Fule: Nuk po qeshim më, me batutat e Putinit

Postuar në 02 Maj, 2014 13:36

Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule thotë se BE-ka ka kontribuar në konfliktin aktual në Ukrainë duke mos kuptuar deklaratat e kaluara të presidentit rus, Vladimir Putin.

“Ne nuk i morëm seriozisht mesazhet që na çoi Putin kur tha disa vite më parë se, shpërbërja e Bashkimit Sovjetik ishte katastrofa më e madhe e shekullit të XX”, tha ai në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

“Në samitin e vitit 2008 NATO-Rusi, isha në dhomë kur Putin tha se ‘Ukraina ishte një shtet artificial’”, shtoi Fule. “Gjysma qeshën, gjysma nuk e kuptuan. Por tani është e kuptueshme. Ne nuk po qeshim më.”

http://www.rferl.org/content/eu-fuele-russia-relations/25371...

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.