Reforma e Arsimit të lartë, kreu i Komisionit jep një “skicë”. Rikthehet mesatarja. Universitetet kalojnë drejt formës së fondacionit

Postuar në 08 Maj, 2014 03:24

“Panorama” ka botuar sot një intervistë me Arjan Gjonçaj, kryetar i Komisionit për Reformën në Arsimin e Lartë. Intervista është e gjatë dhe merret në detaje me proceisn e reformës dhe se ky synon ajo të arrijë. Dy janë elementët që mund të tërheqin vëmendjen e publikut: së pari Gjonçaj deklaron se për pranimet në shkollën e lartë do të vihet si kusht mesatarja, e cila duhet të jetë jo më poshtë se 7 dhe së dyti kalimi i universiteteve drejt formës së fondacionit. Kjo e dyta, sipas Gjonçajt do të çojë drejt pavarësisë së universiteteve. Në fund ai ka sqaruar edhe se përse është zgjedhur modeli britanik për reformën, meqenëse në këtë drejtim nuk ka munguar kritika. “Vetë Europa, do dhe po ndryshon drejt modelit anglosakon...Dhe së dyti, pse duhet të “kopjojmë” diçka që vetë këto vende europiane kanë thënë që ka dështuar?”, shprehet Gjonçaj.

s.z 

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Nuk eshte aspak e vertete qe Evropa po ndryshon drejt sistemit anglo-sakson. Ata qe duan kete lloj ndryshimi jane perfaqesues te neoliberalizmit. Fakti qe Evropa vazhdon te mbaje sistemin e saj te Universitetit publik, e madje shume prej ketyre iniversiteteve publike jane shume te suksesshme eshte kunderargumenti me i mire per Gjoncaj. Problemi me i madh qe kane keta lloj keshilltaresh eshte se nuk njohin asgje pertej hundes se tyre. Mendojne se ajo qe ata kane pare vete eshte kerthiza e botes. Eshte absurde qe ne Shqiperi behen eksperimente te tilla ku cdo gje formulohet rishtasi, eksperimenti i kohes zero, kur mund te perpiqet qe ato resorse, trashegimi dhe eksperience qe eshte krijuar ta besh me efikase. Gjonca mund ta beje shkollen anglosaksone por nuk mund te implantoje edhe trupen mesimore nga jashte. Dhe ajo qe ka nevoje shqiperia eshte pikerisht nje trup mesimore e afte. 90% te pedagogeve e profesoreve te universitetit si privat edeh shteteror duhen larguar sepse jane te paafte. Bejeni kete si fillim, po te keni kellqe, qe te na provoni se vertet eshte sistemi evropian ai qe e ben shkollen shqiptare te deshtuar dhe jo shnderrimi i universitetit ne nje institucion social qe mban me buku militantet e partive.</p>

Submitted by slevin (not verified) on

<p>mos me thoni qe mesatarja nese vihet do jete kriter vetem per universtitetin publik. do sillte vetem dem dhe fitim per cili &amp; co.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.