Pas rrëmbimit të 200 studenteve, grupi militant Boko Haram godet sërish në Nigeri. Flitet se bilanci shkon në 300 viktima

Postuar në 07 Maj, 2014 13:32

Ngjarjet në Nigeri duket se e kanë çuar në 300 numrin e viktimave. Ndërkohë që ushtria ishte e angazhuar në veri të vendit në kërkim të 200 studenteve të rrëmbyera, i njëjti grup që kishte kryer rrëmbimin, Boko Harama, ka hyrë në qytetin Bamboru Ngla, në kufi me Kamerunin dhe ka djegur e shkatërruar thuajse çdo gjë. Ndërkohë komuniteti ndërkombëtar është angazhuar që t’i japë zgjidhje krizës së rrëmbimit, duke e konsideruar këtë të fundit një akt makabër. Kreu i grupit Boko Haram, Abubakar Shekau, ka deklaruar se ai do t’i shesë studentet që ka rrëmbyer, ndërkohë që në një video të fundit ka bërë të njohur se “kjo është luftë kundër kristianëve”. Çuditërisht ai rendit në grupin kundërshtar, përvec Obamës, Holande, Klintonit dhe Xhorxh Bushit edhe Abraham Linkolnin.   http://www.youtube.com/watch?v=sLAKoJYTLfA

http://www.avvenire.it/Mondo/Pagine/nigeria-boko-haram-fa-strage.aspx

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.