, do të hetohen edhe për trafik klandestinësh, thotë Gazeta Shqiptare. Dritan Zagani dhe gjashtë të arrestuarit e tjerë dyshohen edhe për trafik klandestinësh, dhe sipas policisë, dyshohet se kanë trafikuar njerëz nga Greqia në Shqipëri, me destinacion drejt Malit të Zi dhe Italisë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e dyshimeve për trafik klandestinësh nga të arrestuarit. Ndërkohë, burime nga prokuroria sqa-rojnë se Zagani do të hetohet për të gjitha operacionit në të cilat ai ka marrë pjesë, që nga dita e emërimit të tij deri në ditën e arrestimit. Sipas organit të akuzës, e vetmja arsye pse do bëhet kjo është për të parë nëse ka pasur operacione të tjera, ku Zagani nuk ka vënë në dijeni eprorët e tij, si në rastin e operacionit për trafikimin e drogës. Ndërkohë, vijojnë kërkimet për kapjen e një tjetër personi të dyshuar si bashkëpunëtor në kryerjen e veprës penale të "trafikut të narkotikëve". 
 

Lexoni më shumë: http://www.balkanweb.com/kryesore/1/shefi-i-arrestuar-i-antidroges-dyshohet-edhe-per-trafik-klandestinesh-187147.html

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.