Arkiv-Lajme
Basha i kërkon ndihmë Berishës
Pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare, duket se tashmë vjen periudha më e vështirë për partinë e drejtuar nga Lulzim Basha. Zgjedhjet brenda partisë po krijojnë një situatë të rrezikshme në këtë parti.
“Shqiptarja” shkruan se, Basha, është parë mesditën e djeshme të hyjë në zyrën luksoze të ish-kreut demokrat, njëherësh ish-kryeministrit Sali Berisha, e cila ndodhet përballë TVSH-së, për të qëndruar aty mbi një orë.
Gazeta e interpreton këtë vizitës si kërkim ndihme pasi Bashës duket se i ka dalë situata nga kontrolli.
FA bllokon aerodromin e Gjadrit
Forcat e Armatosura kanë nisur sot punën në aerodromin e Gjadrit për mbylljen e tij, pas akuzave të opozitës për përdorimin e kësaj piste për trafik të lëndëve narkotike nga ana e ushtrisë.
Gjatë aksionit, ushtria ka vendosur barriera betoni me qëllim pengimin e uljes së avionëve në pistën e Gjadrit. Mësohet se aksioni do të vijojë deri ditën e martë, ndërsa punimet do të mbikëqyren nga Shtabi i Përgjithshëm i FA, raporton “Shqiptarja.com”.
Uruguai zbulon planin për legalizimin e marijuanës
Autoritetet në Uruguai kanë zbuluar sesi do të prodhohet dhe shitet në mënyrë ligjore marijuana. Farmacitë e licencuara do të shesin për më pak se 1 dollarë gramin, ndërsa konsumatorët do të lejohen të blejnë deri në 40 gr në muaj.
Ligji specifikon se, çdo shtëpi mund të kultivojë 6 rrënjë kanabis dhe marijuana mund të konsumohet në të njëjtat vende që konsumohet duhani.
Vitin e kaluar, Uruguai u bë vendi i parë në botë që lejon rritjen, shitjen dhe konsumin e marijuanës. Ligji i propozuar nga presidenti, Jose Mujica pritet të hyjë në fuqi në fillim të javës së ardhshme.
Katastrofë natyrore në Afganistan
Rrëshqitja e dheut në Afganistan ka shkaktuar një katastrfoë, pasi dyshohet se të paktën 2 mijë vetë kanë humbur jetën. OKB thotë se më shumë se 350 trupa janë gjetur në provincën Badakhshan në juglindje të Afganistanit.
Qindra shtëpi u përpinë nga dheu të premten kur një pjesë e malit u rrëzua pas rrebeshit të shiut.
Badakhshan është një zonë malore e rrëshqitshme dhe një zonë rurale. Të paktën 1 mijë shtëpi janë prekur nga rrëshqitja e dheut, ndërsa 300 u mbuluan nga dheu që u shkëput nga mali.
Indeksi, vendet e Ballkanit në 90 shtetet më të mjeruara të botës
Organizata amerikane Cato institute ka emëruar 90 vendet më të mjerueshme në botë. Aty gjenden disa emra mjaft tëharta e ballkanit habitshëm. Ndërmjet 90 vendeve me të mjerushme janë edhe gjashttë vende të Ballkanit ndër ta edhe Shqipëria.
Por gjithsesi vende më nivel më të lartë ekonomik kryesojnë në renditjen e mjerimit. Venezuela, kryeson listen e dëshpëruar me një rezultat prej 79.4, kryesisht për shkak të normës së saj të lartë të inflacionit. irani zë vendin e dytë me një rezultat prej 61.6, pasuar nga Serbia (44.8) Argjentinë (43.1) dhe Xhamajka (42.3).
Përplasje me armë në Ukrainë. BBC-ja njofton për të paktën 31 të vrarë. Moska: “Pasoja katastrofike nëse Kievi vazhdon operacionin”
Situata në Ukrainë i drejtohet konfilktit të amratosur. Mediat raportojnë se pak orë më parë përplasjet me armë në qytetin e Odesës, mes prorusëve dhe forcave qeveritare të Kievit kanë shkaktuar të vrarë. BBC-ja flet për të paktën 31 të vrarë nga luftimet në rrugë. Ministria e brendshme ukrainase njofton se nga militantët prorusë janë rrëzuar dje tre helikopterë në Slloviansk. “Beteja” e sotme lidhej me kapjen e disa ndërtesave qeveritare dhe ajo erdhi një ditë pasi presidenti ukrainas, Turçinov, shpalli mobilizimin.
Fule: Nuk po qeshim më, me batutat e Putinit
Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule thotë se BE-ka ka kontribuar në konfliktin aktual në Ukrainë duke mos kuptuar deklaratat e kaluara të presidentit rus, Vladimir Putin.
“Ne nuk i morëm seriozisht mesazhet që na çoi Putin kur tha disa vite më parë se, shpërbërja e Bashkimit Sovjetik ishte katastrofa më e madhe e shekullit të XX”, tha ai në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.
Jonathan Moore: Situata politike në Shqipëri, shqetësuese. Çështjet korruptive dhe kriminale, ti kalohen drejtësisë, jo "gjyqit politik"
Jonathan Moore, zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit ka komentuar se korrupsioni dhe krimi në Shqipëri nuk do të luftohen kurrë përmes akuzave mes palëve politike, por duke kaluar çdo fakt e çështje përmes sistemit të drejtësisë. Në një intervistë për Zërin e Amerikës Morrë ka folur sesi i shohin ata dhe si ndikojnë për vendin përplasjet politike mes opozitës dhe mazhorancës apo edhe përplasjet mes institucionit të presidentit dhe qeverisë.
Veliaj: Vizita e Ramës në Serbi, historike. Shtetet hyjnë në një faze të re, do diskutohet për Kosovën dhe Luginën e Preshevës
Një vizitë “historike”, për marrëdhëniet për të ardhmen e vendeve të Ballkanit. Kështu e ka cilësuar Erion Veliaj, Ministër i Mirëqënieës Sociale dhe Rinisë, vizitën zyrtare që pritet të zhvillojë Kryeministrit Rama në Beograd. Në një intervistë të dhënë për gazetën “Illyria”, Veliaj është shprehur se marrëndhëniet e shteteve të Ballkanit kanë hyrë në një fazet të re.
Meta: E kam të vështirë të shkoj në Çorovodë
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta gjatë vizitës në “Panairin e Punësimit 2014”, ka folur për zgjidhje e çështjes së punësimit në qytetet e jugut dhe veriut të vendit. Këtu ai foli edhe për vendlindjen e tij që siç tha sa herë që shkon atje e ka të vështirë pasi njerëzit i shkojnë tek shtëpia për t’i kërkuar punë.
“Gjithmonë e kam pasur mjaft të vështirë të shkoj në Çorovodë, andej nga unë vij, sepse sa herë që unë shkoj atje, në mëngjes tek shtëpia më vijnë shumë gra sidomos, që kërkojnë një punë dhe dihet që vendet e punës janë mjaft të kufizuara”, tha Meta.
