Arkiv-Lajme
Berisha: Arvizu ka bërë një gabim serioz, i lejoi vetes të hyjë në një debat ndërpartiak
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka gjetur rastin për të kritikuar ambasadorin amerikan në Tiranë nga i cili ka marrë shpesh herë vërejtje. Në një intervistë për “OraNews”, u shpreh se Arvizu gaboi duke u përfshirë në një debat ndërpartiak. Kjo sipas Berishës është e rrezikshme.
Kreshnik Spahiu: Shqipëria të mos lejojë martesat brenda gjinisë, “Rilindja” është Gay
Aleanca i Zi shprehet kundër martesave gay dhe paradave të LGBT. Ky qëndrim është shprehur në një konference për mediet nga Kreshnik Spahiu, kreu i AK. Në fjalën e tij Spahiu ka thënë se kjo shtresë, ky komunitet është niveli më i ulët në shoqëri duke e cilësuar si një “virus” të frikshëm. Kreu i AK ka përfshirë në përmbajtjen e LGBT-së edhe ngjyrat e PS, rozën dhe ngjyrën e purpurt.
Tahiri: Avioni u nis nga Rinasi, dyshohet për trafik droge, piloti pretendon se u ul për shkak të defektit
Ministri I Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri në deklaratën e posaçme për shtyp lidhur meavionin e kapur në Divjakë u shpreh se, ka dyshimet për trafik droge. Tahiri bëri të ditur se, avioni është nisur nga Rianasi me leje të lëshuar nga Aviacioni Civil. Ndërsa në një automjet pranë avionit të rrëzuar u gjetën 460 gr kanabis.
Deklarata
Sot në ora 14:40 një avion i vogël ka bërë ulje në plazhin e Divjakës, ku edhe është dëmtuar duke thyer njërën nga rrotat dhe elikën. Policia e Shtetit ka ndaluar pilotin, i cili është shtetasi italian, Giorgio Riformato.
Rrëzohet avioni në Divjakë, dyshohet për trafik droge
Një operacion anti-drogë është zhvilluar nga policia në zonën e Divjakës, ku uniformat blu kanë ndaluar një avion të dyshuar për transport lëndësh narkotike. "Top Channel" raporton se lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave gjatë operacionit janë angazhuar agjentë të shumtë.
Maqedonia formon paralamentin, legjislatura e tetë pas shkëputjes nga Jugosllavia
Maqedonia pret sot te formojë parlamentin e ri. Trajko Veljansoski, kryetari i mërparshëm i parlamentit maqedonas ka nënshkruar vendimin për thirrjen e seancës së parë, të legjislaturës së tetë, që nga koha kur ky shtet u shpall i pavarur nga ish-Republika e Jugosllavisë.
Dhunohet 26 vjeçari, policia liron autorët. Familjarët: Drejtësia të mos e tolerojë krimin
Familjarët e Bledar Meçe kërkojnë hakmarrje. I riu Meçe u dhunua dhe u grabit ditën e sotme nga dy persona. Familjarët e tij, përkatësisht prindërit e tij, Zoje dhe Muhamet Meçe janë prononcuar për “News24” TV dhe kanë kërkuar që drejtësia të mos e tolerojë këtë krim të kryer, në të kundërt do të jenë vetë ata që do të vendosin drejtësinë për djalin e tyre, duke falënderuar policinë për reagimin e menjëherëshëm dhe arrestimin e autorëve.
Shqiptarët e Kosovës “pushtojnë” që tani Durrësin
Falë dhe shkurtimit të ndjeshëm të kohës për të përshkuar distancën nga Kosova drejt Durrësit, shumë qytetarë nga zona të ndryshme të Kosovës preferojnë ta kalojnë fundjavën në plazhet mes Durrësit dhe Kavajës, por edhe në jug të vendit. Ndonëse jo të shumtë në numër, ata kanë zgjedhur plazhin e Durrësit për të kaluar dy ditët e pushimit këtë fundjavë.
Spartak Poçi rrëfen operacionin e pengmarrjes së autobusit në ‘99
Pengmarrja e autobusit nga emigranti shqiptar në Greqi ishte një ngjarje larg të zakonshmes për ministrin e Rendit të kohës. Spartak Poçi kishte vetëm 1 javë në detyrë, kur u njoftua nga ambasada Greke se një autobus i marrë peng ndodhej 40 minuta larg kufirit shqiptar. “Unë, së bashku me familjarët e Pislit u përfshimë në negociata, por çdo gjë rezultoi e kotë”,- kujton Spartak Poçi, ndërsa mendon se rihapja e kësaj çështjeje nga PD ka si qëllim të vetëm goditjen e Artan Didit.
Paralelizmi i Majkos dhe evidentimi i dallimeve PS-LSI nga “Panorama”
Beteja mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila është mbështetëse më e flaktë e luftës dhe veteranëve u pa edhe dje në një takim të zhvilluar nga Shoqata e Veteranëve të Shqipërisë të mbledhur në Muzeun Historik Kombëtar.
Gjatë fjalës së tij në këtë takim, deputeti socialist, Pandeli Majko tha se, socialistët e PS nuk do të bashkëpunonin kurrë në qeverisje me parti që për veteranët e Luftës Nacionalçlirimtare konsiderohen si kolaboracionistë.
Debati në “Ditën e Drejtësisë”, Naço flet për 'probleme serioze', Cefa për 'pseudoreforma'
Në konferencën e organizuar me rastin e “Ditës së Drejtësisë”, ministri i Drejtësisë, Nasip Naço ka deklaruar se për Shqipërinë është thelbësore një reformë në të gjithë aparatin e drejtësisë.
Por, zv.kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Cefa, është shprehur kundër kësaj, duke thënë se duhet konsolidimi i sistemit dhe jo pseudoreforma, çka ka sjell një thellim të konfliktit që ka pushtuar prej muajsh marrëdhëniet mes pushtetit ekzekutiv dhe atij gjyqësor lidhur me reformën në drejtësi.