Indeksi, vendet e Ballkanit në 90 shtetet më të mjeruara të botës

Organizata amerikane Cato institute ka emëruar 90 vendet më të mjerueshme në botë. Aty gjenden disa emra mjaft tëharta e ballkanit habitshëm. Ndërmjet 90 vendeve me të mjerushme janë edhe gjashttë vende të Ballkanit ndër ta edhe Shqipëria.
Por gjithsesi vende më nivel më të lartë ekonomik kryesojnë në renditjen e mjerimit. Venezuela, kryeson listen e dëshpëruar me një rezultat prej 79.4, kryesisht për shkak të normës së saj të lartë të inflacionit. irani zë vendin e dytë me një rezultat prej 61.6, pasuar nga Serbia (44.8) Argjentinë (43.1) dhe Xhamajka (42.3).
Edhe Brazili, ka hyrë në listë në vendin e nëntë. Australia nuk ka ‘performuar’ shumë keq në listë, duke u renditur në vendin e 59-të me një rezultat prej 13.3, ku normat e interesit kanë qënë shkaktari kryesor i trishtimit. Vende të tilla si Britania e Madhe, Kanadaja, Gjermania dhe Tajlanda vlerësohen më të lumtur se SHBA.
‘Indeksi i mjerimit’, është përllogaritur duke i shtuar normën e papunësisë normave të financimit dhe inflacionit, dhe duke zbritur ndryshimin e përqindjes në Produktin e Brendshëm Bruto për frymë. Ata u bazuan gjithashtu edhe në informacionin nga njësia Economist intelligence Unit dhe llogaritjet e Steve Hanke, një profesor i Ekonomisë së Aplikuar në Universitetin Johns Hopkins. /Mapo/
Add new comment