FA bllokon aerodromin e Gjadrit

Forcat e Armatosura kanë nisur sot punën në aerodromin e Gjadrit për mbylljen e tij, pas akuzave të opozitës për përdorimin e kësaj piste për trafik të lëndëve narkotike nga ana e ushtrisë.
Gjatë aksionit, ushtria ka vendosur barriera betoni me qëllim pengimin e uljes së avionëve në pistën e Gjadrit. Mësohet se aksioni do të vijojë deri ditën e martë, ndërsa punimet do të mbikëqyren nga Shtabi i Përgjithshëm i FA, raporton “Shqiptarja.com”.
Kohët e fundit, aerodromi i Gjadrit është kthyer në qendër të vëmendjes nga politika, pas akuzave dhe kundërakuzave mes mazhorancës dhe opozitës për implikim të infrastrukturës ushtarake në trafikun e lëndëve narkotike.
Sipas opozitës, ekzistojnë prova për ulje të avionëve në pistën e Gjadrit të cilët dyshojnë se transportojnë lëndë narkotike. Një akuzë e tillë është hedhur poshtë nga mazhoranca e cila ka mohuar vazhdimisht ekzistencën e provave për një çështje të tillë. Ndërkaq është ngritur edhe një Komision Hetimor i posaçëm për investigim të akuzave të tilla.
Comments
I thoni atij

I thoni atij "Editorialistit" zvMin te Mbrojtjes, se po i njolloset emri ...! Na doli para ca ditesh qe nuk mund te ulet asnje avion e mushkonje, pse duhen keto blloqet e betonit???

Ne menduam se shqiptaret

Ne menduam se shqiptaret votuan Rilindjen,

por duket se ka fituar NOSTALGJIA oer kohen e Qoftelargut!

Nuk besoj se e harruam kaq shpejt, kur kryeministri i asaj kohe porosiste te ngriheshin te ngritura betoni,

ne mes te udhes se gjere qe conte nga Elbasani qytet per ne Kombinatin Metalurgjik: sepse mund te uleshin avionet

e NATO-s dhe te Vrashaves!

Tashme kjo po ndodh me Gjadrin, neser mund te kujtoj dikush te vendos blloqe te tille

ne Bulevardin Deshmoret e Te Reneve Pa Vetedije!

NATO e ka tashme kete te drejte, Varshavasit nuk kane ndermend nje gje te tille, dhe prej Dy Ditesh, shqiptaret

u binden se asnje avion nuk eshte ulur ne Gjader apo ne Kardhiq...

Athere si shpjegohet kjo nostalgji absurde?

Zevendes

Zevendes ministri,ekonomisti,diplomati gazetari e sidomos ANAListi Hila ka thene se gjadri nuk perdoret nga ushtria,atje nuk ka asnje ushtar,dhe se fundi se eshte ne invntarin e ushtrise.Ke te besojme nga ato qe thote?Tani po vendosin blloqe betoni ,pse?Ato avione qe Lorenci (Vangjeli )si expert universal qe eshte tha se kane shpejtesi 35o km/ore,na dolen e maksimimin e kishin 125 km/ore dhe minimumi 35 km.Keta avione ulen ne cdo rruge automobilistike te zakoneshme.Mos keni ndermend t'i betononi edhe ato?Nuk jane ne inventarin e ushtrise,por te M.Komunikacionit,si do ja beni?

Add new comment