Një karakterizim fetar dhe thirrje publike për mbrëmjen e maturës. “Nata ku prindi e dërgon fëmijën në duart e shejtanit”

Postuar në 08 Maj, 2014 08:25

“Koha Ditore” në Kosovë ka vënë në pah një afishe të ngjitur ë mjedise publike në Prishtinë, përmes së cilës u bëhet thirrje të rinjve që të mos shkojnë në mbrëmjen e maturës. “KD” shkruan se kjo është një thirrje me sfodn fetar pasi në afishe shkruhet ndër të tjera: “Mos shko, në mbramjen e maturës! Nata ku morali i motrave tona humbet. Nata ku njerëzit e ligë përfitojnë. Nata ku rinia jonë prishet. Nata ku prindi e dërgon vajzën/djalin e tij në duart e shejtanit dhe puntorëve të tij...”. Dhe në fund afishja mbyllet: “Andaj ti oj nën mos lejo që fëmija që e ke rritur me mund tët humbet për një nat...”. Është me të vërtetë një afishe që përcjell një kulturë të re brenda një pjese të shqiptarëve, megjithëse në aparencë thirrja ngjan si pjesë e një vërejtjeje për të korrektuar shkarjet morale të kohës sonë.

http://koha.net/?id=7&l=9091

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.