Arkiv-Lajme

Meta: E kam të vështirë të shkoj në Çorovodë

Postuar në 02 Maj, 2014 10:12

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta gjatë vizitës në “Panairin e Punësimit 2014”, ka folur për zgjidhje e çështjes së punësimit në qytetet e jugut dhe veriut të vendit. Këtu ai foli edhe për vendlindjen e tij që siç tha sa herë që shkon atje e ka të vështirë pasi njerëzit i shkojnë tek shtëpia për t’i kërkuar punë.

 “Gjithmonë e kam pasur mjaft të vështirë të shkoj në Çorovodë, andej nga unë vij, sepse sa herë që unë shkoj atje, në mëngjes tek shtëpia më vijnë shumë gra sidomos, që kërkojnë një punë dhe dihet që vendet e punës janë mjaft të kufizuara”, tha Meta.

Papulias: Ligji i luftës? Ne kemi strehuar 1 milion shqiptarë që mbajnë buxhetin e Shqipërisë

Postuar në 02 Maj, 2014 09:42

Presidenti i Greqisë, Karolos Papulias ka nisur sot një vizitë zyrtare në Zvicër, që është vizita e parë e një presidenti grek në Zvicër që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve 119 vite më parë.

Gjatë konferencës për shtyp me presidentin dhe ministrin e Jashtëm të Zvicrës, Didier Burkhalter, presidenti grek është pyetur dhe për marrëdhëniet e Greqisë me Shqipërinë dhe Kosovën. Ndryshe nga deklarata standarde dhe shabllone gjatë vizitave reciproke të zyrtarëve shqiptarë në Athinë dhe anasjelltas, kur zyrtarët grekë vijnë në Tiranë, Papoulias ka folur hapur.

Reforma territoriale, mazhoranca “kërcënon” me referendum opozitën

Postuar në 02 Maj, 2014 09:01

Reforma territoriale duket se do të ketë fatin e tre ligjeve të kërkuara për statusin kandidat. Por, në një kohë kur mazhoranca e djeshme nuk i kishte 3/5 e votave, mazhoranca aktuale ka numrin e nevojshëm në parlament për të miratuar një reformë të tillë

Nga ana tjetër, bashkëshryetari i Komisionit Parlamentar për Reformë Territoriale, Bashkim Fino shprehet se miratimi i kësaj reformo mund të hidhet dhe në referendum.

Sondazhi, 80% e shqiptarëve thonë se u kërkohen favore seksuale në punë

Postuar në 02 Maj, 2014 07:25

80% e shqiptarëve e konsiderojnë mjaft të përhapur fenomenin e kërkimit të favoreve seksuale në punë.  Një sondazh i kryer nga Instituti EUNACAL mbi tregun e punësimit në Evropën Juglindore, përgjatë të cilit u intervistuan 7.555 persona në këtë rajon.

Shkrimi i gazetarit Ilir Mborja lidhur me rrugën "kryepiskopi Anastas" komentohet në shtypin grek

Postuar në 02 Maj, 2014 06:55

Gazeta greke "DRAGOUMANOS" më 30 prill, 2014, në faqen e saj të lajmeve dhe të komenteve shkruan:
"Kundërshtime për emërtimin e rrugës me emrin e Anastasit të Shqipërisë". Gazeta shqiptare "Shekulli", aktualisht proqeveritare, botoi një shkrim nga bashkëpuntori i saj,
Ilir Mborja, që e kundërshton emërtimin e rrugës në Korçë me emrin e Kryepeshkopit të Tiranës dhe Shqipërisë, Anastas.

Thaçi takon Jahjagën, diskutohet mundësia e mbajtjes së zgjedhjeve më 8 qershor

Postuar në 02 Maj, 2014 06:19

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është takuar me kryeministrin Hashim Thaçin, ku kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, si dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Interpol shpall në kërkim ndërkombëtar katër xhihadistët shqiptarë

Postuar në 02 Maj, 2014 05:59

Interpol Tirana ka ekzekutuar vendimin e dhënë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për kërkimin ndërkombëtar të katër xhihadistëve shqiptarë në Siri duke i shpallur ata në kërkim ndërkombëtar.

Almir Daci 31 vjeç, Shkelzen Dumani 38, Mehdi Manallari 70, rezultojnë me të dhënat e tyre në serverin e internpol.int, ndërsa Shyqyri Kaca nuk rezulton (kjo mund të jetë një problem teknik ose emri i tij është shkruar ndryshe).

Grabiti supermarketin, arrestohet brenda pak orësh 30-vjeçari

Postuar në 02 Maj, 2014 03:58

Një 30-vjeçar, i cili mbrëmjen e djeshme grabiti një supermarket në Durrës është arrestuar pak orë pas grabitjes. Pamjet filmike të kamerave të sigurisë dhe përshkrimi i punonjës së kasës kanë çuar në pranga autorin e dyshuar të grabitjes me armë.

Presidenti i LA Clippers detyrohet të shesë ekipin

Postuar në 02 Maj, 2014 03:51

Shoqata e presidentëve ekipeve të basketbollit në SHBA kanë rënë dakord që të detyrojnë presidentin e LA Clippers që të shesë ekipin pas deklaratës së tij raciste.

Presidenti i ekipit të NBA-së, Donald Sterling është përjashtuar nga ky sport për gjithë jetën pasi u regjistrua duke bërë deklarata raciste.

10 anëtarët e shoqatës së presidente votuan unanimisht një gjë të tillë. Fill pas lajmit një numër i madh i personaliteteve të njohura kanë shprehur interes për të blerë ekipin e LA Clippers. Mes tyre janë Oprah Winfrey.

Kodheli: Ka prova bindëse që SHIU është përdorur për të përgjuar opozitën dhe diplomatët e huaj

Postuar në 02 Maj, 2014 03:38

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, gjatë intervistës në Top Channel emisionin “Top Story” të gazetarit Sokol Balla, ka drejtuar akuza të forta ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami. Kodheli theksoi se, "Ekzistojnë prova bindëse që Shërbimi Informativ i Ushtrisë është përdorur për të përgjuar opozitën dhe diplomatët e huaj në mënyrë krejtësisht të paligjshme dhe anti-kushtetuese". Ministrja ka folur për akuzat ndaj ushtrisë për trafik droge, për përplasjet me Presidentin e Republikës dhe projektligjin e ri për Forcat e Armatosura.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme