Arkiv-Lajme
“Zëri” publikon foto të rralla të gjyqit të Avni Rustemit
Gazeta “Zëri” në Kosovë ka publikuar pak ditë më parë foto të rralla të gjyqit të zhvilluar ndaj Avni Rustemit. Foto janë të datës 29 nëntor të vitit 1920 dhe janë shkrepur nga Flamur Maxharri. “Zeri” i shoqëron fotot me një shkrim të plotë dhe jetëshkrim politik të Rustemit që duhet thënë se ka qenë për një kohë të gjatë një nga mitet e historisë politike shqiptare.
s.z
Raporti i FH për lirinë e shtypit. Shqipëria pjesërisht e lirë, por kështu është i gjithë Ballkani dhe Italia
Freedom House publikoi sot raportin e lirisë së shtypit për vitin 2014. Në terma të përgjithshëm liria është përkeqësuar; 1 në 7 njerëz në botë jetojnë në një vend me liri të medias. Behet e ditur se Shqipëria ka rënie me një vend në lirinë e saj të medias, por duket se ky fakt nuk ngreë peshë në kuadrin e përgjithshëm. Kjo pasi kategorizimi për Shqipërinë është ai i një vendi me liri të pjesshme të medias, e ku bën pjesë i gjithë Ballkani, përfshi Greqinë. Një vend i tillë klasifikiohet edhe Italia. Vene të lira renditen vendet anglo-saksone dhe Perëndimi i Europës.
Bushati takon zv. Sekretarin e Shtetit William Burns. “Angazhimi i SHBA-ve është i një rëndësie jetike për sigurinë dhe konsolidimin demokratik të rajonit”
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka zhvilluar në SHBA një takim me zv.sekretarin e Departamentit të Shtetit, William Burns. Siç raportohet nga Ministria e Jashtme, Bushtati ka folur për miqësinë mes të dyja vendeve, marrëdhëniet e shkëlqyera siç i cilësoi ai dhe shtoi më tej se “angazhimi i SHBA-ve në Ballkanin Perëndimor është i një rëndësie jetike për sigurinë dhe konsolidimin demokratik të rajonit”. Nga ana e vet Burns ka rikofnirmuar mbështetjen e SHBA-ve për integrimin e Shqipërisë.
s.z
Kosovë, arrestohet deputeti i LDK-së, Naser Osmani. Akuza për krim të organizuar në privatizimin e një fabrike
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Osmani është ndalur sot nga policia e Kosovës. Vetë LDK-ja ka bërë të ditur dje se Osmani nuk ndodhej në Kosovë, por sot “Koha Ditore” bën të ditur se në orën 6 e 30 minuta të mëngjesit deputeti i LDK-së ka hyrë në territorin e Kosovës me ç’rast edhe është ndaluar. Ndaj Osmanit është lëshuar dje një urdhër arrestimi në kuadër të akuzës së bërë ndaj tij dhe 15 të tjerëve për krim të organizuar, në privatizimin e fabrikës së armaturës në Podujevë. Aktualisht policia ka ndaluar edhe 7 persona të tjerë, drejtues në fabrikën në fjalë.
1 Maji, kryeministri flet në Panairin e Punës. Dy gra tentojnë të protestojnë, por nxirren jashtë
Kryeministri Edi Rama ka folur sot me rastin e 1 majit në Panairin e Punës në Tiranë. Ai ka vënë theksin te punësimi, që është edhe arsyeja e Panairit aktul që përkon me ditën e punëtorëve. “E enjtja përkoi me 1 Majin, jemi këtu të flasim për punën dhe punësimin në vend që të humbisnim kohën në Parlament.
Arrestohet Gerry Adams, lideri i Sinn Féin, partisë së “dalë” nga IRA
Gerry Adams, lideri 65-vjeçar i Sinn Féin, partisë së mirënjohur irlandeze është arrestuar sot në kuadër të një hetimi për vrasjen e një personi. Arrestimi është kryer nga policia e Irlandës së Veriut dhe konsiston në zbardhjen e vrasjes së Jean Mçonville në vitin 1972 nga IRA. Adams është shumë i njohur në skenën politike britanike. Ai ka qenë anëtar i IRA-s, pastaj në burg dhe më vonë anëtar i parlamentit, i angazhuar në bisedimet për paqe.
Kritika dhe “mallkime” për Milo Gjukanoviçin pas miratimit të sanksioneve ndaj Rusisë
Milo Gjukanoviçin, kryeministrin e Malit të Zi këto ditë e kanë mallkuar. Bëhet fjalë për Mitropolitin e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të të Zi, Amfilohije, i cili për të bërë këtë akt jo shumë të zakonshëm në ditët tona, ka sjellë në vëmendje fjalët e Peter Njegoshit, apo siç njihet ndryshe edhe si Shën Petteri i Cetinjës. Porosia e tij për malazezët ishte se duhet t’i qëndronin besnik Rusisë, gjuhës dhe gjakut të përbashkët, përndryshe, ai që vepronte në kundërshtim me këtë apel “le të ishte i mallkuar 3000 herë prej tij”.
Letër kryeministrit për Gjuhën Shqipe. 20 firmëtarë kërkojnë ndaljen e punës së Këshillit Ndërakademik
20 profesorë, akademikë dhe shkrimtarë i kanë dërguar një letër kryeministrit Edi Ram ku i bëjnë apel për të ndërhyrë për atë që e quajnë “ndërhyrje nga një grusht “të diturish”. Mes emrave janë Rami Memushaj, Kristo Frashëri, Pëllumb Xhufi, Emil Lafe, Xhevat Lloshi, Valter Memisha, Kristina Jorgaqi, Hajri Shehu, Kiço Blushi, Nasi Lera e Moikom Zeqo etj., kanë përcjellë pakënaqësitë për punën e bërë nga Këshilli Ndërakademik i Gjuhës, i cili në të vërtetë ka provokuar debate shumë të ashpra. Më poshtë një pjesë nga letra:
PS-PD bojkotojnë tryezën e organizuar nga ish-presidenti Alfred Moisiu për reformën zgjedhore
Ish-presidenti Alfred Moisiu ka organizuar dje një tryezë ku bashkë me disa konstitucionalistë ka dskutuar nevojën që paralel me reformën territoriale të ecet edhe me reformën zgjedhore. Por siç njofton gazeta “Shqip” tryeza në fjalë është bojkotuar nga dy përfaqësuesit e PS-së dhe PD-së, Fatmir Xhafa dhe Oerd Bylykbashi, të cilët kanë nxjerrë shkaqe të ndryshme për mospjesëmarrjen e tyre.
Misioni i FMN-së në Tiranë, përcaktues për këstin e dytë të kredisë
Ardhja në Tiranë e një ekipi të Fondit Monetar Ndërkombëtar duket se është përcaktuese për lëvrimin e këstit të dytë të kreidisë për qeverinë shqiptare. Zv. Ministri i Financave Erjon Luçi ka deklaruar në emisionin “Të bësh ekonomi” se misioni që ka mbërritur së fundmi do të përpiljë një raport mbi gjendjen e ekonomisë shqiptare dhe plotësimin e kushteve të vëna nga qeveria aktuale. Do të jetë Bordi Ekzekutiv në Uashington ai që do të vendosë mandej nëse do të lëvrohen 26 milonë dollarët e tjerë.