Spartak Ngjela në “FAKT”: Po punojmë për një pol të ri politik. Te PD nuk shkoj

Postuar në 05 Maj, 2014 15:14

Kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi Spartak Ngjela, i cili pak javë më parë njoftoi nisjen e një lëvizje kombëtare antikorrupsion, deklaroi se po punon për krijimin e një poli të ri politik. Në emisionin “Fakt” të Çim Pekës, Ngjela konfirmoi se pjesë e bashkëpunimit për këtë pol është edhe ish-Presidenti Bamir Topi, që sot kryesor Frymën e Re Demokratike.

“Duam të marrim masa që kur të dalë lumi nga shtrati, të mos përmbytet toka” tha Ngjela, ndërsa theksoi se qershori mbetet muaj vendimtar për qendrueshmërinë e qeverisë pasi do të merret vendimi për statusin “kandidat”. “Qeveria ka rënë për mua me armët kimike. Sa do vazhdojë inercia, nuk e di! Do dalë apo jo, do ta shikojmë në qershor. Testi kryesor mbetet qershori. Do ta suportojë futjen e Shqipërisë në BE?” tha Ngjela në studion e Çim Pekës, përballë gazetarëve Aleksandër Çipa, Elton Metaj, Arion Sulo dhe Ilir Nikolla. Duke iu referuar opozitës dhe qëndrimit të fortë kritik që po mban ndaj qeverisë, Ngjela tha se nuk ka në plan të bëhet pjesë e Partisë Demokratike që tashmë drejtohet nga Lulzim Basha. “Te PD nuk shkoj, s’shoh politikë. Jam më komod kështu. Nuk shoh ndonjë gjë” tha Ngjela.

k.k

Comments

Submitted by Blendi (not verified) on

“Qeveria ka rënë për mua me armët kimike. Sa do vazhdojë inercia, nuk e di!"

Ja fut Ngjela kot fare. Qe prej vitit 1997 vetem nje shprehje di: Qeveria ka rene. Se pse paska rene qeveria per ca lende kimike qe as i mori as i la, nje zot e di. Qeveria, e kjo sidomos ne Shqiperi, bie kur mbaron buka thate. Kujt i plasi tek ne per ca arme kimike siriane qe Amerika donte t'ia ngecte Shqiperise!

Tung,

Blendi

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.