Parlament, Berisha akuzon për vizita të fshehta në Iran dhe thyerje të embargos së naftës. Kryeministri: "Raporti flet për vitin e kaluar"

Diskutimi në seancën e sotme parlamentare ka sjellë ish-kryeministrien Sali Berisha me një akuzë shumë të rëndë për qeverinë. Duke cituar një raport të fundit të organeve në varësi OKB-së, Berisha ka deklaruar se Shqipëria po akuzohet ndërkombëtarëisht se ka thyer embargon e naftës ndaj Iranit. Blerja e naftës në Iran është kryer sipas Berishës në funskion të interesave imediate ekonomike dhe kjo sipas tij ngre dyshime, pasi qeveria deri më tani nuk ka reaguar për të përgënjeshtruar lajmin e dhënë. Ka qenë qeveri iraniane ajo që e ka hedhur poshtë faktin se Shqipëria ka blerë naftë. Por Berisha ka zbuluar se “në vitet e kaluara eksponentë të opozitës kanë vizituar Iranin”. “Kreu i Parlamentit Ilir Meta e di mirë këtë”, ka shtuar Berisha, që ka vazhduar më tej me një interpretim për pasojat e kësaj lëvizjeje. Berisha ka kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor. “Ç’është kjo dashuri persiane në një kohë të papërshtatshme?”, ka pyetur ai.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë duke pranuar se këto që ka deklaruar Berisha janë të vërteta, por ato në fakt i përkasin vitit të kaluar. “Të gjitha publikimet e sotme i përkasin vitit të shkuar. Në 5 raste vendi eksportues është Irani dhe dogana hyrëse është Kapshtica dhe Qafë Thana dhe artikulli i importuar është vaji bazë në sasi 108 mijë e 110 kg”, deklaroi Rama.
s.z
Add new comment