Përballjet për institucionet e sigurisë dhe të mbrojtjes; Nishani adreson shqetësimet e tij para ambasadorëve të vendeve të NATO-s

Postuar në 07 Maj, 2014 11:04

Përballjet dhe kundërshtitë mes Presidencës dhe qeverisë mbi reformimin e institucioneve të sigurisë kombëtare dhe ato të mbrojtjes, u janë adresuar sot edhe ambasadorëve të vendeve anëtare të NATO-s, që janë rezidentë në Shqipëri. Siç njofton vetë faqja zyrtare e Presidentit në takimin e sotshëm, BUjar Nishani nuk ka munguar të përcjellë rezervat e tij lidhur sidomos me tre projektligjet e para një jave e që janë ai “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Drejtimit dhe Komandimit Strategjik të Forcave të Armatosura”, projekt-ligjin “Për Gradat dhe Karrierën Ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, si dhe projekt-ligjin “Për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes”. Ndonëse në parim ai ka shprehur mbështetje për “çështjet e sigurisë kombëtare”, Nishani ka shprehur mendimin ndryshe edhe për strukturën e re të Forcave të Armatosura.  E rëndësishme është të vihet re se Presidenti ka patur edhe vërejtje me natyrë ligjore dhe kushtetuese.

http://president.al/?p=17705

s.z

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.