Arkiv-Lajme

“Hëna e Shqipërisë”, Agron Gjekmarkaj rendit një sërë kritikash dhe një të mirë në fund

Postuar në 08 Maj, 2014 03:53

Agron Gjekmarkaj  shkruan sot një opinion- me prirje recense te “Panorma” lidhur me librin e Ben Blushit “Hëna e Shqipërisë”. Gjekmarkaj është përpjekur të flasë troç. “Një ndershmëri e shoqëron kudo tekstin: mungesa e dëshirës për të ruajtur paanësi”, shkruan Gjekmarkaj, që e sheh librin të bazuar në hamendje. “Parashikimi tij për Shqipërinë e pas 100 viteve është një përrallë e cila mund të ketë fatin e “qilimit fluturues”, por edhe atë të miliona përrallave që nuk i kemi dëgjuar kurrë”, vazhdon Gjekmarkaj.

Reforma e Arsimit të lartë, kreu i Komisionit jep një “skicë”. Rikthehet mesatarja. Universitetet kalojnë drejt formës së fondacionit

Postuar në 08 Maj, 2014 03:24

“Panorama” ka botuar sot një intervistë me Arjan Gjonçaj, kryetar i Komisionit për Reformën në Arsimin e Lartë. Intervista është e gjatë dhe merret në detaje me proceisn e reformës dhe se ky synon ajo të arrijë. Dy janë elementët që mund të tërheqin vëmendjen e publikut: së pari Gjonçaj deklaron se për pranimet në shkollën e lartë do të vihet si kusht mesatarja, e cila duhet të jetë jo më poshtë se 7 dhe së dyti kalimi i universiteteve drejt formës së fondacionit. Kjo e dyta, sipas Gjonçajt do të çojë drejt pavarësisë së universiteteve.

Çështja “Pisli”, Sokol Koçiu për “Shekullin”: “U bë hetimi për vrasjet. Nuk u mor vesh se nga u qëllua”

Postuar në 08 Maj, 2014 03:10

Sokol Koçiu, ish funksionar policie, ka dhënë një inetervistë sot për gazetën “Shekulli”. Pyetjet janë përqendruar te çështja e rihapur nga PD-ja në Komisionin Hetimor, pra atë të pengmarrjes së autobusit nga Falmur Pisli. Sokol Koçiu ka deklaruar se ngjarja në fjalë është hetuar njëherë, pasi siç u shoreh ai “përveç se u vra pengmarrësi, u vra edhe një persona tjetër”. Lidhur me rolin e Artan Didit në atë operacion, Koçiu thotë se ai ka qenë në krye të forcave speciale, por nga hetimi nuk u arrit të konkludohej se kush e kishte ekzekutuar Falmur Pislin dhe shtetasin grek, Kurluris.

Debat për paratë e firmave. Zana Guxholli "zbulon" se ku ndodhen pronat e VEFA-s. Farudin Arapi akuzon se “që nga 2005-a procesi u sabotua”

Postuar në 07 Maj, 2014 17:30

Sot në mbrëmje gazetarja Aurora Sulçe ka patur të ftuar në emisionin “Të bësh ekonomi” ish-administratorin e Kompanive Huamarrëse në Administrim, Farudin Arapi, adminitratorin aktual Zini Tollozhina dhe Zana Guxhollin, ish-këshilltare e Kryeministrit Berisha për Ekonominë. Tollozhina ka dhënë disa shifra për shlyerjen e kreditorëve, gjendjen e kompanive rentiere e të tjera si këto që janë histori. Me rëndësi është debati që u zhvillua në studio mes Guxhollit dhe  Arapit, me akuza dhe kundërakuza, gjithçka në stilin e njohur të politikës të shantazhit.

Më 12 maj çelet java e filmit kosovar në Tiranë. Prezantohen filma të kohës së Jugosllavisë, por edhe filma të rinj

Postuar në 07 Maj, 2014 16:02

Tetë filma të regjisroëve kosovarë do të shfaqen nga datat 12-16 maj në Tiranë në kuadër të javës së filmit kosovar. Ajo pagëzohet me “Kodi i jetës” të Ekrem Kryeziut, vijon me filma të Kosovafilm si “Rojet e mjegullës” i vitit 1988, “Muri”, “Gjakmarrja” dhe “Suxhuk Open” me regji të Burbuqe Berishës. Dita e fundit do t’u lihet regjisorëve më të rinj nga Kosova me filmat “Kolona” dhe “Amel”. Aktiviteti është ndoshta i pari i këtij lloji dhe sjell më afër punën e artistëve kosovarë.

http://kultplus.com/?id=3&l=2890

s.z 

Pas rrëmbimit të 200 studenteve, grupi militant Boko Haram godet sërish në Nigeri. Flitet se bilanci shkon në 300 viktima

Postuar në 07 Maj, 2014 13:32

Ngjarjet në Nigeri duket se e kanë çuar në 300 numrin e viktimave. Ndërkohë që ushtria ishte e angazhuar në veri të vendit në kërkim të 200 studenteve të rrëmbyera, i njëjti grup që kishte kryer rrëmbimin, Boko Harama, ka hyrë në qytetin Bamboru Ngla, në kufi me Kamerunin dhe ka djegur e shkatërruar thuajse çdo gjë. Ndërkohë komuniteti ndërkombëtar është angazhuar që t’i japë zgjidhje krizës së rrëmbimit, duke e konsideruar këtë të fundit një akt makabër.

Nga videoja në Komisionin Hetimor te Kanuni

Postuar në 07 Maj, 2014 12:15

“Artan Didit do t'i çoj fjalë, kështu thotë Kanuni. Më ka borxh, gjakun e djalit dhe të mikut tim. Drejtësia deri më sot më ka zhgënjyer dhe mashtruar. Drejtësia më zhgënjeu, do t’i referohem Kanunit. Me Kanun, vrasësi duhet të mbyllet brenda, ose të merremi vesh”. Kështu njofton “Balkanëeb” se është shprehur Nuredin Pisli, i ati i Flamur Pislit. Ai ka folur në një komunikim me Neës24 dhe ka deklaruar se ndonëse i bir gaboi që rrëmbeu autobusin, sërish eliminimi i tij ishte vepër e policisë shqiptare, bërë në mënyrë krejtësisht të panevosjhme. Madje sipas z.

Përballjet për institucionet e sigurisë dhe të mbrojtjes; Nishani adreson shqetësimet e tij para ambasadorëve të vendeve të NATO-s

Postuar në 07 Maj, 2014 11:04

Përballjet dhe kundërshtitë mes Presidencës dhe qeverisë mbi reformimin e institucioneve të sigurisë kombëtare dhe ato të mbrojtjes, u janë adresuar sot edhe ambasadorëve të vendeve anëtare të NATO-s, që janë rezidentë në Shqipëri.

Pa vizë për në Shqipëri shtetasit e Rusisë, Moldavisë dhe të disa vendeve të Gjirit Persik

Postuar në 07 Maj, 2014 10:40

Qeveria shqiptare ka vendosur sot liberalizimin e hyrjes në Shqipëri së shtetasve të disa vendeve të tjera. Për periudhën 25 maj 2014-30 shtator 2014, shtetasit e Rusisë, Moldavisë, Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Katarit, Omanit dhe Kuvajtit kanë të drejtë që të hyjnë në Shqipëri pa vizë. Kjo është një praktikë që ka nisur që në qeverisjen e demokratëve dhe argumentohet me rritjen e numrit të turistëve që vizitojnë Shqipërinë.

INUK shkatërron me shpërthim ish-kampin e punëtorëve në Dhërmi

Postuar në 07 Maj, 2014 10:30

Ish-kampi i punëtorëve në Dhërmi nuk ekziston më që nga sot. Inspektoriati Ndertimor Urbanistik Kombetar i ka dhënë fund ekzistencës së kësaj godine për arsye sepse ajo ishte amortizuar së tepërmi. Për këtë arsye është menduar që edhe ai të shkatërrohet me shpërthim, gjë që është realizuar sot pasdite.

s.z 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme