Meta: E kam të vështirë të shkoj në Çorovodë

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta gjatë vizitës në “Panairin e Punësimit 2014”, ka folur për zgjidhje e çështjes së punësimit në qytetet e jugut dhe veriut të vendit. Këtu ai foli edhe për vendlindjen e tij që siç tha sa herë që shkon atje e ka të vështirë pasi njerëzit i shkojnë tek shtëpia për t’i kërkuar punë.
“Gjithmonë e kam pasur mjaft të vështirë të shkoj në Çorovodë, andej nga unë vij, sepse sa herë që unë shkoj atje, në mëngjes tek shtëpia më vijnë shumë gra sidomos, që kërkojnë një punë dhe dihet që vendet e punës janë mjaft të kufizuara”, tha Meta.
“Por pas 23 majit do të jem shumë i qetë, sepse atje do të inaugurohet një fabrikë e re moderne ku do të punësohen 250-300 gra dhe vajza. Një mundësi për t’i dhënë një perspektivë atij komuniteti, por edhe një mundësi punësimi të gjithë atyre që duan të jetojnë dhe të rrisin fëmijët e tyre me djersën e ballit dhe jo thjesht me një ndihmë ekonomike.”
“Por duhet të mendojmë edhe për Pukën, ku është një njësi e vogël atje aktualisht, duhet të mendojmë edhe për Gramshin, duhet të mendojmë edhe për Tepelenën, duhet të mendojmë edhe për Ersekën, duhet të mendojmë edhe për Kukësin, sepse është bërë një investim i jashtëzakonshëm sikurse është Rruga e Kombit, por kjo nuk ka ndikuar në rritjen e punësimit në Kukës”, shtoi Meta.
S.S
Comments
Ç'po ja fut pordhes Likja! Ku
<p>Ç'po ja fut pordhes Likja!</p><p>Ku ka mbetur njeri ne Çorovode,kane ardhur kendej nga Tirana e Durresi dhe nuk eshte zor me i njoft se skrapardhinjte nuk dine me ecur ne asfalt.Besoj e mban mend mire Like se sa te veshtire e kishe ti ne fillim qe te ecje ne rruget e Tiranes.</p><p>Sa per dijeni ju skraparlijte e ktheni si tju vij per mbare se keshtu ju kane mesuar ne Teqene e Kulmakut-ktheje gunen nga te fryje era.</p>
Add new comment