Shpend Ahmeti, kryebashkiaku i dytë që takohet me Eliza Dushkun. Këtë herë, në SHBA

Pas Lulzim Bashës, një tjetër kryebashkiak shqiptar në “kurthin” e Eliza Dushkut. Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka publikuar një foto në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, ku shihet me aktoren hollivudiane me prejardhje shqiptare. Ahmeti, ka shkruar se në natën e fundit të vizitës në SHBA, ai në një gala ka takuar mjaft shqiptarë të cilët zhvillojnë profesione të ndryshme në SHBA. Ja dhe teksti i mesazhit të Ahmetit:
“Gjatë vizitës në SHBA, natën e fundit pata nderin të jem prezent në një eveniment të quajtur Albanian American Success Stories në New York. Mbi 700 mysafirë patën rastin të dëgjojnë për së afërmi për suksesin e shqiptarëve në Amerikë. Takova mjekë, biznismenë, avokatë, sportistë, e ushtarë e shumë e shumë profesionistë të mrekullueshëm.
Kjo mbrëmje e organizuar nga Vera Mjeku, Fadil Berisha and co. më sillte ndërmend vetëm një gjë: Po patëm mundësitë dhe mjedisin e përshtatshëm, shqiptarët janë një popull që mund të arrijë sikurse të gjithë popujt e tjerë, as më pak e as më shumë. Duhet vetëm të heqim pengesat e të lirojmë mundësitë. Mbrëmja udhëhiqej nga Eliza Dushku, e cila edhe pse tashmë gjeneratë e tretë në Amerikë pas largimit të gjyshit të saj nga Shqipëria, nuk heziton asnjëherë të flasë për Shqipërinë, shqiptarët dhe shqipen”.
a.k
Add new comment