Kriza në Ukrainë, një mundësi për të faktorizuar gazjellësin e Jugut. “Daily Sabah”: “Objektivi i radhës i Rusisë, mund të jetë Gjeorgjia”

“Daily Sabah” në Turqi i ka kushtuar rëndësi implikimeve që sjell kriza urkainase në furnizmin e BE-së me gaz natyror. Ideja kryesore është se presioni i Rusisë me gazin po aktualizon përherë e më shumë korridorin jugor, që sjell gazin e Azerbajxhanit, Irakut dhe Iranit drejt Europës. Hallka finale e tij është TAP që ka rëndësi edhe për Shqipërinë. Gazeta ka zituar David Koranyi, drejtor i një qendre analize, pjesë e Atlantic Council, sipas të cilit “korridori jugor është një burim shumë degësh i së ardhmes që mund të sjellë gazin drejt një Europe përherë e më shumë të varur”. (http://www.dailysabah.com/energy/2014/05/08/ukraine-crisis-urges-on-southern-gas-corridor). Me interes është këtu për Shqipërinë TAP, i bllokuar së fundmi nga Italia. Nga ana tjetër, e njëjta gazetë shkruan se aktualisht Turqia po përpiqet të kufizojë Rusinë në aksionet e veta në rajon, duke u nisur sidomos nga politikat energjetike. Kjo pasi sipas “Daily Sabah”, “pas Ukrainës e ka radhën Gjeorgjia që është shumë e rëndësishme në kuadër të projekteve energjetike. (http://www.dailysabah.com/energy/2014/05/08/turkey-asks-russia-to-think-twice-before-cutting-gas-to-ukraine). Duke parë këtë lloj qasjeje, mund të mendohet se Turqia ka një rol kyç edhe në politikën e Perëndimit ndaj Rusisë, pavarësisht se kriza e muajve të fundit me qeverinë e Erdoganit e tensionoi marrëdhënien mes SHBA-ve dhe Ankarasë zyrtare.
s.z
Comments
"Nga ana tjetër, e njëjta

"Nga ana tjetër, e njëjta gazetë shkruan se aktualisht Turqia po përpiqet të kufizojë Rusinë në aksionet e vfeta në rajon, përherë duke u nisur sidomos nga politikat energjetike"

për sa kohë mund të kufizojë këto aksione të rusisë??

a mos vallë ka mundësi që nesër pas rusisë dhe turqia të fillojë të njëjtat aksione?(nuk bëhet fjalë për të njëjtat,teritoriale,por fetare)

politika e ankarasë është po aq e pa parashikushme sa dhe ajo e rusisë!!

nuk mund të jetë e papritur që të dy fuqitë e rajonit për interesa pushteti të bëjnë marrveshje mes tyre!!në një të ardhme jo të largët!!shkak mund të jetë një rresikim i pushtetit të erdoganit!!

Add new comment