Arkiv-Lajme
Integrimi, ministrja Gjosha: “Proces që nuk ka kthim pas”. Statusi ende pa një “Po” definitive
Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha është shprehur optimiste për ecurinë e procesit të Integrimit Europian, që sipas saj “nuk ka më kthim pas”. “Është një përpjekje që nuk nisi dje, as nuk do të përfundojë nesër. Megjithatë më lejoni të theksoj, se ajo çka është bërë deri tani, progresi i vlerësuar nga partnerët tanë evropianë është tregues i qartë se po ecim në një rrugë të shtruar mirë, ku nuk ka më kthim pas”, tha ministrja në fjalën e mbajtur në konferencën “Krijimi i Evropës së re”, organizuar nën kujdesin e Federalistëve të Rinj Europianë.
Situata postzgjedhore në Maqedoni-akademikë dhe intelektualë shqiptarë apelojnë për koordinim mes BDI-së dhe PDSH-së
Një grup intelektualësh dhe akademikësh shqiptarë bnë Maqedoni i kanë drejtuar opinionit publik një letër të hapur ku bëhet thirrje që vullneti i shqiptarëve të respektohet po aq sa vullneti i popullit sllav të Maqedonisë. “Kërkojmë nga BDI-ja, që në asnjë mënyrë të mos shkelë mbi vullnetin 153.000 votuesve që e mbështetën atë dhe të mos pranojë pozicion inferior në qeveri dhe mbi të gjitha, të mos e përbuzë këtë vullnet duke u bërë instrument i ndonjë partie maqedonase.
Ish-i përndjekuri politik Kujtim Kaziu, tenton të vetëdigjet në studion e “News24”
Një ish-i përndjekuri politik ka tentuar të vetëdigjet në studion e “News24”. Ka qenë i njëti person që tentoi edhe para pak ditësh të vetëdigjej, Kujtim Kaziu, i cili pasi ka diskutuar me koelgë të tij të tjerë në studio, ka nxjerrë shishen e benzinës dhe deklaroi se do të vetëdigjej “përkundrejt indiferencës së shtetit përballë çështjes së të burgosurve politikë”. Moderatorja Ola Bruko tentoi t’i marrë shishen, kurse emisioni është ndërprerë.
Me duar të pastra edhe në Kosovë? Eqrem Kryeziu: “Me iu lut Zotit me ndonjë "opus pokus" arrkaba dakrra" mund të bëhet një Qeveri e pakorruptuar"
Kosova shtet duket se e ka arritur Shqipërinë shumë shpejt në një tregues negativ si korrupsioni. Me kalimin e vendit drejt zgjedhjeve të reja që do të mbahen më 8 qershor, ka nisur edhe diskutimi i aleancave, por edhe i sfidave të qeverisjes së ardhshme. Dhe lufta ndaj korrupsionit me gjasë do të kthehet në një kalë beteje, një “kalë” që të paktën ka të mirën se i jep një mundësi të gënjeshtërt suksesit, përmes premtimeve. Situata është e tillë saqë është vështirë të besohet se kush realisht është në gjendje ta luftojë korrupsionin.
Një karakterizim fetar dhe thirrje publike për mbrëmjen e maturës. “Nata ku prindi e dërgon fëmijën në duart e shejtanit”
“Koha Ditore” në Kosovë ka vënë në pah një afishe të ngjitur ë mjedise publike në Prishtinë, përmes së cilës u bëhet thirrje të rinjve që të mos shkojnë në mbrëmjen e maturës. “KD” shkruan se kjo është një thirrje me sfodn fetar pasi në afishe shkruhet ndër të tjera: “Mos shko, në mbramjen e maturës! Nata ku morali i motrave tona humbet. Nata ku njerëzit e ligë përfitojnë. Nata ku rinia jonë prishet. Nata ku prindi e dërgon vajzën/djalin e tij në duart e shejtanit dhe puntorëve të tij...”.
Kriza në Ukrainë, një mundësi për të faktorizuar gazjellësin e Jugut. “Daily Sabah”: “Objektivi i radhës i Rusisë, mund të jetë Gjeorgjia”
“Daily Sabah” në Turqi i ka kushtuar rëndësi implikimeve që sjell kriza urkainase në furnizmin e BE-së me gaz natyror. Ideja kryesore është se presioni i Rusisë me gazin po aktualizon përherë e më shumë korridorin jugor, që sjell gazin e Azerbajxhanit, Irakut dhe Iranit drejt Europës. Hallka finale e tij është TAP që ka rëndësi edhe për Shqipërinë. Gazeta ka zituar David Koranyi, drejtor i një qendre analize, pjesë e Atlantic Council, sipas të cilit “korridori jugor është një burim shumë degësh i së ardhmes që mund të sjellë gazin drejt një Europe përherë e më shumë të varur”.
Kosovë, Hajredin Kuçi paralajmëron largimin nga politika
Numri dy i qeverisë së Kosovës, njëkohësisht numri dy i Partisë Demokratike të Hashim Thaçit, Hajredin Kuçi ka paralajmëruar largimin nga skena politike. Duke folur në “Koha Televizion”, Kuçi ka deklaruar se nuk do të jetë pjesë e qeverisë eventuale që mund të krijojë PDK-ja dhe as se do të kandidojë në listën e deputetëve të saj. Gjithsesi asgjë nuk është definitive, por mediat nuk japin sqarime mbi arsyet e kësaj daljeje nga skena.
s.z
Parlament, Berisha akuzon për vizita të fshehta në Iran dhe thyerje të embargos së naftës. Kryeministri: "Raporti flet për vitin e kaluar"
Diskutimi në seancën e sotme parlamentare ka sjellë ish-kryeministrien Sali Berisha me një akuzë shumë të rëndë për qeverinë. Duke cituar një raport të fundit të organeve në varësi OKB-së, Berisha ka deklaruar se Shqipëria po akuzohet ndërkombëtarëisht se ka thyer embargon e naftës ndaj Iranit. Blerja e naftës në Iran është kryer sipas Berishës në funskion të interesave imediate ekonomike dhe kjo sipas tij ngre dyshime, pasi qeveria deri më tani nuk ka reaguar për të përgënjeshtruar lajmin e dhënë. Ka qenë qeveri iraniane ajo që e ka hedhur poshtë faktin se Shqipëria ka blerë naftë.
Ngjela: “Enverin po e rikthen LSI-ja”
Ndërkohë që PD-ja akuzon kryeministrin dhe socialistët si faktorizues të figurës së Enver Hoxhës, Ngjela mendon se është LSI-ja e Ilir Metës ajo që po vepron në këtë drejtim. “Cilat janë këto forca politike që duan të ringjallin krimin shtetëror në Shqipëri? Mesa kemi të dhëna, kryesore është LSI-ja dhe do të thotë që është në hall kryetari i saj. Festimet e 70-vjetorit le t’i bëjnë, por pa Enver Hoxhën, sepse nuk ua lejon ligji. Këta LSI-stët, këta nuk munden dot të kthejnë mbrapsht rrjedhën e historisë në vend.
Arrestohet në Itali ish-ministri i Brendshëm, Klaudio Skajola
Në Itali është arrestuar nga forcat e Departamentit të Hetimit të Antimafies-DIA, ish-ministri i Brendshëm, Klaudio Skajola. Ai është ndaluar në një hotel në Romë në rrugën “Veneto” dhe sipas informacioneve të para është shfaqur i tronditur nga arrestimi. Si aryse për ndalimin e tij është dhënë fakti se ai ka ndihmuar ish-sipërmarrësin dhe ish-parlamentarin Amedeo Matacena që t’i shpëtonte kapjes. Kjo pohoet nga prokurori i Kalabrisë, Federico Cafiero De Raho. DIA ka arrestuar edhe sekretaren e Skajolës, Roberta Sako.