Arkiv-Lajme
Tragjedi në minierën turke, Erdogan shtyn vizitën e Tiranës, parashikuar për nesër
Pas një shpërthimi dhe një zjarri në një minierë qymyri në Turqinë perëndimore, disa minatorë janë raportuar të vdekur, ndërkohë më shumë se 300 punëtorë të tjerë besohet të jenë të bllokuar nën tokë në minierën në Soma, në krahinën Manisa. Ata janë bllokuar rreth 4 km larg daljes së minierës. Operacionet e kërkim shpëtimit tashmë kanë filluar për nxjerrjen e minatorëve ndërkohë raportohet se në momentin e shpërthimit nëntokë ndodheshin 580 punëtorë. Presidenti turk Abdullah Gul ka urdhëruar guvernatorin rajonal të shfrytëzojë të gjitha burimet për të shpëtuar minatorët.
Shkrimi i sotëm i Rexhep Meidanit është plagjiaturë, thotë E.Fundo
Ish këshilltari i ministrit të Financave të qeverisë Berisha, Ridvan Bode, Elvi Fundo, i përfshirë më herët edhe në debat brendapartiak të PD-së me Fahri Balliun kur i ndjeri Olldashi kandidonte për kryetar të partisë, ka zbuluar se shkrimi i sotëm i ish presidentit Meidani tek “Panorama”, qenkësh plagjiaturë. Analiza me titull “Euro e dobët për Europë të fortë”, tha Fundo tek cityfm.al, është një shkrim i botuar më parë nga Martin Feldstein, Profesor i Ekonomisë në Universitetin e Harvardit dhe President Emeritus i Zyrës Kombëtare të Kërkimeve Ekonomike.
Edi Rama: Lojrat e skenarët e Berishës me avionë, kundër interesit kombëtar
Një film të servirur, një shfaqje politike që po luhet prej tre ditësh, e quajti kryeministri Edi Rama në daljen e tij para mediave pasdite, historinë e avionit të bllokuar në Divjakë.
Ahmet Davutoglu: Dëmshpërblim Qipros greke? Nuk e njohim, nuk paguajmë
Turqia thotë se nuk do ta paguajë shumën prej 90 milion eurosh, për të kompensuar Qipron, në lidhje me shkeljen e të drejtave të njeriut gjatë pushtimit nga ana e Turqisë në vitin 1974. Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut e ka urdhëruar Turqinë gjatë të hënës që të paguajë 90 milionë euro, për shkak se ka shkelur të drejtat e njeriut, gjatë pushtimit të Qipros veriore. Ministri i jashtëm turk Ahmet Davutoglu, ka thënë sot se Turqia nuk paguan kompensim për një vend që nuk e njeh zyrtarisht.
Dy të falimentuarit janë korrierë; pas trafikut me avionë fshihet një grup i fuqishëm, thotë prokuroria. S.Bajramit i ofrohet mbrojtje ligjore
Prapa pilotit italian Giorgo Riformato dhe shtetasit shqiptar Saimir Bajrami, fshihet një grup i madh anëtarët e të cilit janë me resurse ekonomike të forta. Në një analizë hetimore që është kryer ditën e djeshme nga grupi hetimor i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, njofton shqiptarja.com, nga shqyrtimi i të gjitha provave materiale dhe deklarimeve të dy të arrestuarve të vetëm, është dalë në konkluzionin se dy personat e sipërcituar kanë qënë thjesht korrierë ose shërbëtorë. Të tjerë persona drejtojnë linjën e trafikut të drogës me anën e avionëve nga Shqipëria në drejtim të Italisë.
Berisha para mediave: Edhe me nëndetëse është i mundur trafiku i drogës. Fakte s’kam, por ma thotë logjika
Nga monologu i gjatë i ish-kryeministrit Sali Berisha përballë gazetarëve për të folur mbi rrëzimin e avionit në Divjakë, mediat kanë shkëputur fragmente dhe momente të ndryshme. Në fakt kishte shumë të tilla, si akuza ndaj Artan Santos se donte të bllokonte njoftimin e News 24-ës për një dëshmitar që kishte parë shumë makina pranë avionit; akuza ndaj shefave të ushtrisë së garantojnë hapësirat për trafik, një “këshillë” për presidentin Nishani që të jetë më aktiv në kërkimin e llogarisë për këtë çështje etj.
Dritan Dajti kërcënon sërish gjyqtarët, kësaj here duke futur në punë “mushkonjat” dhe Divjakën
Me një proces gjyqësor prej kohësh në ngërç pasi asnjë avokat nuk do ta mbrojë, i pandehuri Dritan Dajti është shfaqur sot “i përditësuar” me ngjarjet e fundit, duke kërcënuar sërish gjyqtarin, kësaj here duke përdorur fraza “politike”. “Do të të gjejë belaja me mua. Mushkonjat nuk janë asgjë”, kërcënoi i pandehuri për vrasjen e 4 policëve, në seancën e sotme gjyqtarin Idriz Mulkurti. Ky i fundit është i njëjti që po sot paradite dha masën e sigurisë “arrest me burg” për pilotin italian dhe trafikantin shqiptar që u arrestuan në Divjakë.
Ka edhe mbrojtje të tillë. Avokati mbrojtës: S.Bajrami vuan nga megalomania
Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë vendosi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 39-vjeçarin nga Kruja, Sajmir Bajrami, i akuzuar për trafik të lëndëve narkotike përmes Divjakës. Seeanca është zhvilluar me dyer të mbyllura, ku avokati i Bajramit kërkoi që të bëhej vlerësimi mendor i klientit të tij duke marrë shkas nga deklaratat e bëra nga ai pas arrestimit. Ai ka thënë se klienti i tij vuan nga megalomania dhe ka dëshirë të jetë i famshëm, ndërsa ka theksuar se ka dyshime që dëshmia dhe rrëfimi i Bajramit është marrë nën presion.
a.k
Tedi Papavrami prezanton Bahun për koncertet e Tiranës
Në historinë e artit ndodh më shpesh nga ç’mendohet që majat të arrihen pak kohë pas hapjes së një fushe të re shprehjeje. Para Bahut, repertori për violinë solo nuk është shumë i gjerë e as i elaboruar, por ky fakt nuk e pengoi aspak kompozitorin e madh që në vitin 1720 të kompozojë majën absolute të muzikës për violinë solo: 6 sonatat dhe partitat. Do të na duhet të presim vitin 1945 dhe sonatën për violinë solo të Bela Bartokut që të gjendemi në prani të një maje tjetër, të krahasueshme me ato që mjeshtri gjerman ka eksploruar mbi 200 vite më parë.
Pacolli ndërron aleancat, “parimisht dakord” për bashkëqeverisje me Mustafën
Behgjet Pacolli, zv.kryeministër dhe kryetar i AKR-së në bashkëqeverisje me PDK-në e Thaçit, në zgjedhjet e ardhshme po mendon të largohet nga aleati aktual dhe të bashkëpunojë me LDK-në. “Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re njoftojnë opinionin publik se kanë zhvilluar takime intensive sa i përket bashkëpunimit për zgjedhjet e 8 qershorit.