Arkiv-Lajme
Vendimet e Strasburgut pro ish pronarëve shqiptarë po falimentojnë qeverinë
Kanë rënë në sy vendimet e njëpasnjëshme të Gjykatës së Strasburgut në favor të qytetarëve shqiptarë për çështjet e pronave. Por shumat në rritje, janë të papërballueshme për arkën e qeverisë, ndaj shteti shqiptar rrezikon falimentimin, pohon zv.ministri i Drejtësisë Ilir Peçi. Gazeta Shqip thotë se vendimet e “kripura” me detyrimin për të kompensuar deri në 5 milionë euro familjet ish-pronare ka alarmuar qeverinë Rama.
Ndotja katastrofale e liqenit të Fierzës, vendorët nisin aksion për pastrimin
Drejtuesit e instancave vendore të qarkut të Kukësit janë mbledhur bashkë për të sjellë një zgjidhje përfundimtare për katastrofës ekologjike në liqenin e Fierzës, i cili thuajse është mbuluar nga mbetjet, madhe edhe ato spitalore e vajore. Të pranishëm në takim ishin prefekti Safet Gjici, kryebashkiaku Hasan Halili dhe kreu i këshillit të qarkut Ibsen Elezi, që kanë vendosur të koordinojnë punën për zgjidhjen e këtij problemi.
Akuza: Oficeri “tradhtar” i policisë sonë, i kalonte informata Guardia di Finanza-s për trafiqet shqiptare!
Ka edhe “tradhti” të tillë: Dritan Zagani, 42 vjeçari shkodran që konsiderohej një prej oficerëve më të mirëtrajnuar në fushën e luftës kundër narko-trafikut ka dalë dje para gjykate, dhe është qartësuar se italiani misterioz që ai informonte, në fakt nuk është një qytetar i thjeshtë, as një trafikant, por një oficer i Guardia di Finanza-s.
10% e rradhëve të policisë shqiptare, ndjekës të Fetulah Gylenit? Blushi e tepron me shifrën, thonë krerët. Por s’e mohojnë fenomenin!
Ish kreu i policisë shqiptare, Hysni Burgaj, është kontaktuar nga "Gazeta Shqiptare" në numrin e sotëm, për t’u prononcuar mbi një pohim të Ben Blushit në librin e tij “Hëna e Shqipërisë”, se rreth 10% të uniformave blu në Policinë e Shtetit janë ndjekës të Fetullah Gylenit që kur janë trajnuar në Turqi. Pohimi, në fakt ka kaluar disi i pavërejtur, ndërkohë që në shtyp e televizion janë komentuar “shqetësimet e mëdha” të ngritura nga autori. Burgaj ka sqaruar se, edhe nëse ka në radhët e policisë “gylenxhinj”, shifrat janë pothuajse të papërfillshme.
S.Braho akuzon rëndë Elvis Çefën për pronat, por ngjan si një tjetër “fishek manovre”
Deklaratat e deputetit të LSI-së në Komisionin parlamentar të Ligjeve, Spartak Braho, kanë vënë sot në shënjestër Agjencinë e Kthimit e Kompensimit të Pronave dhe sidomos ish kreun e AKKP-së, sot nënkryetar i KLD-së Elvis Çefa. “Është një agjenci të cilën e lëviz Çefa dhe ka bërë batërdinë. Ka kompensuar dhe ka kthyer pronat e tij, të shokëve të tij dhe shumë shpejt letrat Elvis Cefës do t’i hapen. Dhe kjo është arsyeja që Elvis Çefa u lëviz nga drejtuesi i Agjencisë për të mos dhënë llogari dhe vajti nënkryetar i KLD-së”, tha Braho.
Spartak Ngjela në “FAKT”: Po punojmë për një pol të ri politik. Te PD nuk shkoj
Kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi Spartak Ngjela, i cili pak javë më parë njoftoi nisjen e një lëvizje kombëtare antikorrupsion, deklaroi se po punon për krijimin e një poli të ri politik. Në emisionin “Fakt” të Çim Pekës, Ngjela konfirmoi se pjesë e bashkëpunimit për këtë pol është edhe ish-Presidenti Bamir Topi, që sot kryesor Frymën e Re Demokratike.
Shpend Ahmeti, kryebashkiaku i dytë që takohet me Eliza Dushkun. Këtë herë, në SHBA
Pas Lulzim Bashës, një tjetër kryebashkiak shqiptar në “kurthin” e Eliza Dushkut. Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka publikuar një foto në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, ku shihet me aktoren hollivudiane me prejardhje shqiptare. Ahmeti, ka shkruar se në natën e fundit të vizitës në SHBA, ai në një gala ka takuar mjaft shqiptarë të cilët zhvillojnë profesione të ndryshme në SHBA. Ja dhe teksti i mesazhit të Ahmetit:
Ambasadorja e re në SHBA, drejtoresha e Dhomës Amerikane të Tregtisë, Luli-Faber. Nëse firmos Nishani
Qeveria i ka propozuar Presidentit të dekretojë Filloreta Luli Faberin si ambasadore të Shqipërisë në Uashington, njofton Mapo. Por dekretimi i zëvendësimit të ambasadorit të Shqipërisë në Uashington nuk po ndodh, edhe pse ka kaluar mandati i ambasadorit aktual, Gilbert Galanxhi. Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati i ka paraqitur presidentit Nishani kërkesën që të dekretojë drejtoreshën e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, Filloreta Luli Faber si ambasadore e re në një nga përfaqësitë më të rëndësishme të Shqipërisë në SHBA.
Emigrantë klandestinë në Samos, përmbysen dy barkat, mbi 30 të zhdukur
Zyrtarët grekë thonë se dy barka të mbushura me emigrantë u përmbysën në brigjet e ishullit Samos. Dy njerëz u mbytën në këtë incident. Roja bregdetare tha se ka shpëtuar 36 persona, por 30 të tjerë figurojnë të humbur pas një aksidenti që ndodhi sot në mëngjes në ujërat, ku këtë vit janë mbytur qindra klandestinë të tjerë. Autoritetet thonë se nuk dihet akoma kombësia e tyre. Mijëra emigrantë ilegalë nga Afrika, Asia dhe Lindja e Mesme udhëtojnë me anije të pasigurta, mbi kapacitetin e tyre, për të hyrë në vendet e Bashkimit Evropian.
Putinit i vjen edhe një thirrje nga Maqedonia për “bashkim me Rusinë e Re”
Pas thirrjeve nga Transnjistria dhe rajoneve rusishtfolëse të Ukrainës, “superxhiroja” që ka marrë presidenti i Federatës Ruse Vladimir Putin, ka nxitur edhe një grup maqedonasish t’i drejtohen drejtpërdrejt atij. Kërkesa është e thjeshtë, që ta bëjë edhe Maqedoninë pjesë e Federatës Ruse. Në Facebook është hapur një faqe e quajtur “Putin bashkoje edhe Maqedoninë”. Në të kërkohet që Maqedonia t’i bashkohet “Rusisë së Re”, duke u paraqitur edhe harta e mundshme e bashkimit, njofton tetovasot.
a.k