Egjipt, një ekip arkeologësh mendojnë se kanë zbuluar një nga imazhet më të hershme të Jezu Krishtit

Postuar në 30 Prill, 2014 15:30

Sekretet e Egjiptit duket se nuk përfundojnë. Së fundmi bëhet fjalë për një zbulim që konsiderohet shumë i rëndësishëm. Një ekip arkeologësh spanjollë mendon se ka zbuluar një imazh nga më të vjetrit të Jezu Krishtit. Zbulimi është bërë në një dhomë të nëndheshme dhe daton mes shekujve të 6 dhe 7 pas erës së re. Vendi i takon një qyteti antik egjiptian, Oxyrhynchus, në pjesën kopte të tij. Drejtuesi i ekipit të arkeologëve mendon se qyteti në fjalë mund të ketë qenë stacion final qëndrimi për poetë apo edhe priftërinj të kohës që kanë sjellë aty edhe mësimet e Krishtit, apo edhe traditën e re të kristianizmit. Imazhi konsiston në një djalë kaçurrel që është duke bekuar, i veshur me një tunikë.

http://www.independent.co.uk/news/world/europe/one-of-the-earliest-image...

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.